PD mbledh për herë të parë drejtuesit politikë

8 Shtator 2024, 16:16Politika TEMA
PD mbledh për herë të parë drejtuesit politikë

Pas mbledhjes së Asamblesë së PS dhe publikimit të listës me emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe për zgjedhjet e 2025, edhe PD është vënë në lëvizje.

Pas caktimit të drejtuesve të qarqeve disa ditë më parë sot PD ka thirrur mbledhjen e parë me këta drejtues në selinë blu.

Gjatë takimit, Sali Berisha, kryetar i PD-së, nga arresti i shtëpisë do të mbajë edhe fjalën e tij nëpërmjet një video konferencë siç ka bërë edhe më parë.

''Në orën 17.00 në selinë e PD, salla "Pjetër Arbnori" do të zhvillohet takim me drejtuesit politikë të PD ku do të ketë fjalën e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha'',- njofton PD.

 

1 Komente

  1. B
    Bureto

    Si gjithmonë, në risitë politike, Rama është një hap para. Risia e kësaj here është që përkundër zhurmës, lista të mbyllura, lista të hapura, 1/3 apo 2/3 e tyre, ai në të parat do përfshijë deputetë me një mandat dhe kandidatë të rinj, ndërsa të tjerët, përfshirë dhe veten do i përfshijë në listat e hapura, pra në ato konkurueset që mandatin e deputetit duhet ta fitojnë me votë popullire dhe jo nga lista e sigurtë e kryetarit, si deri më sot. Vërtet një hap që askush nuk do e kishte menduar më parë. Do ta bëni dot ju gërdallat e PD-së këtë? Që dmth Saliu, T.Shehu, F.Noka, E.Spaho, O.Bylykbashi, E. Paloka etj, deputetë aktualë që kanë mbi një mandat deputeti, të përfshihen në listat e hapura të qarqeve? Më e mira do ishte që ca prej tyre, me në krye "non gratën", të mos ishin fare, por si hap të parë le të mos bëjnë më pak se kundërshtari i tyre. Jo se kështu do fitoni, por humbja të mos jetë, siç Rama ju sfidoi, duke u paralajmëruar rezultatin e '97-tës. E dini vetë se si ishte ai.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje