Deputeti i PD: Sali Berisha, fatkeqësia jonë

3 Qershor 2023, 20:01Politika TEMA

Deputeti i PD: Sali Berisha, fatkeqësia jonë

Deputeti i PD, Arbi Agalliu insiston se PD duhet të bëjë gjithçka për të plotësuar vakancat që i mungojnë, atë të liderit të demokratëve dhe kryetarit të grupit parlamentar. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu thotë se PD nuk i duhet një kryetar me të shkuar të errët duke nënkuptuar kështu Sali Berishën.

Ai shprehet se shqiptarët duan qasje të re dhe Berisha duhet të reflektojë duke lënë demokratët që të zgjedhin liderin pa bërë ndërhyrje.

“Asnjë sekondë nuk është në favor të PD nëse vijon në këtë situatë. PD ka të gjithë potencialet për të zhvilluar një proces zgjedhor të brendshëm nga kryetari i partisë në kryetarin e seksionit. Duhet të plotësohen të gjithë vakancat për të krijuar një ekip që të përballet me një regjim. Situata e deritanishme nuk ka patur sukses, jemi munduar të kthjellojmë njerëzit por besoj se nga sot e në vijim, PD duhet të kthehet sic i ka hije jo një forcë që më shumë ka pritur se sa ka reaguar.

Nuk duam individ që kanë pikëpyetje të mëdha, që kanë qenë të lidhur me korrupsionin e kanë të shkuar të errët. Berisha e ka zyrtarisht. Berisha është fatkeqësi e PD, është fatkeqësi e jona. Kemi dhënë gjithçka për të por besoj që forca e një lideri tregohet dhe me dorëheqje e tërheqje. Është momenti që Berisha të reflektojë duke i lënë shqiptarët e demokratët të zgjedhin liderin e tyre. Sa kohë nuk e bën por kërkon revolucion e protesta pavarësisht rezultatit zhgënjyes të mbajë gjallë shpresën e demokratëve. Fatkeqësisht shqiptarët duan qasje të re”, tha Agalliu.

Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës në politikën aktive, deputeti demokrat thotë se nuk ka dijeni nëse po planifikon të garojë për kreun e PD.

“Basha ka aktivitetin e vet. Nuk di të them nëse kthehet ose jo në krye të PD. Kushdo individ që plotëson kriteret për të kandiduar është i mirëpritur ta bëjë këtë gjë. Nëse Basha ose kushdo tjetër merr pëlqimin e anëtarësisë, është në të drejtën e tij. Basha ka bërë hap pas duke marrë përgjegjësinë pas zgjedhjeve të 6 marsit kur situata u tensionua”, tha Agalliu.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren të martën kur të mblidhet kryesia dhe grupi parlamentar i PD.

16 Komente

  1. C
    Cen Dymi

    Zoti Agalliu po fatekeqsia jone , por ama fatmirsia e Komunisteve ishte aty me urdher te Ramiz Alise e Xhelil Gjonit per te mos prekur Nomeklaturen Hoxhiste te cilet u bene pasunike me ndihmen e Saliut

    1. k
      k

      Fatkeqsia është e popullit shqiptar se ju budallejtë që i shkoni mbrapa,e meritoni.

    2. T
      Tani

      Saliu fatekeqesi per mbare Shqiptsret kudo ku jane me servilizem dhe me ndihmen e Ramiz Alise doli ne krye te P.D - se qe diten qe u be Saliu Kryetare vdiq pa lindur Demokracia. Vuri ne te gjitha postet drejtuese njerz te tredhur Spiunat e Sigurimit te Shtetit . Luftoi meritokracine dhe e zevendesoje me Maloket e Tropojes njerz te dale nga shpellat.Shkatarroj pronaret , beri pronare komuistet , shkatarroje te persekutuari i kishte alergji si komunist fanatik qe ishte. Zbatoi teorine e vasalitetit ne praktike .Ssliu sot mund ta themi me plot gojen ishte MAKJAVELI me i perpikte ne tere boten.

      1. B
        Ben

        Problemi nuk eshte vetem Sala,Luli, leshi,preshi qe jeni tek Pd-ja.Aty eshte nje moçal qe vegjetojne kot fare.Ju akoma jeni zero ne parashikime,ide si dhe nuk keni as lider ne prespektive.Lerini pastaj kur mendoni qe ribashkimi do sjell prespektive.Po nuk doli ndonjeri qe ta marre partine me "dhune" idesh,mendimi, te jete lider etj etj,ju do rrini gjithmone te shpartallum.Edhe me Lul koqen do beni budallallikun e rradhes.Fatkesia eshte se nuk duket drite ne horizont tek ju.

        1. B
          Bledi

          Po keni fytyre ju te flisni per rezultat o teveqel! Ju mundi deri dhe Arlind Qorri! Vendosni me mire tao pallen kryetar qe mos ua molestoje lulin neper apartamente!

          1. P
            Psikopati

            Ky psikopati Sali eshte fatkeqesi e gjithe njerezimit , PDja nuk eshte asgje

            1. P
              Pëdë s'ka më.

              "Potencialet" e pëdësë, që nuk ekziston, janë infeksion i rëndë epidemik nga çmenduria e anëtarësisë, që "jep djalin" për saliKolerën. Kuptove? Kontigjenti juaj i tëri për në psikiatri.

              1. E
                Evisa

                Ju përgënjeshtroni vetvehten, zoti deputet, kur me të drejtë thoni që Berisha është fatkeqësia jonë më e madhe dhe më pas vazhdoni: "...Fatkeqësisht shqiptarët duan qasje të re”. Është mirë t'a dini ju në radhë të parë, se fakti që shqiptarët duan qasje të re, është vërtetë fatmirësi dhe jo fatkeqësi. Me të tilla inkonseguenca ju nuk mund të bëheni i besueshëm për opinionin publik, kjo tregon se edhe ju vetë nuk i besoni ato që thoni. Një deputeti nuk i ka hije të mos matet kur flet.

                1. D
                  Daku

                  Saliu te ike ose te rrije. Por krriçat e rinj si Agalliu, pa asnje kontribut ne PD, produkte te Naim Çilit, nuk duhet te rrijne - kanë hy nga penxherja të dalin nga oxhaku.

                  1. S
                    Svetllana

                    Sali Berisha -fatkeqesia me e madhe qe i ka rene Shqiperise: shkaterroi dhe dogji, vrau dhe vodhi, por nuk do t'i hyje anje gjemb ne kembe se ka rrenje te thella ne ASistemin e Drejtesise.

                    1. P
                      Populli

                      KRIMINEL , ne pushkatim kete KRIMINEL

                      1. m
                        mos qeshni po mundet

                        I paska zene udhen e i mba doren Saliu ketij Arbi Agalliut (qe per shume tani po e marrin vesht se qenka Deputet i PD)...qe te mos rrezoje Ramen!

                        1. P
                          PD

                          Zgjidhni Kryetar te PDse, ate qe ka qene deputet qe eshte terhequr, Alfred Rusha, nje person me edukate, i sjellshem me te gjithe dhe me kryesorja asnjhere ska folur me gjuhen e saliut, ndryshe PDja nuk vjen nepushtet asnjehere.

                          1. E
                            Emi

                            Ky Rushaj qe thua zotrote ka bere Fakultete por shkollen e mesme se di si e mori se ne parallel e kisha e rralle e shihja... ne Kesh punoi mire miku.....e zv minister koncensionet I kishte qejf e I kopsiste mire.

                          2. O
                            On

                            Jeni te paafte dhe bythece...nuk keni bythe o Arber...e keni mendjen vetem per leke e nuk sakrifikoni. Opozita do sakrifica e fryme. Ju vuri para nje plak 80 vjec. Rri dhe 1.8vjet deputet e shko jep ndonje Lektion me kopje ne Fakultet.

                            Lini një Përgjigje