Betohen diplomatët e rinj, Xhaçka: Nuk ka qëndrueshmëri pa meritokraci në shërbimin e jashtëm

15 Prill 2022, 13:06Politika TEMA

Betohen diplomatët e rinj, Xhaçka: Nuk ka qëndrueshmëri pa

14 diplomatë të rinj iu shtuan sot Shërbimit të Jashtëm. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila mori pjesë në ceremoninë e betimit të diplomatëve të gjeneratës “Iliaz Vrioni”, tha të rinjtë po bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare në një situatë shumë domethënëse për vendin.

“Politika e jashtme e Shqipërisë ka arritur sot suksese që dukeshin dikur të pamundura. Që nga Presidenca e OSBE e deri tek mandati në Këshillin e Sigurimit, ku performanca e Shqipërisë ka qenë vërtet e suksesshme, jam e sigurt që këto janë momente për të cilat do të flitet gjatë në këtë ministri e mes të gjithë kolegëve që do t’i bashkohen shërbimit në vitet që do të vijnë”.

 Për kryediplomaten shqiptare meritokracia do të jetë baza e shërbimit të jashtëm.

“Kjo performancë nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ne nuk arrijmë të afrojmë në shërbimin e jashtëm më të mirët. Dhe nëse nuk rikthejmë në shërbim në mënyrë sa më të plotë parimin e meritokracisë. Unë besoj fort tek potenciali që i sjellin të rinjtë këtij institucioni. Besoj fort që duke krijuar sa më shumë hapësira për ju, jemi duke garantuar të ardhmen e Shërbimit të Jashtëm edhe për vitet që do të vijnë. Prandaj ju uroj shumë suksese dhe ju garantoj që nëse punoni fort do të keni tek unë një mbështetëse shumë të fortë”,  tha Ministrja Xhaçka.

Në gjeneratën e diplomatëve të rinj shumica dërrmuese janë gra e vajza, ndërsa sipas Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, shumë prej përfaqësive të Shqipërisë në botë drejtohen nga gratë e vajzat.

6 Komente

  1. t
    taipi

    Kta jan me miq..cdo 4 vjet Rama gjoja shpall "brain gain" me demek te sjellim ne Shqiperi profesionistet qe jane edukuar dhe kane bere karrier ne bote. Vjet beme edhe thirrje me Skype me Ramen, nder te rinjte Shqipetare ne bote kishte edhe mjek qe benin kerkime per sherimin e kancerit. Tani hajde merre vesh qe paska marre MPJ 14 diplomate, kta jane me siguri soj sorollop klani i tyre. Vetem meritokraci nuk ka ne Shqiperi. Njerez anonim pa asnje arritje, ne fakt e vetmja arritje eshte qe behen befasisht ministra, deputet etj..pastaj pyet pse jane te gjithe ne arrati ku te munden per tu larguar sa me pare nga kjo shoqeri e kalbur dhe e korruptuar der ne kocke..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Keta jane Alqi Bllakot e ardheshem te Rilindjes

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alex

        Paisja me certifikate nuk e bën detyrimisht një njeri Diplomat,brezi i ri duhet të brumoset me Atdhedashuri dhe në plan të parë të ketë interesat e Kombit dhe jo ta shikojnë shërbimin Diplomatik si një mundësi për t'u katapultuar jashtë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentator Politik

          Diplomat janë të gjithë emigrantët në territor armik.(sot duhet lexuar çdo shtyp i huaj,duhet parë çdo stacion televiziv,duhet në çdo bashki kryeqyteti,prezenc në terren)

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leo

            Jo ore cne me miq. C eshte KY llaf

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Po pse ka ngel ndonje I vjeter....ktu ku jatoj une eshte nje konsulle qe besoj nuk I ka mbushur te 25 ...nuk njeh Gjermanisht e le shume per te deshiruar....administrata eshte ku therret qameti.....tmerr

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje