Tabaku: 550 milionë euro të pashpenzuara, buxheti nuk po kthehet te qytetarët (VIDEO)

28 Maj 2026, 17:21Politika TEMA
Tabaku: 550 milionë euro të pashpenzuara, buxheti nuk po kthehet te

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për suficitin e pashpenzuar në buxhetin e shtetit, duke akuzuar qeverinë se po mbledh më shumë para nga qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave, por pa i kthyer ato në investime reale për ekonominë dhe familjet shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se gjatë katër muajve të parë të vitit janë krijuar 550 milionë euro shtesë në buxhet, por që sipas saj mbeten të pashpenzuara dhe nuk po orientohen drejt sektorëve jetikë të ekonomisë.

“Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre. Por a shkojnë këto para në ekonomi, në bujqësi, në arsim apo në shëndetësi? Përgjigjja është jo”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate e lidh këtë situatë me mënyrën se si shpërndahen fondet publike dhe me përqendrimin e tenderave tek një grup i vogël kompanish.

Sipas saj, “20 kompani marrin 58% të tenderave”, ndërsa konkurrenca në ekonomi, koncesione dhe prokurime publike është zëvendësuar nga një sistem që favorizon pakicën.

Tabaku argumenton se modeli aktual ekonomik nuk prodhon zhvillim dhe nuk i rikthen paratë në ekonomi, por vetëm rrit fitimet e një grupi biznesesh të lidhura me pushtetin.

“Ky sistem i kapur është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse emigracioni vazhdon dhe pse sektorë të tërë mbeten pa gjallëri”, deklaron ajo.

Në fund të reagimit, Tabaku thekson se ndryshimi i ekonomisë shqiptare kërkon ndryshim të filozofisë së qeverisjes, duke akuzuar mazhorancën se “e ka trajtuar buxhetin si plaçkë”.

5 Komente

  1. F
    Fluturon fluturon fluturon Balona Tabake

    Ik moj genjeshtare plehre nuk do ta fali votuesit çfare ke bere ne Bruxelle ke nxire Shqiperine

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Si nuk te vjen turp qe s'le gje pa vjell kunder SHQIPERIS neper dyert e EVROPES dhe me pa fytyresi del akoma e na ben moral .TURP PER TY .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Shkerdhate femer.plasi t'u kerku per mut se esht msu ke oturakut malokut.u msu me kockat e malokut funderrina

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nga fshati titit

          Vete kur ishe ne qeveri dhe Bashki qe punoje Zotrote e ke NDERITUR me fondet.....del dhe jep mende se vete e kishe mendjen te ndertoje pallate e vila ne Lalez tani po te digjet barku per Shqiptaret je hipokrite zonja deputete shpjegoju shqiptareve se cfare ju ke mare pastaj beje njeriun apo politikanin e dhimsur.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Llaxorja e non grate per nje gabim qe nuke perdrodhi bythet ne vallen e tij ngeli jashte listave pavarsisht se akoma qendron ne breket e terroristit,tani perpiqet qe te behet lajme por jo nuk ndez ngelet nje grua me bythe rrafsh ku i iind e drejta te ankohet ne polici per vjedhjen e tyre

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje