Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK duke i quajtur grup i strukturuar kriminal, pasi e morën në pyetje lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
“Berisha nuk respekton shtetin. SPAK është organ kushtetues. Kushtetuta ka dalë me 140 që do të thotë për SPAK ka votuar dhe Sali Berisha. Pse votoi?
Nuk ia mbante të dilte kundër. Kur ke votuar në parlament pse del e thua është kjo.. me popullin do tallesh apo me veten”, tha Ngjela në një intervistë për ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
Sa i takon dosjes 21 janari, Ngjela tha: “Le të vazhdojë 21 janari se u vranë njerëz. Ishte turp historik për kombin shqiptar. U vranë persona të pafajshëm. Një provë e re hap gjyqin. U vranë nga shteti. Të dimë kush janë fajtorët . Të zbulohet e vërteta”.
A duhet të thirren ish kryeministri Berisha, ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha?
"Natyrisht që do të merren. Sot në koshiencën shoqërore këta që përmendët quhen të fajshëm. Të shikojmë si do të dalë procesi gjyqësor në SPAK që është një gjykatë e pavarur e mbrojtur ndërkombëtarisht. Të shohim cfarë ka ndodhur”, shtoi Ngjela.
Ky qe kerkonte qe njerezit te benin lufte?! Ky qe fliste e evokonte 10 000 te vare.Ptu fare e ndyre, ti je nje maskara .te kishe nder nuk derdellisje cdo dite te perendise ne ekran dufin e nates.
Sakte Avokat...si gjithmone...
Shume mire e ka zoti Ngjela. Sali Berisha (nuk ja zem dot emrin me goje ketij krimineli me damke) ishte ai qe e votoi reformen ne drejtesi,sot del kundra dhe i ofendon e i akuzon. Kjo eshte e padrejte. Megjitheate,Sot Sali Berisha eshte me te meta mendore dhe nuk mund t'ja maresh seriozisht.
Te dime fajtoret ! Po ne fajtoret i dime, vetem prokuroia qe paguhet per kete pune, nuk i di akoma se ata jane robot s'jane njerez! Pika prokurorise.