PD e Shkodrës dënon “fshesën” Bardh Spahisë: Hakmarrje e ulët që përçan partinë!

15 Prill 2022, 14:02Politika TEMA

PD e Shkodrës dënon “fshesën” Bardh Spahisë:

Partia Demokratike e Shkodrës ka dënuar me anë të një deklarate zyrtare, largimet nga puna të kryebashkiakut Bardh Spahia ndaj dy administratorëve të bashkisë, vetëm e vetëm se ata në zgjedhjet e 6 qershorit mbështetën kandidatin e PD-së, Xhemal Bushati.

Me anë të një deklarate zyrtare dega e PD shkodër e konsideron shkarkimin e Postribës dhe Dajçit, si një qëndrim që e ndaj e jo e bashkon partinë. Postriba dhe Dajçi janë dy nga zonat hambar të votave për Partinë Demokratike historikisht.

Deklarata e PD

Partia Demokratike dega Shkoder dënon me forcë largimet për arsye politike që po ndodhin në Bashkinë Shkodër .

Bardh Spahia kryetari i Bashkisë Shkodër, pa marrë mirë detyrën e kryetarit të bashkisë, në vend të mendojë për të zgjidhur nevojat emergjente që ka Bashkia Shkodër, tu japë zgjidhje problemeve të qytetarëve të Shkodrës ka filluar spastrimet duke  urdhëruar  largimin nga detyra të :

•            Altin Shabaj / administrator në  Njësinë Administrative Postribë, Bashkia Shkodër                              

•            Gjovalin Darragjati / administrator në Njësinë Administrative Dajç, Bashkia Shkodër

Të dy këta punonjës të Bashkisë Shkodër  kanë punuar me korrektësi dhe profesionalizëm dhe nuk kanë asnjë vëretje gjatë periudhës që kanë ushtruar këtë detyrë, por largimi i tyre nga detyra  është politik, sepse ata jan pjesë e strukturave drejtuese, anëatrë kryesie   të Partisë Demokratike Shkodër. Largimi i tyre nga puna është një hakmarrje e pastër që shkodranve ju kujton  “ luftën e klasave”.

I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Shkodër  Z. Bardh Spahija, të ndalojë  largimet politike nga ky institucion, të ndalojë hakmarrjen dhe presionin poltik mbi njerzit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, për tu hapur vende pune të korruptuarve dhe individëve të cilët i siguruan votat për tu bërë kryetar bashkie. Shkodra dhe shkodranët nuk ua kanë borxh!

Ndërsa flasin për bashkim dhe gjithpërfsitrje në procese të ashtuquajtuara zgjedhore , realiteti është presion politik , hakmarrje dhe përjashtime apo largime nga puna të gjithkujt që nuk mendon si ata apo nuk bashkohet me hallin e Bardh Spahisë  apo Voltana Ademit  dhe ky hall është  uzurpim me çdo kusht e çdo mjet të Partisë Demokratike të Shkodrës.

Të nderuar qytetarë të Shkodrës, të dashur demokratë të Shkodrës,                                                                        për fat të keq Bashkia Shkodër nuk është dhe nuk do të jetë në funsionin tuaj, nuk është dhe nuk do të jetë pranë  halleve e problemeve të shumta që ju keni. Bashkia Shkodër sot është nën sundimin e atyre që duan ta përdorin këtë institucion për qëllime politike, për hakmarrje dhe presione të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me mënyrën se si duhet të qeveriset apo drejtohet një qytet, një bashki apo një komunitet .

Janë bërë bashkë të korruptuarit, “nongratat”, përfituesit  dhe zaptuesit e Shkodrës,  për të sunduar Shkodrën, për të sunduar të ardhmen.

Bardh Spahija ndalo presionin poltik dhe hakmarrjen! Shkodra dhe shkodranët, nuk ua kanë borxh. Ata duan zgjidhje për hallet e problemet e tyre, ata duan punë.

TemA

 

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Kriza e Covid-19, i ka kushtuar Kryeministrit Rama (3000 $) për frymë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Angjelini

      Me vjen keq sa poshte ka ra Shkodra. Si asht e mundun te mos lejohen te vihen ne krye te puneve ne Shkoder, intelektual nga familje te vjetra shkodrane, familje me themel te vjeter, si asht e mundun qe nuk dalin familjet tradicionale shkidrane te refuzojne kandidatura te tilla si djali i kriminelit Ali Spahia, i trafikantit te naftes qe furnizonte ate kohe Sllobodanin mikun e Berishes? Alia Spahija asht hekun sikur eshte i perndjekur politik. Ne fakt e verteta qendron keshtu; ne kohen e monizmit, Ali Spahija ndiqej nga policia e Shkodres per shperdorim detyre dhe shfrytezim te postit zyrtar. Ai ishte mjek, por ishte manjak seksual dhe kishte arritur te perdhunonte shume femra. Kishte prej atyre qae nuk i ishin nenshtruar. U ndoq per disa muaj, lista e femrave te perdhunuara dhe te provokuara per perdhunim ishte e gjate. Puna e Ali Spahise shkoi deri lart ne KQ dhe eshte vete Enver Hoxha i cili sugjeroi qe Ali Spahija te ndeshkohej per ndonje krim tjeter per 4 a 5 vjet dhe te mos gjykohej per sulmet ndaj femrave sepse mund te prisheshin shume familje dhe mundet edhe ta vrisnin per hakmarrje. Ali Spahija u denua gjoija per propagande dhe bashke me Azem Hajdarin e te tjere organizuan vrasjen e Arben Brocit, djalit demokrat shkodran i cili nuk pajtohej me veprimet e Ali Spahise, Ali Kazazit e disa plehrave te tjere ne Shkoder, te cilet nxiteshin nga Sali Berisha per ta gjunjezuar qytetarine shkodrane. Edhe i biri i Ali Spahise ka komplet veset e te jatit, hajdut, imoral, njeri qe me gjakftohtesi mund te vrase kedo qe i del para pa fije pendese. Ta gezoje Shkodra Loce djalin e Ali Spahi kriminelit. Por e verteta eshte se intelektualet shkodrane heshtin para terrorit berishist dhe nuk ndihen te gjalle. Fashikullin me praktiken ku Ali Spahija ndiqej nga policia per poshtersite me femra, jane ne duart e nje njeriu shume te nderuar ne Shkoder, te cilat i kane rene ne duar krejt rastesisht ne vitet 90.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sul Koburja

        Pse more miqtë e mij shkodranë çfarë prisnit ju nga i zgjedhuri i Berishës,e hëngrët derrin përsëri,ta mbani me shnet.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          O ANGJELIN,ENVERIT I PSKA ARDHE KEQ SE MOS PRISHI FAMILIJE?PO KUR I BURGOSTE DHE I PUSHKATOTE CA BOTE.PRIMEN QEKE KAQ RROTE KARIT?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje