Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës, deputeti i PDK-së: Dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm

23 Dhjetor 2024, 12:53Politika TEMA
Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës, deputeti i PDK-së:

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Xhavit Haliti foli lidhur me Kuvendin e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Prishtinë më datën 20 dhjetor.

Haliti komentoi për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV edhe fjalimin e kryeministrit Rama në parlamentin e Kosovës. Për të deklarata e Ramës ishte gjithëpërfshirëse edhe me të kaluarën.

''Ka pasur reagime të ndryshme për faktin se nuk është përmendur ndonjë figurë politike. Kurti ka qenë në pozicion të vështirë. Rama pati mbështetje me duartrokitje. Qe gjithëpërfshirës edhe në raport me të kaluarën historike me presidentin Rugova dhe me të kaluarën e lavdishme të UÇK-së. Në një variant shumë fair në raport me Vetëvendosjen pa hidhërim por edhe dha mesazhin për çështjet që kanë të bëjnë me të akuzë në Hagë. Mesazh shumë domethënës. Për të na thënë të gjithë se Shqipëria është me ju, dhe jemi një por kemi diferenca për disa çështje'', tha ai.

Sa i përket më pas komentit të ministres së Jashtme Donika Gërvalla se Rama bëri fushatë elektorale në Kuvendin e Kosovës, Haliti thotë se Gërvalla ka një negativitet të pashpjegueshëm me qeverinë shqiptare.

''Gërvalla është bija e Isuf Gërvallës, figurë e respektuar. Por në planin politikë nuk ja ka qëlluar asnjëherë. Ka energji negative kur diskutohet për qeverinë e Shqipërisë dhe të majtë në Shqipëri. Ky mllef që shprehet në vazhdimësi ka burimin në angazhimin e saj në lëvizjen studentore në vitet 90. Pse kjo energji negative.

Gjithçka që vjen nga qeveria e Shqipërisë për të është e keqe. Qoftë edhe nga qeveritë e Partisë Demokratike, gjithçka është e zezë. Asnjë argument, vetëm shfryrje. Fushata e elementeve anti-qeveri shqiptare, për mos me e quajtur anti-Shqipëri, për të bashkëpunuar me të dyja qeveritë me të dyja vendet, është e gjallë në Kosovë. Në disa media nuk më pëlqen, nuk janë në linjën e asaj që shqiptarët e Kosovës dëshirojnë'', shtoi ai.

2 Komente

  1. c
    ce

    Donika gerdalla eshte femra me e urryer ne Shqiperi , me mosmirnjohesja qe kemi degjuar, nga deklaratat e saj na ben te besojme se me dashamirese ndaj Shqiperise eshte Mira Markovic e Sllobos se sa kjo grua me fytyre burri qe ka jetuar si princeshe ne mes te Tiranes ne bllok qe shqiptaret e kishin enderr dhe hanin ne fshat 9 muaj buke misri dhe 3 muaj buke gruri ne pjesen me te madhe te fshatrave kurse kjo hunderre u strehua nga Enver Hoxha ne shenje respekti per Kosoven . Kjo grua e urryer mos tja shohim surratin ne ekran apo ne shqiperi se na krijon shqetesime te medha.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      E verteta eshte uleŕitese. Politika e sotme po e con prape Kosoven atje ku ishte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje