A janë guerilasit e PD zëri i votës së diasporës?

30 Shtator 2024, 07:00Politika TEMA
A janë guerilasit e PD zëri i votës së diasporës?

Takimi i Partisë Demokratike me Shqiptarët e Miçiganit u kthye në një teatër ku militantët e partisë, thurin lavde për opozitën dhe përpjekjet e saj për realizimin e votës së emigrantëve shqiptare në zgjedhjet e ardhshme. Kushdo që ndjek nga afër politikën e di se kjo është iniciativë kryekëput e Kryeministrit Rama, dhe PD u detyrua ta pranojë në marrëveshjen jo të moralshme të ndryshimeve për kodin zgjedhor që garantojnë kandidimin e mbetjeve 30 vjeçare të tranzicionit shqiptar që mbështesin Berishën pa kushte. 

I vetëquajturi aktivist rinor, Zekri Picari nuk është për të parën herë në qendër të keqinformimit qytetar dhe kësaj here dhe të shqiptarëve të Amerikës duke inistuar në retorikën e tij antiqeveritare e cila dëmton emrin e Shqipërisë tashmë edhe jashtë kufijve. Një takim për të cilin të gjithë Shqiptarët që jetojnë larg atdheut presin të ketë nota pozitive dhe dialogu Zekri Picari vendosi të sulmojë edhe njëherë qeverinë. Pretendimi se vota e emigrantëve vlen vetëm ‘sepse ajo eshte e lirë nga kërcënimi i pushtetit dhe krimit si dhe blerja e votave’ është jo vetëm një fyerje për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që kanë zgjedhur të jetojnë e kontribuojnë në këtë vend, por është edhe thjeshtim i një çështje komplekse kombëtare në retorika banale militanteske. 

A janë këta njerëzit që mund të proklamojnë rëndësinë e votës së emigrantëve shqiptarë, a është ky modeli që duam të zgjedhë qeverisjen tonë. 

Mund të kujtojmë se Picari është arrestuar disa herë, jo për ndonjë kauzë, por për shkak se ka nxitur qëllimisht kaosin nën maskën e "lirisë së fjalës" kur prishi takimin dedikuar turizmit në Orikum me pankarta antiqeveritare, të cilat prishin imazhin turistik të Shqipërisë dhe dëmtojnë bizneset e qindra shqiptarëve të ndershëm. 

Zekri Picari dhe bashkëpunëtorët e tij u etiketuan "guerilë" nga burime të shumta, përfshirë këtë gazetë, gjatë përpjekjeve të tyre të ashtuquajtura "ndihmëse" në zonat e përmbytura. Në vend që të bashkëpunonin me operacionet zyrtare të shpëtimit, ata vepruan në mënyrë të pavarur, duke shkaktuar më shumë konfuzion sesa ndihmë. Qëllimi i tyre ishte i qartë: të fitonin kapital politik mbi vuajtjet e njerëzve, në vend që të ndihmonin vërtet ata që ishin në nevojë.

Militantët ekstremistë që besojnë verbërisht dhe akuzojnë pa fakte nuk meritojnë të zgjedhin ligjvënësit shqiptarë. Shqetësimi i tyre i vërtetë nuk është e ardhmja e këtij vendi, po thjesht një kukull e opozitës, që përpiqet të manipulojë diasporën dhe të njollosë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.  

 

 

Lini një Përgjigje