Berisha sulme SPAK, avokati: As pulat s'i tremb më! Para prokurorëve ka qenë më i urti i botës! Të vret natën e të qan ditën

24 Janar 2024, 09:11Politika TEMA
Berisha sulme SPAK, avokati: As pulat s'i tremb më! Para

Avokati Idajet Beqiri komentoi deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK, ku sulmoi ashpër prokurorët duke i quajtur grup të strukturuar kriminal, madje tha se u ka drejtuar disa pyetje. 

Beqiri në “Repolitix” në Report Tv tha se këto deklarata të Berishës janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se ish kryeministri nuk ka folur para prokurorëve.

Sipas avokatit fakti që Berisha nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve ka bërë që të dalë kaq shpejt nga prokuroria.

"Seanca ka qenë shumë e shkurtër. I kam të vazhdueshme shkuarjet në spak. 22 çështje për 2023. E di se çfarë marrëdhënie krijohet atje, se cfarë janë ato zyra dhe cfarë të imponojnë ato zyra atje.

Ne si avokatë që futemi në SPAK sepse kemi klientin atje, na dridhet zemra. Për qytetarët kur shkojnë në SPAK i kanë bërë me kohë pyetjet. Sa i kanë bërë pyetjen e parë ky (Berisha) ka dashur ti thotë diçka tjetër.

Nese ai e ka zgjatur përsëri ata kanë thënë na intereson kjo. Ai i do pyetjet brenda asaj që të pyet. Jo vetëm që nuk shkruajnë gjë por të thonë stop. Berisha do ketë ikur para kohe nga SPAK. SPAK i ka thënë do të japësh përgjigje se për këtë po të pyes. Nëse je jashtë teme SPAK nuk të lejon të flasë.

Berisha gënjeshtar. Të vret natën e të qan ditën. Ka njeri më të paskrupullt për të. Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq. Do thirret edhe njëherë për ti thënë po mbyllim hetimet. Spak do e thërrasë dhe njëherë do i komunikojë akuzën dhe do i thotë përfundojnë hetimet. Do bëjnë kërkesë për gjykim, Do ia thonë merre kërkesën për gjykim dhe do e çojnë çështjen në gjyq.

Ai e ktheu në komedi atë mitingun që bëri me të 40 e tij. Se është vetë ai banda dhe të 40 që i vijnë pas. Politika duhet të ketë pak realizëm brenda dhe i shton dozat.

Atje ai ka qenë më i urti i botës s’ka folur fare. Ka tentuar, nuk e ka lënë dhe avokati, ai ka thënë do japim sqarime në gjyq”, tha Beqiri.

 

3 Komente

  1. R
    Real

    As pulat nuk i tremb ? Mos llomotit poshte e perpjete por provoje vete , ngacmoje po ta mbajti se pastaj te ndodhe si atij te kazanit qe tha se Berisha don te me vrase me duart e te tjereve. Ti je nje minje halesh asgje me shume as me pak.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Nuk perjashtohet mundesisht te ket ndodhur edhe keshtu. Megjithate duhet pranuar se drejtesia ndodhet perpara nje prove besimi. Nxjerrja nga qelia e dhendrrit, Pse jo edhe shfuqizimi i mases se arrestit nga e njejta gjyqtare, nuk flasin per mire. Vonesat, shtytjet e merifetet e tjera qe drejtesia jone i ka bere metodo pune gjithashtu nuk te ngjallen besim

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Shkembi bravo. Jemi dakord mr mrndimet e tua qe shpreh ne koment.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje