Zgjedhja e presidentit, PS kërkon që procedura të nisë në fund të prillit

15 Prill 2022, 12:28Politika TEMA

Zgjedhja e presidentit, PS kërkon që procedura të nisë

Partia Socialiste kërkon që procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës të fillojë në datë 29 prill, ku Konferenca e Kryetarëve të miratojë kalendarin e posaçëm.

Ndërsa, pretendohet që raundi i parë i votimit të bëhet në datë 4 maj.

Letra e grupit parlamentar socialist drejtuar Kuvendit:

Lënda: Kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës

Drejtuar: Znj. Lindita NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT

E nderuar zonja Kryetare,

Bazuar në nenin 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në nenet 12 dhe 109 të Rregullores së Kuvendit parashtroj kërkesën për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës.

Në nenin 88, pika 2 të Kushtetutës, përcaktohet se “mandati (i Presidentit të Republikës) përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës”.

Në nenin 88 pika 2/1 të Kushtetutës, përcaktohet se “procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës”.

Duke patur parasysh se Presidenti i Republikës në detyrë ka patur si datë të betimit datën 24 Korrik 2017, konstatohet se mandati i Tij si President i Republikës përfundon më 24 Korrik 2022 dhe referuar parashikimeve kushtetuese sa më sipër procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 Maj 2022.

Duke patur në vëmendje:

1.afatet maksimale për çdo raund votimi të përcaktuara në pikën 2, të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit si dhe,

2.numrin maksimal të këtyre raundeve (pesë) sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit,
ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më datën 29 Prill 2022.

Për këtë qëllim, bazuar në nenin 12, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite:

I.Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

II.Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, referuar përsëri nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet më datën 4 maj 2022.

11 Komente

  1. S
    Sadete dushku

    Bukur skan pse e vonojn me shum kta te saliut te mbajne ate seline e PD dhe boll e kan se do na ven prap meten president te jet per ta

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besa

      Me i miri ardhte si president ose presidente i ketij vendi. Personalisht do me pelqente te vinte nje presidente femer

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben

        Aman te iki ky vemja qe esht si president sa me shpejt

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Me ne fund president i ri, ishalla jo si ai qe ishte. Me ne fund do shpetojn shqiptaret.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasan

            Zgjedhja e presidentit te ri shpresoj qe te balancoj pak situaten politike ne vend jo si presidenti qe kemj tani qe i rreh zemra nga opozita qe ka krijuar vet

            Përgjigjjuni
            1. k
              kolo kolo

              Hajt sukese me kedo te zgjidhni

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albi

                Me ne fund po afrohen ditet qe te iku ky

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Florindi

                  Sa me shpejt aq me mire. Shqipria nuk ka me koh per t humbur.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alban

                    Me ne fund po iken ky qe kemi se vetem ka zen karrigen kot

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      redd

                      aman sa me pare te jete e mundur te iki ky qelbesira qe kemi tshi sepse vetem per ate post qe ska cip te rri

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Komentator Politik

                        Presidenti i Ri (në mos gabohem) më 24 Maj, duhet të jetë 28 vjeçar .,djal ose vajz, e i diplomuar në Universitetin e Tiranës.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje