Rama intervistë nga Madridi: Shqipëria në një tjetër nivel

24 Janar 2024, 14:20Politika TEMA
Rama intervistë nga Madridi: Shqipëria në një tjetër

Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, i cili është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pas çeljes së këtij panairi ku tha se tashmë Shqipëria është në një tjetër nivel dhe se duhet të prezantohet duke bërë më të mirën.


Ai i ka konsideruar të rëndësishme dhe inkurajuese të gjitha takimet që po zhvillon në Madrid, ndërsa kujtoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë stafetën e vendit pritës.

-Zoti kryeministër, pavijoni Shqipërisë shumë interesant nga “FITUR 24” këtu në Madrid. Çfarë interesi  dhe çfarë opinion përthithet nga takimet e rëndësishme që ju patët këtu.

Rama: Sigurisht që tanimë Shqipëria është në një nivel tjetër dhe na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije, të prezantohemi duke bërë më të mirën brenda hapësirës që na lejojnë mundësitë tonë, sepse nuk jemi as Italia dhe nuk jemi as vetë Spanja, por jemi sidoqoftë një vend që sot është në vëmendjen e të gjithëve.

Dhe në ndërkohë ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku ne do të marrim stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë dhe prandaj është e rëndësishme që jemi këtu sot dhe prandaj është e rëndësishme t’i japim kësaj përpjekje të gjithë mbështetjen institucionale sepse është edhe një tregues i seriozitetit me të cilin ne e kemi sfidën e Shqipërisë turistike 2030.

Kështu që, në këtë kontekst edhe takimet që po bëjmë janë të rëndësishme, ashtu sikundër është shumë inkurajuese që të gjithë ata që sot kërkojnë të takohen me ne, deri jo shumë në kohë, as që nuk kishin asnjë interes për Shqipërinë, kështu që na bën mirë.

-Zoti kryeministër, gjatë 2023 në patëm mbi 10 milion turistë që vizituan Shqipërinë, 2024 pritet të ketë nivele edhe më të larta sesa kaq, sipas pritshmërive që juve keni, por edhe punës natyrisht. Ju po synoni, qeveria, drejt turizmit elitar. Kur do të ndodhi kjo?

Rama: Së pari pa diskutim që këtë vit ne do të kemi një rritje të mëtejshme të numrit sepse këtë e konfirmojnë edhe operatorët që janë këtu dhe që praktikisht kanë mbyllur rezervime edhe për vitin 2025 dhe nga ana tjetër na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën sepse mbase nuk do arrijnë dot, se ka një limit kjo gjë, që ta balancojmë kërkesën dhe shyqyr që kërkesa të jetë më e lartë, por jo në pikën që kërkesa të jetë aq e lartë saqë pastaj njerëzit të fillojnë të dekurajohen, të thonë “atje nuk shkohet se s’ka ofertë të mjaftueshme”. Kështu që, ky është një proces dhe në këtë proces besoj që jemi në rrugën e duhur, por me e rëndësishmja  është që na ndihmon jashtëzakonisht shumë fakti se Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve.

-Zoti Kryeministër ju patët takime edhe me mbretin Felippe VI të Spanjës. Natyrisht që ishte një takim mjaft miqësor ai me kryeministrin Sanches gjatë ditës së djeshme dhe Spanja po luan dhe po mban një qëndrim diplomatik mjaft interesant duke iu referuar edhe lëvizjes së lirë te qytetarëve të Kosovës. Si do të vijojë bashkëpunimi në të ardhmen dhe a ka projekte konkrete në zbatim?

Rama: Me Spanjën i kemi marrëdhëniet më të mira se asnjëherë me parë në sensin jo se kanë qenë të këqija më parë, por kanë qenë marrëdhënie të mira midis palësh që as nuk takoheshin ndonjëherë, por që kemi patur vizita të nivelit edhe më të lartë. Edhe kryeministri vetë e ka vizituar Shqipërinë.

E kemi vizituar ne Spanjën dhe unë kam vizituar kryeministrin dy herë tanimë këtu, kështu që është një marrëdhënie le të themi, e nivelit më të mirë të komunikimit dhe të punës së përbashkët dhe sigurisht që ka një interes të shtuar të Spanjës në aspektin e biznesit në Shqipëri dhe nuk është vetëm turizmi, por edhe sektorë të tjerë të sipërmarrjes spanjolle janë interesuar që të eksplorojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë gjithë rajonin.

Ju faleminderit, Kryeministër!

8 Komente

  1. N
    Ne Spanje ja vlen te vetpunesohesh.

    Mire e ke or vella ti . 200 euro merr nje hidraulik ne Madrid kur vete per te rregulluar lavamani. Deri ne 200, shteti s’i taton . Ketu 200 euro bejme ne muaj dhe ti do te na i marresh .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      Patjeter qe jemi ne nje tjeter nivel. Ke ngritur rogat e deputeteve se per ata njeres qe nxjerin buken me djersen e ballit nuk kujtohesh. Per ato fshatra qe i ka mbytur balta nuk flet per dritat qe na fiken 3 4 her ne dite pse të flasesh. Shiko shtoini akoma rrogat se nuk ju dalin se dreqi e mori i doni dhe firme .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Idioti i Lindes

        Përgjigjjuni
        1. e
          erjola hoxha e bija e flamurit dhe teutes dashnorj

          edhe brazili ka turizem dhe futboll po shumica e popullsise se brazilit jeton si ne shqiperi akoma. media koti politikane nongrata (nongrata do te thote tradhtar i vendit tend). cna duhet turizmi ne nese shteti dhe politika na vjedh, apo te hame bolet e kico londos

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI

            Ore po si shpjegohet qe me ke flas thote dua te iki nga vendi....nese genjej placa....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boston

              E ardhmja e bukur po troket ne dere. Vertet duhet pune se pa te nuk realizohen, jam i bindur se me kete deshire, pune e pasion do te ecni shume perpara. Ju lumte Disa kane sensin e te keqes dhe e keqja i ndjekte gjithe jeten.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Si i behet?!

                Fasonet po ngordhin .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avant

                  Doni qe fasonet te vazhdojne? Ato jane hapi i pare per te shkuar tek prodhim per veten dhe eksporte ne sektoret ku kemi avantazhe qe zoti na ka ndihmuar!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje