Spahiu: Të gjitha partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja!

21 Dhjetor 2024, 17:25Politika TEMA
Spahiu: Të gjitha partitë opozitare në Kosovë janë

Katër vite në pushtet të Vetëvendosjes kanë treguar jo vetëm një ngrirje apo ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe Kurti-Rama, por edhe një izolim të Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë, Perëndimi dhe SHBA. 

Madje për juristin Kreshnik Spahiu, populli i Kosovës duhet të zgjedhë rrugën amerikane dhe perëndimore, pasi nuk e ka luksin për të kundërtën.

Ai tha në intervistën për Report TV se në këto katër vite, partitë opozitare në Kosovë janë afruar më shumë me Shqipërinë se sa Vetëvendosja dhe Kurti.

“Po ta shohësh, partitë opozitare janë afruar më shumë me Shqipërinë sesa Vetëvendosja. Këta të fundit janë treguar të ftohtë në 4 vitet në pushtet, pasi prisnin elozhe dje. Asnjë parti nuk e siguron dot 50% në zgjedhjet e ardhshme dhe koalicioni është i nevojshëm. Kurti e ka larguar Kosovën nga Shqipëria”, analizon juristi situatën.

Edhe për marrëdhëniet e Kosovës dhe qeverisë së Kurtit me ndërkombëtarët, Spahiu ndaj të njëjtin mendim, se ai e ka izoluar vendin dhe duket se Kosova është antiamerikane dhe antiperëndimore.

“Mendoj që situata është kritike shumë, çdo gjë do varet nga pozicionimi i Kosovës nga zgjedhjet e ardhshme. Populli i Kosovës s’e ka luksin të zgjedhë qeveri antiamerikane dhe antiperëndimore. Kosova është rast eksplicit që pavarësia dhe sovraniteti i saj janë krijuar në bashkëpunim me ndërkombëtaret, me partnerët, me ushtrinë amerikane. Kosova nuk ka ekzistuar si shtet, por u krijua fal ndërhyrjes së ushtrisë amerikane e NATO.

Ne s’e garantojmë dot sovranitetin pa ndihmën e tyre. Pra nuk bëjmë gjë tjetër, por e largojmë nga Perëndimi dhe SHBA. Sepse Shqipëria është aleate e tyre. Dhe për Kosovën Perëndimi është më i rëndësishëm se Albini. Kosova duhet të zgjedh parti që janë properëndimore, sepse e afron edhe me Shqipërinë”, thekson ai.

Në fund ai përshkroi edhe një herë marrëdhëniet e ftohta mes dy kryeministrave shqiptarë, që u panë edhe në takimin e djeshëm.

“Mardhënia Kurti-Rama është me ë ftohta që ka ekzistuar më parë, edhe pse është rasti Rugovës me Berishën shumë vite më parë, që patën të njëjtën situatë. Por kjo është e ngrirë, tregohet dhe me gjestikulacione, sikur foli një kryeministër armik, por as u duartrokit. Rama foli për UÇK dhe Kurti s’ka pse mërzitet se Rama kërkon lirimin e Thaçit dhe përfaqësuesve të tjerë të UÇK”, përfundoi Spahiu.

4 Komente

  1. R
    Rruga e Dibres

    Mos harroni ! Kurti eshte i pari dhe i vetmi Kryeminister ne Europe,qe ka bere fushate elektorale jashte vendit te tij .dhe ku ? Ne Shqiperi !! Nuk gjen nje shembull te dyte,ku kryeministri i nje vendi te "kaperceje" ne vendin fqinj dhe te synoje marrjen e pushtetit politik,atje ! Kete e ka bere Albin Kurti ! Rruga e Dibres

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Shikojeni cfare sharebajge te neveritur, nje grua monster as burre as grua ne paraqitje, nje njeri mosmirnjohese ndaj Enver Hoxhes qe e futi ne bllok per te jetuar si byroistet e kohes, eshte ministre e jashtme dhe perdor fjalor anti Shqiperise qe do ta kishte zili dhe Mira Markovic e shoqja e Sllobos. Sa kohe te jete kjo sharebajge ne qeveri ne kosove maredhenjet e Shqiperise me Kosoven do jene me ulet se ato te Shqiperise me Serbine. Mire ja bene tek Lidhja demokratike e Kosoves kesaj sharebajge surratburri qe e nxoren me shqelma nga kuvendi i Lidhjes demokratike dhe gjeti vend tek Vetcvendosja kjo femer me imazh zero zero zero zero zero ne publik. Kjo eshte simotra e Mimoza kusari Liles qe ben mareveshje me Serbet e kosoves pas shpines se kuvendit.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Korigjim , kjo Donika gerdalla eshte simotra e sharebajges hunderre Mimoza Kusari Lila nje shalepiperr e vertet qe flirton me serbet e kosoves.

        Përgjigjjuni
      2. I
        ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

        Epo Sorosi seshte me Shqiperine !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje