Rama në Spanjë: Do u mundësojmë studentëve programe dhe diploma të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria

24 Janar 2024, 12:20Politika TEMA

Rama në Spanjë: Do u mundësojmë studentëve programe dhe

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Spanjë, është takuar me rektorin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë (UNED).

Rama shkruan se qeveria shqiptare po punon, që kampusi i Gjirokastrës t’i bashkohet këtë vit sistemit evropian, i cili do t’u mundësojë studentëve mundësinë e programeve dhe studimeve, pa lëvizur nga Shqipëria.

“Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, shkruan Rama.

 

 

2 Komente

  1. M
    Mokrari

    Pordhe me rrigon.........?????,,????.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evi

      Mos u ktheni ne shqiperi, punoi ne klinika stomatologjike jashte vendit . Jeni te vleresuar dhe te shperblyer .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje