Ambasada Britanike dënon dhunën dhe kaosin në Kuvend: Partitë politike duhet të angazhohen në dialog konstruktiv

1 Tetor 2024, 15:32Politika TEMA
Ambasada Britanike dënon dhunën dhe kaosin në Kuvend:

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar në Kuvend një ditë më parë.

Përmes një njoftimi, Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë,” njofton Ambasda Britanike.

Kujtojmë se në seancën e ditës së djeshme në Kuvend, deputetët demokratë rrëzuan foltoren, shkulën mikrofonat e socialistëve, goditën me shishe qelqi dhe këmbën e karriges, si dhe dogjën karriget e tyre në ambientin e jashtëm të Parlamentit.

Për të gjitha këto akte, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e këtyre deputetëve nga seancat plenare, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetime për 23 deputetë.

3 Komente

  1. X
    Xhevati

    Rrofshi dhe juve, mbrapa mureve te ambasadave, kush j'u ka degjuar ndonjehere juve çfare thoni...!.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hafiz Bektashi

      Sic duket Ambasada Britanike lexon Temen!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehra

        Po, sa valixhe me pare droge keni marre per te ligjeruar si Rama?! Na cate karin me llafe bosh

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje