Eduard Shalsi do të jetë në krye të grupit të punës së PS në Parlament për të skanuar punën e Parlamentit, jo vetëm sa i përket burimeve njerëzore por edhe të funksionimit të strukturës në këtë institucion. Kjo strukturë e socialistëve do të ketë në përbërje të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare, shpjegon Shalsi, me qëllim përmirësimin e jetës parlamentare në kuadër të integrimit.
I pyetur nëse ky grup punë do të prodhojë edhe propozimin për krijimin e një komision ad hoc për të kontrolluar organet e drejtësisë, Eduard Shlasi nuk e përjashton si alternativë.
Për ta bërë më legjitim skenarin e socialistëve, Shalsi thotë se do t’ia shtrijë dorën edhe opozitës për t‘u bërë pjesë e këtij grupi punës. Gjithashtu ai e sheh të nevojshme edhe ekspertizën e ndërkombëtarëve.
Nëse demokratët do të refuzojnë të bëhen pjesë e këtij plani, mazhoranca është e vendosur që të vijojë me objektivat e saj për të çuar drejt ndryshimeve jo vetëm në administratë, por edhe në ndërhyrje ligjore apo të Rregullores së Kuvendit.
Reforma në drejtësi u be pikërisht për këtë shkak,që të jetë e pavarur.Kontroll do të thotë vartësi,prandaj shpjegohu mirë,se ata nuk varen nga parlamenti,por raportojnë në parlament që ka ka marrëdhënie të caktuara në kushtetutë ,me parlamentin.Jumund të jeni koordinator por jo organ kontrolli.
E moret pergjigjen nga parlamenti europian more kungull, pse kembengul ne ata budallallek, apo don te behesh edhe ti i famshem.
Menyra si po operon SPAK duhet nje komision . E pa pranueshme burg per nje sexe orale ndersa Berrisha tolerohet duke perdhunuar ligjet e shtetit . Si ka mundesi nje arke me peshk paska me shume shkelje ligjore se sa vrasja e kater protestues Si ka mundesi nje telefonate me nje te presupozuar trafikant denohet ministri socialiste ndersa per Bashen Berrishen Mehdiun rendojne krime te renda asnje mase ? Retorika qe Berrisha per SPAK eshte thjeshte per te fshehur mbrojtjen qe SPAK i bene. Qellimi i SPAK nuk eshte drejtesia por rrezimi Rames dhe ardhja e Berrishes.
Kesaj qe duan te bejne keta i thone ta besh prifte dhe ti rruash mjekren.
Kontrollin mbi Gjykaten e Larte, SPAK etj. duhet ta kete institucioni i Presidentit, i zgjedhur nga radhet e juristeve konstitucionaliste me votim te drejtperdrejte te popullit.