
Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.
“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.
Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.
“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.
Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.
“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.
Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor.
Tani keta nuk mund te shprehin besimin tek Njerëzit e tyre ne komisione dhe duan rinumërim ne te gjithe vendin.Nuk di a i kujtohet Berishes 2009 kur PS kerkonte ne pak vende rinumërim mirëpo Berisha e dinte çfarë kane bere Njerëzit e tij dhe bashke me Ristanin dogji fletet e votimit,apo ne 2011 kur Rama fitoi bashkinë e Tiranës,ai po me Ristanin se nga gjeten e mbushen kutite dhe e nxori Bashën kryetar,kurse Ristanin zv minister i MPM.Tani ky kujton se ështe ne pushtet dhe i ka perseri kutite ne dore dhe do t'i mbushe si dikur,se me sa duket ata trenat bullgar e sorollopi i ideve filluan te bien
PO QE FARSE PROCESI PSE KERKOJNE MANDAT NE TAVOLINE? APO KCK, KAP CFARE TE KAPESH! PSE NUK I THONI PARTIA SALIKRATIKE por i thoni PD??!!
Edhe zoti te zbes nga qielli su ben dot derman. Gjynah sa keq kan rene.
Mire per dimer qe num i late rehat shqipetaret por edhe per behar qe te shkojne neper plazhe nuk do ti lini rehat.Ju jo vetem qe jeni te rrjedhur por jenj edhe te pjerdhur.
Po si mund te kerkoni rinumerim votash nga nje *votim farse* , a mos valle keni harruar cfare keni nxjerre nga goja. A mos kujtoni se eshte koha e mjeranit Arben Ristani qe dogji fletet e votimit vetem per te mos u numeruar nga opozita atehere , qe beri rinumerimin e nje kutie te cuditeshme ku naten ne qendren e votimit Vokshi sygerdoqja me banden e saj hyne brenda dhe futen aq vota sa te ndryshohej rezultati ne favor te Bashes qe e mori pastaj me 4 vota diference. Besoj e mbani mend Vokshi gerdallen si uleriti pa u numeruar 4 votat e fundit se e dinte rezultatin , se e dinte sa vota ishin futur brenda naten ne qender votimi dhe u shpall fitues Basha ne menyre te paligjeshme me bekimin dhe te Ambasadorit Arvizu. E ajo kohe ka perenduar o vicidola, prandaj mos u beni pjese e *farses elektorale* apo keni pertypur cfare keni thene se ju nuk keni turp.Ju turpin e keni ngrene me buke derisa Flamut Geringu u nxjerr gishtin e mesit nga foltorja 3 milion Shqiptareve cfare do prisni. Do merrni ate qe moret me 11 maj ,noc rrokun.