Për herë të parë, një president estonez viziton Shqipërinë

4 Qershor 2023, 12:30Politika TEMA

Për herë të parë, një president estonez viziton

Për herë të parë një president i Estonisë do të vizitojë Shqipërinë. Presidenti i Estonisë Alar Karis do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

Presidenti estonez do të vijë në Shqipëri më datë 7-9 qershor. Sipas axhendës së vizitës më 7 qershor në orën 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar.

Më pas dy krerët e shtetëve do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët. Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

1 Komente

  1. ¿?

    Ketij estonezit bojn mire t'i shpiegojne se cfare dmth mbiemri i vet ne shqip, qe te mos kete noi keqkuptim

    Lini një Përgjigje