"PD drejtues humbës në qarqe, besnikë të Berishës", Klosi: Në 2025 fitore të thellë si në ’97

10 Shtator 2024, 15:02Politika TEMA
"PD drejtues humbës në qarqe, besnikë të

Numri dy i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli për ambiciet për fitoren e mandatit të katërt. Socialistët me ne krye Edi Ramën kërkojnë një fitore edhe më të thellë se në 2021 përballë Partisë Demokratike.


Sekretari i Përgjithshëm i PS për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, thotë se PS synon një fitore krahasuar me atë të vitit 1997, ambicie e thënë edhe nga Rama në punimet e Asamblesë. Një rezultat i tillë do ishte dërrmues për PD, e cila në ‘97 siguroi vetëm 25 mandate.

Klosi foli edhe për garën e fortë që pritet të jetë mes socialistëve më me përvojë, të cilët do të garojnë në listën e hapur. Ndërsa vetë e ka të siguruar vendin e deputetit për shkak të detyrës si sekretar i përgjithshëm, Klosi tha se në listën e mbyllur do të ketë figura të reja.

“Është sistem që përzgjedh nga partia listën e kandidatëve. Do jenë kontributet e gjithë deputetëve në sesionin e tanishëm, figurave lokale të PS që përfaqësojnë komunitete të caktuara, njerëz që shpalosin dëshirën përmes ‘Deputeti që Duam’, atë çfarë do propozojnë strukturat e partisë, pastaj do shkojmë në një listë, që një pjesë është e mbyllur dhe tjetra e hapur.

Është një filozofi e re, PS përmes kryetarit shpalosi objektivin e një fitore më të thellë se në vitin 2021, që shkon e krahasuar me ’97. Kemi nevojë jo vetëm të kemi një listë përfaqësuese, por të ketë edhe garues shumë të fortë, duke nisur nga drejtuesit e qarqeve që do jenë në listën e hapur, duke u lënë vendin në pjesën e parë atyre që përfaqësues të komuniteteve, intelektualëve etj. Duke qenë se PS synon më shumë se 74 mandate,  ka vend për të dyja palët”, tha Blendi Klosi në Report Tv.


I pyetur nëse PS po shkon drejt një gjenerate të re me këtë lëvizje, Klosi tha se kjo është arsyeja përse është një forcë politike që ka fituar 9 zgjedhje radhazi, pasi ka ditur që të jetë e hapur për ndryshim dhe t’u përshtatet gjeneratave.

“PS është një partie fortë që ia ka dalë që gjatë gjithë kësaj kohë të këtyre një shtrirje gjeneratash, kombinim gjeneratash, bashkëjetesë gjeneratash. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë kishte nga themeluesit ditës së parë të Asamblesë, por edhe anëtarë të rinj që kanë lindur pasi Rama ka marrë drejtimin e PS.

Ka gjenerata të viteve të ndryshme, kolegë që kanë hyrë në parti në vite te ndryshme. 135 anëtarë vinin për herë të parë. Nëse një forcë politike do të qëndrojë me hapin e kohës ka nevojë të jetë e hapur për ndryshim”, vijoi Klosi në Report Tv.


Klosi e sheh PS komode përballë Partisë Demokratike, për të cilën thotë se drejtues politikë të qarqeve ka vendosur vetëm humbës dhe besnikë të ish-kryeministrit Berisha.

“Në rast se do bënim si kundërshtarët tanë, që të kenë në listën e drejtuesve politikë vetëm humbës edhe personazhe që janë provuar që s’kanë prodhuar vota dhe janë me filozofi të vjetër dhe përfaqësues vetëm të bindjes për të mbështetur Berishën, diferenca është e madhe. Njerëzit kuptojnë dhe votojnë atë që për ta përfaqësojnë një frymë më të freskët dhe fituese”, theksoi Klosi.


Tiranën e sheh si sheshin më të fortë të betejës në zgjedhjet parlamentare të 2025, duke shpjeguar kështu vendimin e Ramës për të deleguar tre drejtues, Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

“Jo vetëm 3, por Tirana duhet të ketë edhe më shumë se tre se është fusha më e fortë e betejës. Pritet të shkojë deri në 40 numri i mandateve dhe s’mund të ketë një drejtues Tirana me 40 deputetë. Tirana është sheshi më i fortë i betejës, në Tiranë do kërkojnë të gjitha forcat politike të marrin mandatet e tyre”, përfundoi Klosi.


Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt një ditë më 8 shtator, kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.

Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së.

1 Komente

  1. E
    E keshillova te mjekohet

    O Blend bixhozxhiu, o Blend hajduti, me ke do te dalesh ne fushate, me Elisen apo me Kukon me vibrator ne çante? Me Lalin qe pritet me ore arrestimi i tij, apo me Ogerten super hajduten? Apo me Ulsiun? Fatmir Xhafen, apo Gonxhen super hajdut? O Blendi o car po pritet ndryshimi o rryp, s'e ke kuptuar, Tirana po zien, dhe bashke me te e gjthe Shqiperia. Jane bere listat gati per arrestime. Diten qe Sali Berisha do vij kryeminister i pari qe do te arrestohet do te jete Edi Gjipeja, pastaj e gjithe organizata. Akuzat do te jene teper te renda deri ne pjesemarrje ne grusht shteti. Ndoshta nje gjyq ushtarak i perkohshem ju pret menjehere pas arrestimit. Mos harro MCgonnigalin, nqs e ke takuar ndoshta mund te besh nje xhiro andej nga daje Sam.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje