Kolegji Zgjedhor pritet të thotë 'fjalën e fundit' për betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sot në orën 10:00, do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të PD-së, e cila kërkoi mosnjohjen e rezultatit me pretendimin se procesi është shoqëruar me parregulli dhe shkelje të rënda ligjore.
Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami ndërsa anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
Lini një Përgjigje