“21 Janari, akt terrorist i Berishës”, Zef Brozi: Pa urdhrin e tij, askush nuk guxonte të qëllonte me armë

24 Janar 2024, 09:04Politika TEMA
“21 Janari, akt terrorist i Berishës”, Zef Brozi: Pa urdhrin e

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk ka ndryshuar sjelljen e tij prej 32 vitesh dhe nuk i respekton intitucionet e drejtësisë, duke iu referuar shkuarjes së tij në SPAK dhe fyerjen që bëri ndaj prokurorëve.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Brozi u shpreh se 21 janari është një akt terrorist, me organizator Sali Berishën.

Sipas Brozit, SPAK duhet të hetojë sa më parë këtë çështje. Brozi shtoi se Lulzim Basha, i cili ka qenë ministër i brendshëm në atë periudhë, duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Berisha që sulmoi SPAK me fjalët më të egra, tregoi që ka qenë Berisha i pandreqshëm në këto 32 vite. E kam njohur në vitet e vështira ’94-95 dhe nuk ka ndryshuar për mirë. Berisha anti-shtet, shkatërrimtar i drejtësisë, denigrues dhe kërcënues ndaj prokurorëve të cilët nuk i binden atij.

Berisha nuk njeh shtet, ligj, institucione. Nuk i ka njohur atëherë, vetëm nëse i bindesh, je mirë me Berishën. Nëse zbaton ligjin, bëhesh armik i Berishës. Është i njëjtë mentalitet berishian, kundër shtetit të së drejtës, që e ka sjellë edhe drejtësinë që të ketë frikë. Por faleminderit SPAK, SHBA, mazhorancën dhe ndërkombëtarët që po e inkurajojnë SPAK, drejtësinë.

Patjetër që dosja duhet t’i kalojë sa më parë SPAK-ut. SPAK ka të drejtën dhe kompetencën për të hetuar 21 janarin. Subjektet që duhet të hetohen janë zyrtarë të lartë. I bëj thirrje që nesër të bëjë çështjen penake, çfarë pret SPAK-u? Kush i urdhrëroi? Vetë Saliu ka pohuar për vrasjen që bëriu, është zotuar që mund të bënte edhe më shumë. Saliu është kryesori në atë veprim terrorist të 21 janarit.

Pa urdhrin e Saliut, askush nuk do të guxonte të qëllonte me armë. Motivi i vrasjes së protestuesve, është sepse ai politikisht u frikësua se po i rrezikohej pushteti i tij. Motivet janë politike, donte të kërcënonte opozitën dhe të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje Bashës të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ka një mundësi për të ndihmuar SPAK dhe të gjithë shqiptarët, për të ditur rolin e Sali Berishës. Megjithëse ne e dimë se Berisha është organizatori i vërtetë i 21 janarit”, theksoi ai.

6 Komente

  1. V
    Vali

    Je njeri dhe profesionist i shkelqyer , Zef

    Përgjigjjuni
    1. a
      astriti

      o zef ,po ai e ka thene vete qe dhe vete do qellonte ne mos ka qelluar .eshte pa diskutim inisiatori ,frymezuesi ,realizuesi i gjithe asaj katraure qe e rrezoi perfundimisht nga pushteti ,dhe qe tregoje fytyren e tij te ndyre ,kriminele para gjithe botes -

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Seshte nevoja te filozofoni ...... e ka pranuar vete dhe me mllef te madh ......thjesh vendosini videon te shikoni dhe nje here nese nuk u eshte mbushur mendja se autori i asaj dite tragjike eshte Sali Berisha ...dhe arsyeja eshte korupsioni i partnerit te tij Ilir Metaj ....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Martin

          Ish-ministri i Puneve te Brendshme te Sali Berishes, Lulzim Basha eshte hallak e dyte e rrefimit real te tragjedise se Bulevardit "Deshmiret e Kombit" me 21 janar 2011; hallka e pare eshte ish-komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, i cili duhet te rikthehet ne qeli dhe nese nuk e tregon ngjarjen sic ka ndodhur, te denohet me burgim te perjetshem.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vigjilenca

            Zoti Zef, ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj në këtë rast. Historinë e largimit tuaj nga vendi e dimë të gjithë. Por nuk po kuptoj pse po humbin shumë kohë me këtë lubi. Shqipëria dhe shqiptaret nuk ja kanë borxh ndërsa ai nuk ka të shlyer me atë që i ka bërë këtij populli me çfarëdo dënimi maksimal që të ndëshkohet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Respekt per zotin Brozi. E verteta e padiskutueshme eshte ajo c’ka shkruan me siper. Ky vampir asnjehere s’ka perfilluar ligjet, ndaj tani eshte koha te pergjigjet per te gjithe krimet e shkuar

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje