PD e Sali Berishës, ka reaguar nëpërmjet Ivi Kasos pas sulmit të bërë ndaj deputetit të PBDNJ, Vangjel Dule.
Kaso është shprehur se akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.
Deklarata e Ivi Kasos
Akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.
Të qëllosh me vezë një deputet, kryetar partie opozitare, që po shkon në senacën e gjyqit të një të burgosuri politik të regjimit, është shenja flagrante se qeveria dhe patronazhistët nuk përmbahen më në qëllimet e tyre.
Atë që e bënin fshehtas me McGonigalin, për të asgjësuar opozitën, tani guxojnë ta kryejnë haptas. Pasi shpërfillin Kushtetutën dhe nuk i lejojnë opozitës komisonet hetimore parlamentare, pasi heqin emrin e Sali Berishës si drejtues i koalicionit, pasi mbajnë peng simbolet e Partisë Demokratike me gjykata, tani, po në dyer të gjykatave të tyre, qëllojnë një deputet opozitar.
Ata cënojnë kështu, jo vetëm raportet e pushteteve, rolin e opozitës në sistem, por edhe balancën etnike të ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët ndër shekuj.
Vangjel Dule, si përfaqësues i opozitës dhe i minoritetit grek në Shqipëri, është sot viktimë e dyfishtë e Ramës dhe patronazhistëve të Rilindjes.
Edi Rama që ka shkatërruar marrëdhëniet me një vend mik, si dhe prospektin e antarësimit në BE, nuk e ka për gjë të urdhërojë që përfaqësuesi i minoritetit grek që ka jetuar në Shqipëri, në harmoni për qindra vite, të goditet publikisht.
Vangjel Dule nuk është ministër dhe as deputet i qeverisë. Ai nuk ka gjë në dorë në kuptimin e pushtetit, përvec mandatit të zgjedhësve të tij dhe përfaqësimit të tyre në Parlament. Në këtë kuptim goditja e tij është manifestim i pushtetit, që nuk duron dot më as fjalën e lirë në media dhe as përfaqësimin në gjykatë.
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të lidhë zagarët e patronazhimit që i ka vënë në rolin e patriotit dhe të kthehet në krye të fiqirit, sepse kryesimin e qeverisë ia ka dorëzuar bandave të krimit dhe drogës.
Ne e sigurojmë minoritetin grek në Shqipëri, vendin mik Greqinë, se ky është një akt i shkëputur nga fjalori i urrejtjes së Ramës dhe nuk mund ta prishë balancën dhe mirëkuptimin që shqiptarët kanë dhe do të kenë.
Patriotëve të vezës, që kanë dalë nga veza e prishur e Rilindjes, u bëjmë thirrje të mbajnë dorën, sepse Shqipëria është e projektit europian, jo e betonizimit të Himarës. Kush bëhet ushtar i betonizimit të bregdetit dhe e shet veten si patriot, është dy herë i mjerë.
Vrasesit e Sali non grates akuzojne pse qelluan me veze nje ndyresire te shitur te greku Vngjel Dulen.
FOLTORE NEVOJTORJA E SERBIT SALI RAM VIÇIDOLIT ËSHTË FASHISTE DHE PO I MBRON FASHISTET GREK FOLTORE NEVOJTORJA DUKET TE SHPALLET ORGANIZATË TERRORISTE NON GRATA PER TE VEPRUAR NË SHQIPERI
Sulm terrorist? lol
Rithemelimi nuk e ka keq sepse Beleri dhe ky i vezeve njesoj jane - athetare qe vdesin per meme Shqiperine.
E djathta shqiptare per pushtetin e saj gjithmon ka bashkepunuar me armiqt e Shqiperise,qe nga Esat Toptani deri te Sali Berisha. Esati donte nje principat neShqiperine e mesme,Ahmet Zogolli fali Shen Naunin, Saliu gjiun e Sarandes dhe se fundmi kandidoj per bashkine e Himares nje kriminel dhe anti shqiptar si Bejleri.
DOLEN TE SHITURIT NE PERKRAHJE TE SPIUNIT TE SHTETIT GREK VANGJEL DULES.PRANDAJ E VUTE FREDI BELEJRIN NE GARE TI ME SALI BERISHEN PER TE KRIJUAR KONTRADITA ME SHTETIN GREK.PRANDAJ ZHDUKUNI JU TE SHITURIT TE SHTETI GREK .
Padyshim! Jena mbledh na ketu.. se padyshim patjeter! Ky eshte nje akt terrorist i organizuar nga Dritero Agolli dhe Kristo Frasheri kunder interesave kombetare! Keta kriminele qe shkaterruan ushtrine, shtetin, organizuan kontrabanden, piramidat financiare, sulmuan sot bashkepunetorin e shenjtit Janullatos! Padyshim, ky eshte nje sulm kunder damakrazise dhe kombit shqiptar! Du tju garantoj ju, se padyshim, keta antishqiptare te terbuar, do te marrin denimin e merituar!
Sali tragjiku eshte transformuar ne Sali komiku…!!!!
Rama I ka paharruar emrin Dules pa le ti beje atentat
Te lidhen zagaret e nongratrs .
ja ke fut kot o ivi kaka.goditja me veze nuk eshte e njesojte si dhuna qe perdore partia bolshevike e sali plehut.ju shkaterruat selin e pd,shkaterruat ambjentin e mbrendshem te parlamentit.ju jeni shkatrrimtaret e shqiperise.dule harixhiu meriton prasin ne bi..e .
PËR TOMORR ALIZOTIN! Kurrë s'ju kisha parë dhe dëgjuar në TV. Ndoqa në You Tube një intervistë tuajën në SYRI.net. Kam mbetur i mahnitur me naivitetin tuaj. Midis gjithë atyre që ju thatë, më bëri përshtypje të thellë urrejtja që shfaqët kundër hetuesve të kohës së komunizmit, një prej të cilëve ju thatë se ishte dhe Prokurori që ka çështjen e Berishës tek dosja e kompleksit "Partizani". Habia dhe neveria që ju shfaqet për faktin se ".... si tani pas 30 vjetësh të japë drejtësi një xhelat i kohës së komunizmit" më la gojë hapur!Ju vazhduat më tej duke thënë se kurrë nuk do mund të qëndroje dhe punoje në një ambient me të tillë njerëz. U mahnita dhe m'u bë zëmra mal nga ato që dëgjova, thash se idetë dhe idealet demokratike të asaj shtrese të persekutuarish paskan vazhdues për t'i mbajtur gjallë. Por unë vazhdoj akoma t'më mbetet goja hapur nga habia se si ju qëndroni dhe kontribuoni në të njëjtin ambient me Ivi Kason, babai i të cilit ka qënë Hetues dhe Prokuror me një qëndrim të papërmbajtur në shërbim të diktaturës komuniste. Tani, vërtetë nuk e ke të qartë zoti Alizoti se rrënjët ku Berisha ka ngulur për jetëgjatësinë e pushtetit të tij kanë qënë dhe janë tek institucionet gjakatare të diktaturës komuniste? Po të afron Berisha afër vehtes po nuk qe i prejardhur nga kasta komuniste dhe institucionet si sigurimi i shtetit, hetuesia dhe prokuroria e shtetit komunist? Dhe qënia juaj edhe e ndonjë tjetri është kopertura tradicionale e tij për mbrojtjen e sistemit të tij të urrye neokomuniste, e stilit putinian?
TYRP qe ky Kasoja I tjerr kaq gjate,holle e sterholle banalitete te tilla me Dule e me veze!.Dhe e mban veten per Jurist! Eshte kthyer ne nje te plotizuar banal..
Ore kusht thote qe Ivi eshte koqe ?
O vamipri i zagareve shqiptare.