Berisha kërkon lirinë! Apeli i GJKKO shtyn seancën, ja kur pritet të jepet vendimi

24 Janar 2024, 12:55Politika TEMA
Berisha kërkon lirinë! Apeli i GJKKO shtyn seancën, ja kur pritet

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së Ilirjana Olldashi shtyu për nesër dhënien e vendimit për masën e sigurisë së Sali Berishës. Seanca ka zgjatur rreth 3 orë, ku avokatët mbrojtës e kanë quajtur të paligjshëm vendosjen e masës së sigurisë arrest shtëpie.


Pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatëve, si edhe prokurorët që thonë se Berisha duhet të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, Olldashi ka vendosur që vendimin ta shpallë ditën e nesërme në orën 09:00. Po nesër do të merret në pyetje për aferën Partizani, edhe dhëndri Jamarbër Malltezi.

Berisha ka ankimuar masën arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit. ‘Liria’ e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.

Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK i cili ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit, i cili akuzohet se ka përfituar 5.4 mln euro nga ndërtimi i kullave.

 

4 Komente

  1. A
    Ardes

    Drejtesi putaneske ...bastardi ka ne dore ata te plepave....por plepi do ti hyje...

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Mos genjeni nje pjese te njerezve (se popullin nuk e genjeni dot)me reformen e drejtesise!Deshtim total.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Gjyqetarja Olldashi duhet perjashtuar nga puna,te shkoi ne shtepi te ngrohin veze. Nuk bene per gjyqetare. Shitet shpejt per pese leke.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Aty te ngordhesh, qen i helmuar!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje