Kryeministri Edi Rama ndodhet në Himarë, ku po shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat me probleme.
Ai theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar ky proces.
Shefi i qeverisë vlerësoi kryebashkiakun e Himarës Vangjel Tavon, i cili sipas tij ka meritat kryesore për realizimin e këtij premtimi. Ai theksoi se pas kësaj, fokusi i radhës i punës do jetë për AMTP-të.
“Ky proces nuk ka qenë aspak I lehtë. Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhurnimeve dhe i shumë mbivendosjeve.
Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë e shumë vitesh dhe kemi arritur që të gjithë bazën e punës së bërë në kohë e mëparshme, ta shfrytëzojmë për ti dhënë ritëm procesit. Merita e metriteve në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni, se po qe për punë, një Vangjel ka kjo zonë”, tha kryeministri.
Ai premtoi investime të tjera në Himarë në infrastrukturë, që sipas Ramës do të krijojnë mundësi të reja për ekonominë e banorëve.
“Do shikoni projekte të reja që do nisim, në mënyrë që ti japim vlerë çdo metri katror, çdo shtëpie, apartamenti duke përmirësuar apartamentin dhe duke rritur cilësinë e jetës përmes investimeve përmes parkimeve publike.
Kemi një plan të ndërhyjmë në qendër të Himarës dhe ku fare mirë ku mund të bëhet një qendër shumë e bukur, për ta çliruar edhe më shumë energjinë, që mund të çlirojë qyteti dhe që brenda qyteti të jetë i vizitueshëm, të ketë më shumë njerëz dhe të këtë më shumë ekonomi”, theksoi Rama.
Vazhdojne cfaqjet pa mbarim te gaztorit te kombit, ne te njejten fshat.
Shperndan tituj pronesie Kryeministri ?! Nje gaztor dhe halabak. Kam dy vjet qe kam aplikuar per regjistrimin e pronave te ligjshme, te njohura dhe te kthyera me vendim gjykata dhe ende me sorollatin halabaket e kryehalabakut me njekerr te gjate e te bardhe.
Mir e ke o Cub por këtej nga Tirana na can bythen edhe shtëpi tërmeti s'po na i bëjn letrat. Jo duhet kjo jo duhet ajo. Shkriji fare na luajtën nga mend e kokës. Ti mir e ke ben propogand se ashtu të duhet, por ne çfarë të bëjm .
Z.kryeministër.ndrysho kuadrin ligjor për zonën veriore .të paisen qytetarët më çertifikatë pronësie tokë e banesë nën drejtimin e pushtetit vendor anashkalo zrpp. Sipas kufijëve të vjetër trashëguar. Çlirohen energji ekonomike .
Ishte dikur nje mesia Tashti eshte nongrata. I ka bere njezevendesim epik ky i ripjelljes.Nuk ndodh asgje ne kete vend po nuk deshi Ai. . Edhe Ai qe ishte ka qene i fuqishem,sepse asnje nga serbetoret e tije qe punonin ne zyrat e shtetit, qe sot jane bere trima,ose merakli trimash, nuk dilnin as me permjerre pa lejen e tije.