Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me tenderin e zhvilluar nga Operatorin i Blerjeve të Përqendruara për blerjen e ushqimeve për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Në një postim ironik në rrjetet sociale, Gonxhja ka kritikuar opozitën për qasjen e saj ndaj çështjeve të tenderëve, duke e quajtur atë një opozitë me “menu fikse” dhe duke theksuar se PD ka humbur besueshmërinë duke mos u informuar saktë.
Ai ka mbrojtur arritjet e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke e cilësuar atë një shembull të suksesit në përmirësimin e proceseve të prokurimit publik, rritjen e transparencës dhe efikasitetit, dhe eliminimin e korrupsionit dhe vonesave.
Gonxhja gjithashtu theksoi investimet e OBP në kulturë dhe angazhimin e tij për të mbështetur tregun e lirë dhe administratën publike.
Postimi nga Blendi Gonxhja
Opozitë me menu fikse një javë lakra, java tjetër tarator… këtë javë ca portale ngritën topin, që e zhyti PD në fundjavën fletërrufe! Fushata afron e racioni i baltës shpeshtohet, por edhe pse një opozitë jo objektive dëmton vetëm vetveten, duke mbetur gropë nga mentaliteti i anatemimit me të dëgjueme e copy-paste, apo duke humbur besueshmëri sepse as pyet, as informohet zyrtarisht, as analizon e as përpiqet të ndajë shapin nga sheqeri, me korin “nxi se dicka ngjit”, pa bërë kurrë dallimin mes fakteve dhe llafeve, mes ligjit dhe dellit – po publikoj grafikat e krenarisë së OBP!
Operatori i Blerjeve të Përqendruara në më pak se 8 muaj nga themelimi si sh.a. ka bërë revolucion në shërbimin e prokurimit publik, me përgëzime nga homologët evropianë, UNOPS, duke u kthyer në shembull kthese në sektorin më problematik e vulnerabël, duke rritur transparencën, kursimin e fondeve publike, konkurrencën, risitë, dinjitetin e administratës shqiptare dhe leverdisshmërinë për AK – klientët, duke fuqizuar tregun e lirë shqiptar, duke shpejtuar procedurat, duke eliminuar vonesat, hilet dhe subjektivitetin, duke garantuar cilësinë dhe standardet e mallrave dhe shërbimeve të kontraktuara, çka vërtetohet nga pasqyrat statistikore!
OBP për herë të parë publikon në kohë reale dhe njofton operatorët ekonomik që regjistrohen në sistem, për çdo garë e tender të shpallur, përmes një platforme online – FALAS!
OBP lancon në kohë rekord online Katalogun Digjital ALBZONE për autoritetet kontraktore, ku porosia kryhet në kohë reale, mes termave e çmimeve të unifikuara e certifikuara!
OBP si ent me vetëfinancim, çdo fitim pas taksave do ta investojë në art e kulturë, një tjetër e mirë publike kjo!
Cdo ofertues që shpallet fitues nga OBP, e mban vetë përgjegjësinë për çdo detyrim ligjor, deklarimi konflikti interesi apo zbatim të akteve në fuqi! Sikurse OBP auditohet, monitorohet dhe është subjekt i kontrollit për çdo veprim, qendrim e praktikë zyrtare!
Edhe pse termat & specifikimet teknike hartohen nga autoritetet kontraktore, OBP po punon për mbështetjen me ekspertizë, automatizimin dhe informatizimin e plotë të procesit, duke ndihmuar për mirëpërcaktimin e fondit limit dhe përfshirjen e sa më shumë ofertuesve!
Ky jevgu i dibres modhe ka qene e eshte hajdut s'eshte ndonje gje e re!
Sa i kulturuar është zoti ministër! Apo nuk përdor një fjalor të zgjedhur, në përshtatje me sërën dhe sojin nga vjen! Kjo më sjell ndër mënd një nga ato këshillat brilante që Don Kishoti i dërgonte Sanço Panças kur u bë guvernator i Xhabaries në të cilën e porosiste: "Folë me mburrje, bir Sanço, për zorzopërinë e prejardhjes tënde dhe të mos të vijë turp hiç aspak të vësh në dukje po ashtu prejardhjen tënde bujqësore.."
Ministria jote ka punesuar njerez qe kane frekuentuantuar rrugicen e lirise....e ke bere me porosi te Saliut.
Kete Rama e largoi ne 2003-in nga stafi i tij sepse ishte i madh, e vidhte dhe ne kurriz te Rames vete. Se si dreqin e ricikloi hajde merre vesh....
Blendi Gonxhe eshte çun Tirone, çuni stolave te parku rinia, çun me kulture, nuk ka ardh nga mali, na e le I rahat…
Opozita e vetme jeni ju ne Shqiperi qe vec terrorit dhe nje tufe servilash su ka ngel asgje me.
gonxhe emer dhe surrat turku