Peleshi me përfaqësues të Komisionit të Venecias: Mirëpresim opinionin për ligjin e financimit të partive politike

28 Maj 2026, 17:50Politika TEMA
Peleshi me përfaqësues të Komisionit të Venecias:

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim përfaqësues të Komisionit të Venecias, në kuadër të përgatitjes së opinionit për projektligjin mbi financimin e partive politike, pjesë e reformës zgjedhore.

Peleshi vlerësoi se “Komisioni i Venecias mbetet një partner i çmuar dhe i besueshëm i Kuvendit, ndërsa Shqipëria vlerësohet për zbatimin me korrektësi të rekomandimeve dhe opinioneve të tij”.

“Kuvendi mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për hartimin e një ligji që garanton transparencë, integritet në financimin politik, barazi në konkurrencën elektorale dhe forcim të mekanizmave të kontrollit financiar, mbi parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit dhe sigurisë juridike’, u shpreh Peleshi.

Sipas tij, synimi është miratimi i këtij ligji me konsensus të gjerë politik, mes maxhorancës dhe opozitës.

1 Komente

  1. P
    Pe Hekuri

    Komisioni Venecias tha dhe qe Lali Eri s’duhej arrestuar po nje Lesh bere o Pelesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje