PD do vijë në pushtet? Petro Koçi: Ëndrra me sy hapur! PS fiton mbi 80 mandate në zgjedhjet e 2025

1 Tetor 2024, 16:11Politika TEMA
PD do vijë në pushtet? Petro Koçi: Ëndrra me sy hapur! PS

Deputeti i PS Petro Koçi, tha se opozita sheh ëndrra me sy hapur, pasi fitorja është tepër e vështirë, nëse ajo nuk ndryshon. Koçi theksoi se PS në zgjedhje e vitit 2025 synon të fitojë qarkun e Shkodrës.

“Ne në këto zgjedhje synojmë të fitojmë Shkodrën. Shqipëria voton majtas. Korrupsioni ka patronazhist SPAK-un, qofsh i majtë apo i djathtë, të fut në burg.

Ligji është më i rëndësishmi. PS ka justifikuar besimin e njerëzve. PD do vijë në qeveri? Po shohin ëndrra me sy hapur.

Edhe për votën e diasporës, ne do të bëjmë gjithçka për ta, i kemi konsideruar si qark më vete dhe emigrantët janë patjetër pjesë tepër e rëndësishme e kombit shqiptar”, deklaroi Koçi në rubrikën Opinion në News 24.

Koçi theksoi se PS fiton mbi 80 mandate në zgjedhjet e vitit 2025. Ai shtoi se PS e di këtë rezultat, pasi bën një studim të hollësishëm të listave të zgjedhësve.

"Opozita luftën e vërtetë e ka me drejtësinë. Rruga e vetme është institucionalitetit. Ne do të marrim mbi 80 mandate. Ne e dimë shifrën, sepse ne shohim me kujdes listat, shikojmë se kush janë votuesit tanë, kush të opozitës", tha Koçi.

4 Komente

  1. K
    Kap njani Perplase per tjetrin

    Po Normal tallni lesht ju se keni gjet da majmuna te Pd pranej thu ti kshtu ska kush me ju hek ma pushtetin prej dore Likjaaaaa asht ba per Hapa ky tjetri ne Pengjere me ata Gomart qe ka te pd Ju ka her kishit ik o Ps tesh talleni me Popullin

    Përgjigjjuni
    1. r
      raul

      Petro me vjen keq por mos e ul steken se fitojme mbi 84 mandat., A beson ti Petro se pas djeg'jes se deres se kryeministrise me molotov nga trushplaret bushkolas morragjinj te kurbinit, pas deg'jes se flamurit kombetar me 11korrik mbi bashki, dhe pas djeg'jes se parlamentit dje nga Flamut Geringu pitbulli i parlamentit njelloj si Herman Geringu i Rajhut te Trete para 90 vitesh ne Berlin, mund te votoje ndonje nga votuesit gri per sheikun taliban me 13 vila brenda e jashte vendit? Kurre asnje votues gri nuk do votoje per foltoren e vicidolit brenda dhe jashte vendit. E votuesit gri nuk jane pak por 200 mije votues plus 1 milion votues te perhershem qe ka gjigandi Edi Rama shkon ne 1.2 milion votues kurse foltorja e vicidolit zbret ne 300 mije votues sepse 200 mije shkon Basha.

      Përgjigjjuni
      1. k
        koci

        Ju ka plasur cipa koci, ju i intereson vec rroga e madhe shoqeruar me korrupsion, packa se funderrinat mesjetare shpellare tallin bythen me ju, ne nje ekspoze shkaterrimtare zjarrvense te atij institucioni, qe duhet te ish tempulli i legjislacionit shqiptar dhe qe ju kini detyren per ta mbrojtur, dhe ju me paturpesine me te madhe vazhdoni ta keni mendjen si te vazhdoni ti merrni votat atij populli, qe i perdhosni institucionet e pushtetit ne menyren me te shemtuar asgjesuese.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Po ik ooo Petro mos na çaj carin edhe ti. Ju fitoni jo se ju do populli por keni perballe jo nje parti por nje tufe plehrash qe i komandon nje kryeplehre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje