Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

22 Dhjetor 2024, 13:42Politika Nga Simon Hadaj

Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

Sali Berisha ka intensifikuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Këto sulme përfshijnë publikimin e fotografive të bashkëshortes së Dumanit, një akt i rëndë, veçanërisht duke pasur parasysh se familja e tij është nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve të mundshme nga krimi i organizuar.

Këto sulme vijnë në një kohë kur Altin Dumani është vlerësuar ndërkombëtarisht për luftën kundër korrupsionit, duke u shpallur një nga 10 kampionët e antikorrupsionit për vitin 2024 nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ky vlerësim duket se ka intensifikuar sulmet e Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA për përfshirje në veprime korruptive dhe abuzim me pushtetin.

Në përgjithësi, veprimet e fundit të Sali Berishës ndaj Altin Dumanit janë parë si përpjekje për të diskredituar dhe intimiduar kreun e SPAK, në një kohë kur ky institucion po intensifikon hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të dyshuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Për çudinë e çdo qytetari, Berisha nuk sulmon prokurorët që kanë në dorë çështjen e tij, por Dumanin, i cili në fakt, në bazë të ligjit, ka zero ndikim në dosjën Berisha.

Prokurorët që kanë marrë në dorë çështjen ndaj Sali Berishës janë Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Ata hetuan akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, gjatë periudhës së tij si kryeministër.

Prandaj, është e çuditshme pse Berisha sulmon Dumanin dhe jo prokurorët e çështjes. Ketu duket se ka diçka që e di Berisha dhe Dumani, dhe jo qytetarët.

Lidhjet e Berishës dhe familjes së tij me krimin e organizuar

Në korrik 2022, Mbretëria e Bashkuar shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha “non grata”, duke u bazuar në akuza për korrupsion dhe lidhje me grupe të krimit të organizuar. Sipas raportimeve, Berisha u konsiderua një “kërcënim akut” për Britaninë e Madhe, për shkak të ndikimit të tij në politikën shqiptare dhe lidhjeve të dyshuara me elementë kriminalë.

Në vitin 2021, Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën për lidhje me Suel Çelën, të dyshuarin si kreu i një grupi kriminal në Elbasan. Bardhi pretendoi se Suel Çela ishte angazhuar në mbështetje të Berishës për të mbledhur firma për Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Në vitin 2022, Gazment Bardhi ka deklaruar se personat që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha janë trafikantë droge. Përpara gazetarëve, i pyetur për emra të personave që, sipas tij, janë me precedentë penalë e shoqërojnë ish-kryeministrin, Bardhi përmendi atë të Myftar Lumneshit.

Vazhdojmë të shohim akuza për lidhje të dyshimta të familjes Berisha me persona të dyshuar si të lidhur me krimin dhe që përdorin biznesmenë të ndryshëm si kuakë për të fshehur pasurinë.

Gërdeci, ankthi i Berishës

SPAK ka intensifikuar hetimet lidhur me tragjedinë e Gërdecit, duke u fokusuar në akuza për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Pas marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, hetimet janë zgjeruar për të përfshirë procedurat e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes drejt kompanive të huaja, si “Evdin Ltd.” me seli në Qipro dhe “AEY” me seli në Florida.

Këto hetime synojnë të zbulojnë nëse ka pasur veprime korruptive ose pastrim parash gjatë këtyre transaksioneve.

Cili ka qenë roli i Sali Berishës me 21 janar?

SPAK ka nisur hetimet për 21 janarin dhe ka marrë disa zyrtarë në pyetje. Një kasetë, e cila pretendohet të tregojë urdhruesin e hapjes së zjarrit, konsiderohet një provë e rëndësishme. Ndaj Sali Berishës ka pasur akuza të forta për veprimet e tij me 21 janar.

Çfarë fshihet pas lidhjes me Damir Fazlliç?

Sipas Berishës, në vendimin për shpalljen “non grata” të Britanisë së Madhe, përmendet edhe biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Damir Fazlliç, një biznesmen serbo-boshnjak dhe mik i afërt i familjes Berisha, ka qenë i përfshirë në disa transaksione të dyshimta pronësore në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Porto Romanos. Sipas burimeve, Fazlliç ka blerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Porto Romano, ku planifikonte të ndërtonte një terminal për nënproduktet e naftës. Këto transaksione janë shoqëruar me dyshime për përfshirjen e familjes Berisha, veçanërisht të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, si ndërmjetëse në këto marrëveshje.

Çfarë e lidh Sali Berishën me Rezart Taçin?

Sali Berisha dhe Rezart Taçi kanë pasur një lidhje të ngushtë biznesore dhe politike gjatë periudhës kur Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2008, qeveria e Berishës privatizoi kompanitë shtetërore të naftës, ARMO dhe Albpetrol, dhe i transferoi ato në duar të privatëve. Rezart Taçi, u bë pronar i këtyre kompanive, duke përfituar nga privatizimi i tyre.

Pas privatizimit, u raportua se Taçi kishte përfituar nga marrëveshje të dyshimta dhe se kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme për shtetin shqiptar. Në vitin 2018, u raportua se SHBA kërkonte sekuestrimin e parave të Taçit në Zvicër, për shkak të dyshimeve për pastrim parash dhe mashtrim.

Në vitin 2024, u publikua një dosje prej 500 faqesh nga SPAK që përfshinte hetime për korrupsion lidhur me privatizimin e ARMO-s dhe përfshirjen e familjes Berisha në këtë proces. Raportimet sugjerojnë se Liri Berisha mund të ketë përfituar deri në 6 milionë euro nga fondet e ARMO-s përmes marrëveshjeve të dyshimta me Rezart Taçin.

Këto zhvillime sugjerojnë se lidhja mes Rezart Taçit dhe Liri Berishës ka qenë e thellë dhe ka përfshirë transaksione të dyshimta që kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm për shtetin shqiptar.

Këto janë disa nga çështjet që, mesa duket, shqetësojnë Sali Berishën, aq sa ai ka harruar prokurorët e dosjes “Partizani” dhe po sulmon vetëm Altin Dumanin.

30 Komente

  1. R
    Real

    Keto jane pordhe qe jane artikuluar tash 30 e kusur vitesh, por ripjellja nuk ka interes ta denoje Berishen, sepse ato jane bashke ne vjedhje, kurse Dumani eshte i perdorur deri ne neveri ne ket lufte bandash per pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hypsi

      Ore shpellar po keto bem me Lumneshin me 21 Janarin me Gita faqedjegmen qe e skerdhente Fazllici dhe qindra krime te Loku nga Vicidoli me një djalë femer e me një vajzë burrue i di çdo shqiptare vetem rraca juaje nuk i di! Ptu rrac mut po Berisha ka vdekur dhe ështe nje fosil dhe Edi Rama ka neveri t'i hedhi qurret e jo te merret me atë plak që i vjen era mut sepse duhet te ndrroi bebelinot çdo orë

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        Sapo paske dale "Real (isht) ka bytha e Salihit dhe po qelb dynjane

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhemal

          Saliun nuk e pastrojne dot lumenjt,liqenet,e detet e shqiperise,pastrimi i tij nuk varet as nga drejtesia,domani,amerikani e te gjithe bashke..Ai(Sali germadha eshte i zhytur ne m...t deri ne fyt, eshte gjaku i shqipetareve te pafajshem qe u vrane ne 97,2008,2021 ,zhvatja e pasurise djerses se njerezeve te thjeshte,nxitja e urrejtjes,percarjes,mbjellja e frikes,e shpifjes,genjeshtres ,krijimi i nje grupimi nazifashist tipik shqipetar,krijimi i anarkise,,prishja e shtetit e mijera marrezi te tjera qe e bejne saliun e ideollogjine e tij te dhunes qe te perbuzet nga shumica e shqipetareve..cdo perpjekje per ta ringjallur erresiren do deshtoje per merite te dhqipetareve

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Real ti e di mire se; keto qe shkruan i ke me qellim te caktuar. Berisha do 3 kaloje jeten ne deren e prokurorise ndersa femijet doe kalojne nje pjes ne burge dhe nje pjese ne prokurori per te justifikuar pasurite e vendosura duke vjedhur. Ndersa noperit e mbesat do largohen jashte te ndihmuar nga sherbimi grek dhe serb di fillojne pune per te sigururar jetesen dhe do kontraktojne firma ligjore per te pastruar figuren e tyrw duke u pwraqitur veten si viktima. Ndersa ata si ty ne Shqiperi te cilet punojn3 kunder interesave te vendin do gjurmohen dhe arrestohen. Mbaj shenim keto qe thashe

            Përgjigjjuni
            1. l
              landi

              O na hengesh mutin o Real ...po keto jane bema te Sali Fazlliçit qe i di e gjithe qiperia mor shpellari i saliut

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bureto

              Shumë mirë që po hetohet për të gjitha ato. Nuk janë të reja dhe publiku mezi ç'pret vënien e tij para përgjegjësisë. Por për të gjitha ato e të tjera, siç janë vrasjet e Remzi Hoxhës dhe Kosta Trebickës, kërkojnë kohën e duhur ndërkohë që për të gjykuar Saliun për të gjitha ato dhe del fajtor do duheshin 101 vite burg e më shumë. Po sa kohë drejtësia nuk është vënë në vend dhe, qoftë dhe për njërën prej tyre nuk ka ende një verdikt përfundimtar, këtu morali publik është i cënuar dhe në pritshmëritë e tij ai shumë i zhgënjyer. Ndaj, për ta dënuar Saliun, hëpërhë, do duhej kopsitja vetëm e një dosje, e tillë që të mos ketë trupë gjyqësore ta rrëzojë atë. Dosja "Partizani" mund të jetë rasti. Mbas dënimit, të tjerat le të vazhdojnë, siç nga historia dihet ka dënime dhe pas vdekjes. Plagët që ai i ka hapur, sa shoqërisë, por më shumë familjeve dhe individëve të ndryshëm, kërkojnë drejtësi dhe mbyllje të plagëve të shkaktuara në këto 34 vjet. "Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!". Gjithsesi, ka vend edhe për tjetrën si "Më mirë vonë se kurrë!". Ndaj le t'i qëndrojmë shpresës, "never say never"-kurrë mos thuaj kurrë! Sa i takon "monstrës" non-grata, urojmë të mos e përjetojmë zhgënjimin.

              Përgjigjjuni
              1. A
                AI

                Mero zagari, ku jane komentet?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nua rroki

                  Ne picke te motres tate

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Al (Kapone)

                    Al"! jo Kapone. Pse merzitesh, ti at bab te fulliqur ke, nuk e shan gazeta TemA, ai i share osh qysh kur o pjell nga gopi i somes. Përgjigjjuni

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Al (Kapone)

                      Al"! jo Kapone. Pse merzitesh, ti at bab te fulliqur ke, nuk e shan gazeta TemA, ai i share osh qysh kur o pjell nga gopi i somes. Përgjigjjuni

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Ylli

                        AI Po pse Mero merret me komentet,ka punesuar ca femji ti paguaj pak se eshte si nga gjirokastra.

                        Përgjigjjuni
                      2. .
                        ...

                        Nuk ka nevojë që Dumani të dijë ndonjë gjë të veçantë për Berishën; mjafton ato që përmendni ju, që Berisha të dënohet me 101 , si i thonë, por është në artin e luftës psikologjike, të zotëruar mjaft mirë prej tij, sulmi ndaj drejtuesit, për të ndotur gjithë vartësit. Godit Enverin për të denigruar Partinë e Punës dhe sistrmin e aspiruar prej saj. Godit Ramën, denigron parti e qeverisje, Godit Saliun e me radhë. Me kast nuk ndahet indtitucioni nga individi. E po ra individi, me shpresë shumë të madhe të tij, do të bjerë dhe institucioni(!). Por është tjetër gjë ajo që e shqetëson Berishën: afrimi i dënimit, dhe kjo për të është marre, për karakterin që ka. Nuk mund të dënohet Berisha as edhe një ditë, se për të dhe familjen do të qe njëjtë me dënimin më të rëndë faqe burrash; vetëm atëhere, kur të mos ketë mundësi t'a shuajë vendin për familjen, vetëm atëhere do t'a quajë vehte të humbur ngaherë. Sedra e tij e sëmurë e ushqyer në vite do të vritej e ai do të shkonte përgjithmonë.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtësia

                          Vdekt hajduti me të gjithë ,çfar i përmban pragu i derës.I paftë të gjithë një nga një në burg, ju sekuestroftë dhe qindarka e fundit.Ashtu do të ndjente më shumë dhimje .Zoti e bëftë të mundur dënimin e këtij monstre. Haka e popullit do ta zerë ,po në mënyrën më të dhimshme të munshme.

                          Përgjigjjuni
                          1. ?
                            ?

                            Mero sikur ta zbuten njehere kurrizin ata bodigardet e Tacit ke Hotel Tirana, si duket po te kruhet prape. Po ty cte lidhte me Beson e Tajvanit dhe perse u prishe me babain tend shpirteror Sali per te cilin vajte ne Gjykaten e Tiranes per te gjetur ceshtjen e Rames ku akuzonte te jatin per atesine e djalit dhe ja pub;likove ? Perse nuk flet per lidhjet e krimit te organizuar me politikanet duke filluar nga Rama, Likja e me rradhe apo ti leh per ate qe te ushqen?

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .

                              dhe ne si popull idjot qe jemi i shkojme perseri nga mbrapa per ti dhene perseri pushtet,na vodhi dhe na vrau ne kohen 1992 -1997,kur ne shpresuam per nje shqiperi europjane dhe ky klysh serbi na e ktheu endren ne nje makth vellavrasje,mbasi ra nga pushteti,ne perseri si popull idjot qe jemi e votuam perseri ne 2005 me SLLOGANIN E PD,ME DUAR TE PASTRA,i dhame perseri pushtet se kujtuam se ky do na shpetonte nga korrupsjoni i NANOS qe ky vet e istaloj ne pushtetin e pare,mbasi e mori pushtetin per te dyten here nuk u vonuan shume krimet,gjeja e pare u hoq direkt nga detyra kryeprokurori sollaku mos gaboj,prishi rreth rrutullimin qe po ndertonte edi rama qe deri ne ate moment i kishte kaluar 1 milion dollar,pavaresisht qe ne gjykat edi rama fitoj,ai maloku perseri e prishi me bandat maloke qe i vinin verdall si miza mutit,vetem qe vetem ta shkatarronte edi ramen politikisht,pastaj gerdecin me 26 te vrare,21 janarin,pronat partizani,etj krime,dhe sote kerkon perseri pushtet se eshte mesuar nga ne si popull qe jemi idjotja dhe e votojme perseri,jo nje here apo dy here po edhe 100 here po qe nevoja,duhet te jemi i vetmi popull ne bote,qe mbasi marrim armet per te rrezuar nje president qe na vodhi dhe na vrau ta votojme perseri mbas 8 vjetesh dhe ti japin pushtet perseri,eshte njelloj si sirjanet mbasi rrezuan asadi mbas 8 vjetesh ti japin perseri pushtet maksimal assadit,dhe cfar pret te bej assadi kur te zgjidhet perseri president,do ta bej me keq se heren e pare,prandaj nuk duhet votuar me ajo parti kriminale PD,ose te rithemelohet,ose te shkermoqet.

                              Përgjigjjuni
                              1. W
                                Washington

                                Historine e pleher kriminel Serb Denise's ja di gjithe Bota nuk ja di SPAKU .Rrini urt e shikoni jeten o shqiptare .

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cili

                                  Djali i Sheqeres , kryetar i opozites . Gezuar Festat

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xxx

                                    Te gjithe shqiptarët i dine keto, po spaku sa do vonoje te vertetoje qofte edhe njeren prej tyre???

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qato Treska

                                      Shume mire ke bere, z. Simon, qe i ke renditur te gjitha keto paudhesi, mekate e akte kriminale te xha Saliut e familjes se tij te korruptuar, megjithese populli i di te gjitha, ndoshta dhe me shume. Se vend i vogel jemi dhe gjerat merren vesh shpejt. Puna eshte qe SPAK dhe drejtesia te veprojne sa me shpejt, dhe ai e familja e tij, nese gjenden fajtore, te marrin ndeshkimin e merituar, perpara se te nderhyne i madhi Zot.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Juliano

                                        Berishën në tokë e keni, përditë në konferenca. Edhe sikur në hënë apo në mars apo planet tjeter të ishte, do ishte bërë e mundur me gjith këto akuza, të futej ne 41BS, ku kontaktet e tij, të ishin zero, dhe jo hyr e dil ke berisha sikur ky, të ishte bërë synet. Bota ka gjetur kriminelë të luftës dytë botrore, dhe ka mbaruar punë. Ajo gjyqëtare që i dha lirinë berishës, duhet të gjykohet nga njl grup tjeter gjyqtaresh, ku vlndin e berishës ta ngrohi kjo kolerë, ql kurrë mbare ska për tja bërë mbarë zoti, sepse ka mallkimet e shum nënave shami zeza.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Durrsaku

                                          C'fare di Dumani qe e tmerron Saliun e nuk ja thote se e ka hater? Mos more Mono se e bete jo vetem lapangjoz ate Altinin por edhe ca budalla...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kris

                                            Dosja partizani ka dale ne mal ,Berisha u cimentua ne parlament.Te na rroje Skenderbeu.U zbukurofte Mamica

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vojsava

                                              Jot ome o ma e bukur se Mamica.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. m
                                              mirel

                                              Salikerma do ngordhi dalengadale cdo dite e nga pak qe te vuaj sa me gjate deri diten e fundit…

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Salikoqepetulla

                                                Po ate e di gjithe Shqiperia cfare Aleje eshte Sali Muti?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Terroristi akoma gjalle !

                                                  Po cfare ka ketu di z. Dumani dicka qe se dine qytetaret apo jo ! Kryekrimineli penecilina sali njifet nga i madhe dhe i vogel se kreykriminel dhe shume mire qe te gjithe jane te mendimit qe Ai te cilesohet nje Terrorist ... krimet qe i ka bere Ai shqiperise dhe te gjithe njerezve nga Veiu ne Jug jane me qindra... une habitem se si ka mundesi qe ate akoma ska dalur ndonje ! qe tja kengen apo tamam kengen qe duhet kenduar ! se sa per ata qe i shkojne nga mbrapa dihet perse i shkojne...nje pjese jane edhe ata si ky kryekriminel dhe nje pjese marin ndonje Euro qyl..vetem duke ja bere qefin qe i shkojne bvetem si figurante nga mbrapa.. Epo nje njeir i vetem me disa zagare dhe te beje pordhe Drejtesise se re SPAK dhe nje Populli te tere ! dhe Ai akoma gjalle nje zote e din !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Populli pret ndeshkim

                                                    Nuk ka njeri ne kete vend qe te pakten te kete degjuar per krimet e nje maskaraj qe quhet SALI karaxhic BERISHA , po vetem Dumani nuk i paska ditur po e ka degjuar se fundmi . Dumanin e paguan ky popull shtrenjt po ai asnje pune vec llafe e pordhe e asnje pune po tani po na tregon dekoratat e SHBA , po ne si popull presim pune nga Dumani , duam qe jo vetem Saliu po te te gjithe kriminelat qe i kane hyre nen hak ketij populli te kethejne haracin , nuk duam pordhe nga Dumani e tere Dumanet e tjere . U be nje veting e tere ata qe dolen jasht per korrupsion e vjedhje asnje i ndaluar asnjerit nuk i eshte marre pasuria e vjedhur , pasuria e ketyre gjyqtarve e prokurorve duhet qe SPAKU te ua sekuestroje , po kur ne nuk duhen dekoratat e Dumanit po vepra . Nje maskara qe 34 vite qe persekuton nje popull qe e vrau e vodhi e tani edhe e tall e DUMANI NA TREGON DEKORATAT E SHBA . Krimet e qenit Sali nuk numurohen po kur do veproje SPAKU , dy here e ka cuar shtetin ne buze te gremines ne 97 dhe ne shtator 98 ne rrizik te ekzistences , ne 96 ju vuri drune tere opozites e tere ato vrasje qe ka kryer e ju na thoni qe Dumani di dicka per Saliun , po kur do veproje Dumani per kete kriminel apo pret qe edhe . . . . .. se edhe foton e gruas ja nxorri ne publik kur do ti preket nervi Dumanit .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Real

                                                      Ndigjo ti Miri dhe vari vethe ne vesh. Kur une kam dale kunder Sali Berishes qysh pas fitores plebishitare , te Marsit 92,ti dhe shpura e ketyre zagareve qe komentojne sot si bythelepires te pushtetit kriminal te ripjelljes, ishit ne metingje ne mbrojtje te diktatorit, si Enveriste te thekur. E kam aq expreience dhe inteligjence te paket, per te kuptuar se ripjellja me ceshtjen e Berishes po luan teater, sepse ato jane te njejte, dhe kur vjen ceshtja e vjedhjeve ato behen bashke. I ndan nga njeri tjetri vetem lufta per pushtet si banda te krimit te organizuar. Nuk e di se cfare moshe ke,por ne qe jemi te kohes nga fillimi i kesaj maskarade qe quhet demokraci, jemi deshmitare qe gjithe keto lideret qe dolen dhe drejtojne partite politike jane te gjithe te tredhur nga Ramiz Alija. Ai i paisi te gjithe me perdysy te bardha qe te mbroheshin ne publik te mbroheshin na sigurimi i diktatures ,se mos o zot na i gjente gje! Dhe ne kete grup qe ishin veshur me perdysy te bardha, ishin te gjithe qe nga Berisha dhe te tijte qe drejtonin PD-ne,ashtu edhe ato qe drejtonin partite e vogla, si dhe ky qe drejton ripjelljen sot, sepse ne ate kohe shoket e vet te nomenklatures ne P D i kishin vene drune. Dhe dije se te gjithe jane pjelle e PPSH . Dhe Berisha nuk do denohet se ato e ruajne njeri tjetrin. Kjo qe po ndodh eshte vetem teater me maska more truthare qe nuk sheh me larg se hunda qe nuk te len te hash bare. Me 99 perqind ky koment nuk do botohet,sepse Gelbaze eshte ne misionin e bythelepirjes se pushtetit kriminal te ripjelljes. Jam i keqardhur vetem se nuk do keni mundesi ta lexoni, sepse per vehte jam i sqaruar qysh ne 92-shin

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Genci

                                                        Ky hajdut gjakatar qe vodhi dhe vrau shqipetare duhet te izolohet ne shpelle dhe jo ne burg sepse ben pis burgun modern te ndertuar ne kohen e S.palles per kundershtaret e tije shqipetare. Qeni i plagosur leh me mire nga shpella e tije se sa nga haleja e burgut te cilen e ka merituar qe ne kohen e Sudes.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje