“PD është bërë një parti shpifësish”, Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar

13 Janar 2025, 19:00Politika TEMA

“PD është bërë një parti shpifësish”,

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje” dhe “Fyerje”.

Këtë të hënë u zhvillua edhe seanca në Gjykatën e Posaçme ku ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërsa deputeti demokrat preferoi të mbrohej përmes avokatëve të tij.

Analisti, Frrok Çupi komentoi këtë çështje, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News. Gjatë intervistës, Çupi u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një parti shpifësish.

Gjithashtu theksoi se shpifja shkatërron dinjitetin dhe personalitetin dhe kjo sipas tij duhet ndëshkuar.

“Është një shpifje dhe një akt kriminale, tani po e shohim që ikën Bardhi dhe vjen Argita, pra të gjithë janë me ngarkesat e shpifjes. Këto shfaqen para gjyqit për shkak se shpifin. Partia Demokratike dhe sidomos partia e Berishës, shpifjen e kanë edhe lënë të parë, por edhe produkt. Shpifja ka filluar pak para se të themelohej PD. Atje disa themelues janë detyruar të arratisen të largohen për shkak se në kohën kur Berisha nuk ishte dakord me ta, ky i cilësonte spiun të Ramiz Alizë. Pra hedhja baltë kundër njerëzve është në cilësinë e asaj partie. Pra e konsiderojnë si mjet punë shpifjen. Kjo ndodh sepse në këtë grupim politik, pandëshkueshmëria është tipar. Rasti i Salianjit ishte një rast që vendosi një standard, që të ndëshkohet kushdo që shpif kundër tjetrit dhe krijon lajm të rremë. Rasti i tij, prej tyre po trajtohet si rast politik, i burgosur politik, për t’i dhënë kurajë të gjithë shpifësve. Këto duket që janë hapur shpifjes, siç ishte edhe Argita Malltezi për Irena Gjokën. Këto janë shantazhe të qëllimta kundër drejtësisë. Shpifja është bombë nukleare që shkatërron dinjitet, lidhje, cilësi. Kjo politikë e tyre djeg vetëm vlerat. Shpifjet mbeten shpifje dhe mbeten më të rënda kur kryhen politikisht. Politika ka moral dhe ligj sepse një politikë pa moral dhe ligj nuk është në dobi të vendit dhe të njeriut, por këta e kanë bërë të pamoralshme”, tha ndër të tjera Çupi.

6 Komente

  1. c
    ce

    Shpif shpif se dicka do mbetet - keshtu thoshte shefi i propogandes se Rajhut te Trete dr. Joseph Gebels. Kjo eshte fryma qe pershkon boshtin ideollogjik te foltores se vicidolit ne aktivitetin e saj te perditshem.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Shpifja duhet ndeshkuar, por ceshtja eshte se kush do e ndeshkoje? Kesaj qenef drejtesie I shpeton shurra perpara kryemafiozit qe shpifjet I ka akuzat me ordinere

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leko

        Kur shpifja kthehet ne perditshmeri per PD shumica e shqiitareve i varin teneqene. Pra llap se si rruhet kujt

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          E mbani mend kur te gjithe ata qe i dilnin kunder Berishes si Ceka, Imami, Pashko, Selami etj ky i quante komuniste dhe militantet trushpelare te tij i mbanin iso dhe i quanin dhe ata komuniste. Perfundimisht PD nje parti marksist- leniniste.

          Përgjigjjuni
          1. v
            visi

            Sa të jetë Sali non grata kjo parti vetëm llumin do të mbledhi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Antonio Cassano

              Si spo vdes ky kurv burr ky spiun rropqir!!!????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje