Ish-zëdhënësi i Ina Ramës: Si i prishi provat e 21 janarit Sali Berisha

24 Janar 2024, 09:39Politika TEMA
Ish-zëdhënësi i Ina Ramës: Si i prishi provat e 21 janarit

Sali Berisha u paraqit dje për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.

Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.


Plator Nesturi, ish-zëdhënësi i ish-kryeprokurores Ina Rama, tha në emisionin Now në Euronews Albania se Berisha vajti në SPAK dhe mori në pyetje prokurorët në një kohë që ka gjëra në dosje që janë pjesë e hetimit dhe askush nuk i di.

Sipas tij, edhe kur ishte kryeministër, pas 21 janarit, Berisha ka përdorur të njëjtën gjuhë intimiduese ndaj prokurorëve dhe gjykatëseve për të zhdukur çdo provë nga ajo ngjarje.

“Kjo është mënyra e tij e betejës, mbrojtja është thjesht politike dhe jo juridike, gjithçka e ka që këta janë shërbëtorë të Ramës dhe unë po akuzohem politikisht.

Atij prokurorit dhe gjykatësit në 21 janar që e ka intimiduar kur ishte kryeministër për prishjen e provave dhe gjithçka ka mbetur te fisheku i Aleks Nikës, s’ka prova të tjera, madje  edhe fisheku i Aleks Nikës është i prishur”, tha Nesuri.

 

5 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Nuk ka rendesi fisheku, por kush e dha urdherin per te gjuajtur ne mish njeriu. Askush nuk mund te guxonte ta jepte nje urdhet te tille, pervec kryeministrit perbindesh Sali Berisha. Po nuk tregoi se nga kush e miro urdherin, Ndrea Prendi duhet te rikthehet te vuaje denimin: "Burgim i perjetshem"!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dibra Agron

      Bravo I qofte Sali Berishes.Megjith ato akuza per korupsion,vrasje etc ai akoma edhe tani para hetuesve te paafte mundohet te ligjeroje

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        O Dibra, vërtet beson se Berisha ka folur brenda SPAK-ut ashtu siç thotë te dera jashtë? Atje brenda ka ndenjur si pulë e lagur dhe ka dhënë përgjigje për çdo pyetje "si Çeçua", ta dish. I kanë bërë 2-3 pyetje, në thelb: Na trego si është puna e kompleksit Partizani. Kaq. Berisha ka folur, është përgjigjur, siç e ka zakon, duke përdredhur të vërtetën. Ata s'e kanë ngacmuar, s'e kanë ndërprerë, s'e kanë kundërshtuar. Kjo ishte vetëm seancë për mbledhjen e dëshmive, fakteve, provave, dokumenteve. Do ketë disa seanca të tilla, edhe me dhëndrin, edhe me të tjerë që janë në dijeni. Në fund vendoset se ka material mjaftueshëm për ta çuar në gjyq ose jo. Në gjyq bëhet ballafaqimi me dëshmitarët e akuzës dhe ata të mbrojtjes. Kurse Berisha e paraqet sikur ka mbaruar gjyqi dhe ai ka fituar! Është absolutisht injorant ai që e beson, se nuk bëhet politikë me ligjin. Ose e ke respektuar, ose e ke shkelur. Nuk ka të mesme. Berisha e di mirë këtë, nga brenda zemra i dridhej ndërsa gënjente përpara gjykatësve, e para sepse ai e di të vërtetën që dinë gjykatësit dhe, e dyta, se po gënjente para Amerikës! I ziu ai! Ata e dëgjojnë tani në qetësi, e lënë të flasë, të thotë gënjeshtra. Kanë kohë kur ta kundërshtojnë dhe t'ia hedhin poshtë mashtrimet, t'ia çjerrin maskën. Kanë ustallarët nga pas që i kanë instruktuar... Edhe këtë Berisha e di, prandaj i ishte "prishur kujtesa", nuk mbante mend ç'gënjeshtra kishte thënë, se mund t'i ndryshojë llafet në seancën tjetër... Mos qoftë kush në vend të tij! Duke dalë, avokati i ka dhënë ilaçet e duhura, që ai të ligjëronte i trimëruar jashtë me gazetarët, kupton?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Mjafton prishja e provave per te gjetur krye banditin qe goditi mbi shqiptaret

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje