PD kërkon amnisti për Salianjin, Çupi: Nëse pranohet amendamenti, do të ketë pasoja të rënda. Burgosjet do ktheheshin në pazare politike

24 Janar 2024, 09:28Politika TEMA
PD kërkon amnisti për Salianjin, Çupi: Nëse pranohet

PD ka dërguar në Kuvend një amendament, me të cilin kërkon të amnistohet deputeti Ervin Salinji. Ky dokument u dorëzua të martën nga Ferdinand Xhaferri, i cili kërkon që çdo person që është dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë dhe nuk është dhënë ende një vendim nga apeli, të falet.

Salianji u dënua në vitin 2019 për kallëzim të rremë më 1 vit burg, por ende nuk ka një dënim të formës së prerë. Nëse qeveria do ta pranonte amendamentin, në këmbim të votave për lirimin e 600 të burgosurve të tjerë, Salianji do të shpëtonte nga djegia e mandatit dhe do të rikandidonte në 2025.

I pyetur për këtë amendament, analisti Frrok Çupi theksoi se do të kishte pasoja të rënda nëse PS do ta pranonte këtë amendament. Në “Special Report”, analisti shtoi se një gjë e tillë do të kthente burgosjet do të ktheheshin në pazare politike dhe se vendi do të bëhej primitiv.

“Besoj se e tërë grehina e moralit dhe ligjit është që të mos e pranojë, sepse nëse do ta pranonte këtë gjë, atëherë kemi disa nënkuptime dhe pasoja të rënda. Pasojën që drejtësia shitet që në ligjvënie dhe në këto momente kaq kritike për drejtësinë dhe entuziaste për publikun, njerëzit shpresojnë se mund të kenë drejtësi.

Tani të ngrihet parlamenti dhe të shesë drejtësinë për arsye të tilla, do të thotë se do të bjerë drejtësia. Atë ditë nuk do të ketë më drejtësi, edhe nëse burgoset Saliu apo Iliri. E dyta, duke kthyer burgosjet në pazare politike është një precedent dhe kurrë nuk do të ketë më politikanë që do të shkojnë në burg. Do të thotë të kthehet mesjeta e parë ku bëje burgun dhe për dikë tjetër.

Dhe ta bësh shtetin sot kaq primitiv sa të ketë bedel, është e paimagjinueshme. Problemi i madh për opozitën që thur ëndrra të tilla. PD po bën lojë fjalësh dhe po përdor skema populistë dhe pa vlerë“, u shpreh analisti.

3 Komente

  1. s
    swingergrida

    skandal...me bo pazare per te shpetu bythen e Salianjit...i bie qe ka bo ndonje pazar me Xhafen...dhe si skile e vjeter qe eshte i mbyll keto mhb...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Salianji,ky surrat pula,nuk duhet amnistuar, Ai te shkoi ne burg ashtu me ate denim qe i ka dhene gjykata,nje vit burg. Para drejtesise nuk ka ca te nenes e ca te njerkes. Faji i Salianjit eshte i rende dhe te shkoi ne burg. BABALE nga Vlora po bene burg,Salianji qe e sajoi videon si maskara,rri jashte. Kjo eshte padrejtesi. Salianji ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Bijte e kurvave punojne me largpamesi. Pse kot e lane pa ekzekutuar vendimin e gjykates prej kater vjetesh? Kjo eshte drejtesia jone, reformat dhe pordhet me rigon!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje