Rama paraprin lajmin: Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë, si mund të ndodhë kjo?

2 Qershor 2023, 19:55Politika TEMA

Rama paraprin lajmin: Një sekretare e përgjithshme kapet në

Gjatë turit të falenderimeve në Tiranë, kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpeh se para pak orësh ka dëgjuar për një situatë që thotë se e ka vënë në siklet.

Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë”, tha Rama, teksa shtroi pyetjen se “si mund të ndodhë kjo?”

Kryeministri Rama thotë se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd.

Edi Rama: Para pak orësh, dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë Lekë, si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e pëlqyeshme e kësaj është një kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti, uroj të ketë sa më shumë të tilla dhe nuk mund të uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është diçka e rëndë dhe mungesa e sensit të patriotizmit, të detyrës, të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli, është realisht e tmerrshme.

Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, e kemi hapur vetë sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësuinë e qeverisjes së vendit duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie duke vazhduar avazin ku të fuqishmit e këtij vendi kurrë nuk janë thirrur nga drejtësia. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë sepse kjo është arsye pse unë bëj këtë punë që bëj. 

Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër, në këtë rrugë nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka kompromis me askënd. Unë e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt. Kjo është rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me situata të vështira, njerëz që kanë marrë gjithçka.

Ne duhet që paralelisht, të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që bëjmë, këtu janë gjërat e ndara, por duhet të jemi shumë të angazhuar që këtë gjë ta themi me njëri-tjetrin dhe ata njerëz që marrin një detyrë ta dinë se çfarë po marrin. Ata që kanë një detyrë të mos kërkojnë përtej detyrës gjithçka, nuk kam parasysh penalet, por ato personalet, të panumërta.

51 Komente

  1. d
    derandi

    Ska problem se e arestoj e dhe e nxjer gjykata te pa fajshme, kno tregon korupsion te thelle....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diversanti

      e PRA, si ka mundesi qe kapet/n ne Albanistanin tat o horr i horrave....lol

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Unë gomari,mendova se duhet ta shoshim ne që nuk duhet të ndodhi,kurse e thotë ai që e bëri të mundur të ndodhte. Bota dhe ligji i përmbysur.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Çfare ligji mor aman!! Une nuk jam jurist por mendoj se nuk mundet te trajtosh korrupsionin e zyrtareve te shtetit, funksionare, prokurore e gjyqtare me ligje qe jane nje mije virima, fiks si dhelpra strofkullen e saj!!! Nuk mundet nje gjyqtar i korruptuar si psh, ajo e Elbassnit, Z.Vyshkja gjykim te shkurter dhe ulje 1/ 3 te denimit, eshte tallje e paster, nuk mund te luftosh korrupsionen qe eshte kanceri i Shqiperise vetem me rritje te rrogave e me denime qesharake!!! Asnje nuk beson se mund te frikesosh hajdutat e kalibrit te madh, me ndonje vit burg, i bejne me gjith qejf, ne kembim te miliona e miliona euro, gjithnje, pasi ti kapesh, sepse me pare duhet edhe te kesh vullnet tu kapesh!!! Duhen ligje te veçanta per tu perballur me fenomene te tilla, nuk duhet te kete shume varesi nga gjyqtari nje denim, duhet ti ulet mundesia, e te aplikoje vrtem ligjkn, nga 10-15 vjet te mos kete mundesi nje funksionar hajdut i faktuar te mund te beje disa muaj, te pakten 10 duhet te mos ja levize askush nga kurrizi, o eshte i pa fajshem o eshte fajtor, ketu nuk merret vesh asgje, hyjne dalin, sekuestrihen pasuri, i kthejne mbrapsh, i demshperblejne, dge shqiptati i shkrete paguan tre here, nje here qe nuk ben dot pune se i korruptuari shef diku tjeter, vidhet si kontribues, e ne fund duhet te kontriboje edhe ti demshperbleje, rasti i vjedhjes se bankes se Shqiperise eshte rasti me talles per mendimin tim!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Një drejtues shumë socialist, i zgjedhur me porosi

          Keni shumë të drejtë që habiteni, shoku Rama. Ne,kur i kemi zgjedhur për të drejtuar, ju kemi thënë se, askush që nuk di si vidhet, nuk ka pse i kërkon Partisë t'a emëroj në një pozicion të rëndësishëm, si në rastin e kësaj zonje. Si Parti, ne kemi specialist të mrekullueshëm për të vjedhur, zonja nuk kish arsye pse të mos merrte paraprakisht njohuritë e domosdoshme për t'u përballur me vështirësitë e këtij profesioni kaq të nderuar, duke marrë njohuritë e domosdoshme për të qënë në lartësinë e nevojshme në detyrën fisnike që i besuam. Mendojmë se është treguar thjeshtë e paaftë, me mangësi domethënëse në detyrën kaq të lartë që i besuam. Por të jeni i bindur, shoku Rama, se ashtu siç na keni mësuar dhe porositur ju, që çdokush i cili dëshiron të marrë një përgjegjësi të lartë shtetërore, duhet të jetë thellësisht i specializuar në fushën e vjedhjes dhe marrjes së ryshfeteve, me qëllim që të mos na diskreditojnë në sytë e opinionit publik, duke na rrezikuar qënien në pushtet, e me këtë rast, duke i thënë lamtumirë mundësisë së artë që na dhuron ky sistem kaq i butë dhe njerëzor për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, zhvatjen dhe rrjepjen deri në pafundësi të këtij populli të duruar deri në ekstrem.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Vetem Edvin Rama eshte i paster, te tjeret bejne si ben ai nen regjimin e tij diktatorial....lol - kur do e kap hajdutin, Rama por jo kur shitet deti apo vidhet floriri...lol

            Përgjigjjuni
            1. l
              l

              Shqipëria ,atdheu pjellor i hajdutllikut,krimit dhe korrupsionit.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Real

              Po lere sekretaren se buke e kos po ha po shiko vehten se je ti shembulli i gjithe administrates. Shohin te madhin se cfare po ngjet me te qe te gjithe zevendesat e tije jane drejt burgut . Real

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Keni 20 e kusur vjet me te njejtin refren. Edhe kur ishte kryetar bashkie, 3 here i ka bere kontroll Saliu e s'i kapi gje. Qe Saliu futi ne burg Tosin per biskotat e skaduara italiane, jo te mos fuste Edin brenda po t'i gjente qofte edhe nje laps te vjedhur. Ketyre ju duhen prere duart po u kapen duke vjedhur, qe te gjitheve pa perjashtim. Fillo me duart e deri sa te mos mbetet pjese trupi per t'u perdorur me.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qamil Dera

                  Edo je i paparë! Na votoni, ne dimë të qeverisim, ne dimë të punojmë për ju, ne do ndryshojmë vendin! Po kur vjedhim përgjegjësija është personale!

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dalina, goca qe s'behen gra...

                  Neqoftese do muhabet, mer ne pune burrat, neqoftese do te vjedhesh, mer grate.( Edi Rama)................................... Brenda nje viti eshte e dhjeta grua qe kapet me rryshfet.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sorry

                    ...si mund te ndodhe kjo...!!!. Çudi e madhe...!

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Idioti

                      O zoteri mos bej te paditurin dhe puritanin se eshte pjese e skuadres qe ti drejton dhe ne rastin me te mire I bie te jeshe I paafte ne te gjitha rastet e tjera je dhe ti i perlyer(

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Niku

                        Sekretarja e pergjithshme e ministrise dhe kryeministri nuk jane aq afer sa mendon. Ky besoj as nuk e di kush eshte ajo biba, por ministrja e shendetesise garant qe e di, ndaj mban pergjegjesi. Hiqe vur nje tjeter dhe sa here stafi kapet me presh ne duar, hiqini nga puna, vurini pastrues ne ministri. Bejuni kontroll financiar gjithe ministrave vit per vit, mos te gjejne rehat. S'u gjet nje rob i hajrit ne ate vatan, te gjithe mendjen per te vjedhur. Ju kane zili gjithe leberit.

                        Përgjigjjuni
                      2. b
                        boti

                        ore km i madh nje pyetje kam une.Si eshte e mundur qe nga keta qe ke verdalle ti cdo dite del nonje hajdut? Ose minimalisht kane nonje vella a kusheri mafioz? Ne njerezit fakir per te cilet mendon ti tere diten e dites si ta marim kete per dobesi tenden apo si vlere e shtuar e naltmadhnis tuaj.? Se jo per gje po thote populli fakir trim i mire me shok shume dhe me thuaj me ke rri te te them cili je. Keto te paktat ti nuk i mohon dot ..? apo ti ske shok ..harrova une. ti ke vetem lepe peqe efendi

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Keta mulrat e pedes po na dalin te ndershem

                          O boti!besoj se ti nuk ke gje ne dore dhe nuk ke cfare te vjedhesh,se ketu qe nga 91 ose pas 96tes nuk ka njeri ne administrate mjeksi,polici,drejtesi qe nuk ka vjedhur e rjepur kete popull.Por duhet pranuar qe jemi nje popull hajdute qe rjepim njeri tjetrin,duke folluar qe nga fatorinot e hajdutet e xhepave ne autobus,qe nga berberi e shitsi qe mundohet ta hedhi....ketu vetem pensionistet qe nuk kane gje ne dore jane te ndershem....Eshte vete sistemi qe te bene hajdut e kriminel, dhe te tregojne se je i shkathet dhe je bere i pasur ndryshe shkon germon kazanet.Si jane bere politikanet ne lalez e kudo me vila,me pune te ndershme

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Abc

                          KA TE DREJTE SHEFI VIDHNI SA TE DONI VECSE PO JU KAPEN VETE DO TA PAGONI NJE GJE NUK KUPTOJ LARG QOFTE NESE SHEFI PADASHJE GABON OSE NE I DO QEFI KUSH DO TI THOTE NDAL A JA MBA KUJT BYTHA KOHA KA TREGUAR MBARON ME TE GJITHA

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            goni

                            e ka fjalen qe sduhej te ish kapur ne flagrance ,duhet te kishte bere kujdes se per te marre do marrin ajo dihet hahahah.....po gjithe administrata merr lek o piktor .....stop the bullshit ...

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emiljano

                              Allah allah se grate dhe nuk korruptohen ka thene lartmadhnia e tij,si ka mundsi qe ka ndodhur kjo gje ne albanistan!! E pabesueshme

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jugu

                                Te gjithe keta hajdutet nuk i lidh gje fare me Ramen, prandaj edhe po arrestohen. Rama eshte nder te paketet qe po arreston nga administrata qe ai vet ka emeruar. Ec perpara i gjate.

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jo

                                  U habite ti? Pse nuk e di ti se ç'bëhet para syve të tu?! E ke bërë Shqipërinë hale!!! PS ia ka kaluar edhe PD dhe LSI (kur ishin në pushtet) për nga makutëria. e ke humbur sensin e realitetit. Zbrit me këmbë në tokë dhe mos u bëj në katolik se Papa. Edhe nëse nuk je ti vet i përlyer dhe i zhytur në korrupsion, prapë fajtor je. Në rastin më të mirë je sylesh, në atë më të keqin hajdut! Sido që të jetë përgjegjësia bie mbi ty, por dhe mbi popullin e shkretë që paguan taksa për të mbajtur në punë hajdutët dhe jo ata që e meritojnë vërtet! Boll bëre moralistin dhe mjaft i trajtove shqiptarët si idiotë të lindur!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Albi

                                    Cudi e madhe! Korrupsioni eshte fenomen shqiptar veshtire te na dale nga ADN-ja

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Megjithmend per tu dritheruar e per te vepruar sot

                                      Qendrim korrekt, i pergjegjshem dhe me vendosmeri per Edi Ramen, por e kunderta ndodh me prokuroret dhe gjykatesit shqiptar qe jane bere pjese e krimit kunder shqiptareve te ndershem hapet, faqe dhe si duket, me keq se kjo sekretarja e ministrise, s'e çajne bythen fare. Ata kane 32 vjet qe lene pa futur ne burg nje kriminel, antikombtar, hajdute, mashtrues dhe ne fund edhe gjenetikisht, nje dobiç qe na e poftisi Sheqerja per tu bere agjent i UDB-se dhe KGB-ese. Ja ku e keni prokurore dhe gjykates, njerez te fallsifikuar qe keni shtremberuar kollonen vertetbrale te demokracise; ja ku e keni Sali Berishe, Ilir Meten, Fatmir Mehdiun e kompani. Perse nuk veproni apo qe populli, jo i teri te veproje mbi ju? Mos kujtoni se do te ja hidhni paq. Emrat tuaj dhe bemat tuaj do ti paguani ju. Prandaj çdo protest te drejtohet per te mbrojtur jeten, kunder ketyre bataçkjive te padrejtesise.Si kane guximin ca shqiptar qe heshtin apo dhe i bashkohen krimit njesoj si keta prokurore?! KJo eshte çudia qe Shqiperine e kane dare ne dy pjese dhe kur ndahesh te ha ujku.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Luan

                                        Po Ministria?????? Late nam. Na keni bere te ikim naten. Gra hajdute? Ku po shkojme!!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqipe

                                          O “boti “ te heq kapellen…

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Niko

                                            Po çar bojn tjeter ministrat shefat me kryeministerin ne krye perveç se vjedhin e pallohen me grate e zyrave.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rrumpallhane

                                              Si tha Kadri mavria? Partia ime më zgjedh, partia ime më dënon! Kështu dhe puna kësaj gjytyrymes sekretare.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Linda

                                                Your wright! Si ndodh kjo, ne vend te rrasin ty brenda, po rasin cironk

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gabriel

                                                  KM nuk po e kritikon pse ka marr paratë, por pse është treguar e pa aftë dhe e kanë kap në flagracë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Niku

                                                    Nuk ka asgje per tu habitur... Ne keta jemi, ben pjese tek ADN jone..

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Iliria

                                                      Shqiperi dyshek i but lind e rrit vetem hajdut Po ky avaz eshte dite per dite me administraten ........pse kot turren te gjithe per pune shteti ...biznesi doli jashte mode ne shqiperi . te gjithe biznesmenet jane fakire krahasuar me rrogetaret e shtetit .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Ramuti gerrdeci llomarina

                                                        Kjo qe shashk tymi per saje qorrin ku thoshte sali portopapa

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. I
                                                          Iliria

                                                          Grate nuk vjedhin thote Rama....shko njehere te gabi dhe shiko c behet me grate...super specialiste per te vjedhur.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tironsi i Vjetër

                                                            Bravo SPAK! Meqënëse nuk e sulmon dot kalanë blu, vazhdo me kotecin rozë të Ramës. Edhe një cironkë tjetër.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              I gjati

                                                              Forca Gjigand

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. W
                                                                WC muhabet

                                                                Rama bën të paditurin. Del dhe Luli thotë dy fjalë. Kapen por problemet nuk zgjidhen.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Patriot

                                                                  Ky eshte kulmi o Rr. K. M. Kur I gjithe stafi jote kudo qe ta germoshe do yi vije ere. Njerit per korrupsion, tjetrit si I lidhure me te fotet, tjetri i burgosure jashte shtetit. Si te qellojne ty po keto tipa kur gjysma e shqiptare jo vetem qe jane ne emigracion per kane dhe arritje shume te mira. Si nuk qelloje ajo vajza qe fitoi per kryetare bashkie ne Italy te thirrej nje here ne shqiperi. Si qelloi qe dhe nje qe zbuloi plagjiaturat te zhduket pa lene gjurme nga ministria e arsimit. Duhen nje nate dimri te tregohon te gjitha beme.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kurva po u a le ne dere dobicin e saj te tjereve.

                                                                    Ed Droga Mister 20% ben pyetjen 1 milion $, se si mund te ndodhe kjo? Ed eshte emerimi yt ore qafir kete miell mee hajdut djhe kete buke pjek, bajge.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. B
                                                                      Bumbum..bum

                                                                      Peshku kalbet nga Koka. Aty të gjith jeni për burg se tani po vidhni me bordero 2 fishin . Ti rritja pagën e ata prap vidh. Bisht qeni je.ni u shofshi me fmij debila e baxhella botoksi. Hahahaha. Jam më I ri se ty dhe do jem dëshmimtar i të gjith juve. Salehu i pari se i takon se ai e hapi hajdutllikun e demokracis. i 2 ti se e ke tepruar më keq se ytat. Ke 10 vjet km dhe ke mashtruar 1milion votus se me demek do E fusje në burg . Je tamam ripjellje e feudalizmit modern i pa par ndonjiher në shk XXI. Nxore ish MinBrnshm trafikantin nga burgu turp per ty dhe politikën 32vjeçare, se ti justifikohesh me salimutajn . Ndaj je faktori nr 2 që zhgënjen shumicën dhe aq më keq i gënjen me pensionet.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Fukarai

                                                                        Po keta ministrat kaq naive jane, sa ju vjedhin sekretaret e pergjithshem dhe ata mezi nxjerrin muajin me rrogat qe marrin ? Po shalegjati si i le te katandisen ne kete “derexhe”?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Marin

                                                                          Perse cuditesh???? Esht shume e thjeshte!!! Me jap x lek te mbaroj punen, ndodh natyrshem ne administrate!!! Apo nuk e di kte?! Mos po vjen nga marsi zotrote???

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Sandri

                                                                            Ti je shefi i pergjthshem i gjithe administrates or zotni! Ministrat i ve ti, bashkiaket po ashtu. Rregullat i ben ti, ata i zbatojne. Ne kete rast ti je koka e kalbur e peshkut dhe nepunesit bishti. Se mos zonja po merrte para per sterdhembshen e Ogertes? Do e arrestosh edhe ministren? Se e ndriti shendetesine

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Demagogu

                                                                              Shih si bo ky tani me demagogjira. Thua se nuk e di ky se çfarë bëhet në harremin e tij. Dhe as luleshtrydhja nuk e di se çfarë bën njeriu i saj më i besuar. O trim.... Peshku qelbet nga koka. Dhe koka nuk është sekretarja....

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                Drini

                                                                                Bablok je me fat se perballe ke nje tufe me maskarenj se veten. Ti je dirigjenti i gjithe hajdutllekut po skemi ke te zgjedhim. O ty, o nongraten dhe grupin ciftelia. E din mire shqiptaret po skane zgjidhje.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. E
                                                                                  ELEKTORATI GRI

                                                                                  Komentues pse beni pyetje te kota .Ky eshte sistemi qe kemi pranuar.Sistemi komunist deshtoi per formim e njeriut te ri .Perkundrazi stemi kapitalist nuk ka deshtuar ai ja arriti te ndertoje njeriun e tij qe eshte i shumllojshem kriminel hajdut drogaxhi ect

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. E
                                                                                    Eda

                                                                                    Kokrra e karagjozit...po plakesh dhe po behesh bajat duke vjedhur si skuader e duke bere shaka!

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. m
                                                                                      mos e besoni po deshet

                                                                                      Nje Sekretare e pergjithshme e ministrise Manastirleshes kapet ne flagrance duke marre leke? Asgje fare, as per Ramen, as bile per Manastirleshen (qe do ti shkonin ato Leke)! Ashtu sikur asgje fare nuk i hyri Gjemb ne kembe Rames kur "ministri me i suksesshem" i tij u denua me burg "per shperdorim detyre"...se rrinte ne preher te Habilajve (!) Ashtu sikur nuk do ti hyje gjemb ne kembe Rames as kur te burgoset neser Arben Ahmetaj (kaq vite ne krye te shkaterrimit te Ekonomise) SEPSE - Rama nuk ka asnje lidhje as me Shendetesine, as me Ekonomine, as me Shqiperine...

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Lida

                                                                                        Mire ben SPAK qe e arreston per korrupsion per 3000 euro por cfare po ben ti dhe socialistet frikacake per ti kerkuar publikisht SPAK dhe Dumanit qe nuk vepron me dosjet skandaloze te Sali Berishes, Shkelzenit, Ilir Floririt e Monika Kryemadhit ??? A po e kuptoni qe Dumani nuk ka ndermend te arrestoje asnje nga qeveritaret e djeshem megjithese kane kryer krime ? Ndoshta duhet te kerkoni urgjentisht shkrirjen e SPAK- ut dhe te riformatohet me juriste te huaj.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. P
                                                                                          Pensionistit qe i ka ardhur Shpirti ne maje te hun

                                                                                          O i madhi Kryeminister, je shume i zgjuar te ka bere joteme shume shejtan te njof mire te kam nga lagja ke qene ne nje shkolle me femijet e mi mos bej rolin e te ndershmit se vet ja u keni hapur rugen per korupsion. Qe nga ritja e rogave tuaja deri ne 3000 euro kur nje pensionist ka nje roge minimale 155mije leke te vjetra dhe me kete roge te ushqehet, te mbaj mjeket se eshte mosha qe ka nevoje per doktore dhe su bejne derman po nuk u dhe lek , ju nuk i dini keto gjera , duhet bere reforme ne te gjitha drejtimet apo duhet ti nxirni geshtenjat me duart e te tjereve, se helbete vete i keni vendosur njerzit tuaj jane nuk i hiqni dot njerzit e ndershem sado me kapacitet te jene jane pa pune i kane dosjet neper gjykata se ata sherbetoret tuaj nuk i mbajne gjate ne pune .Megjitheate mire beni qe flisni por ne populli i ndershem po fillojme te quajme HIPOKRIT mos u tall me se ke dhe gurin dhe aren ne dore .

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. P
                                                                                            Pensionistit qe i ka ardhur Shpirti ne maje te hun

                                                                                            O i madhi Kryeminister, je shume i zgjuar te ka bere joteme shume shejtan te njof mire te kam nga lagja ke qene ne nje shkolle me femijet e mi mos bej rolin e te ndershmit se vet ja u keni hapur rugen per korupsion. Qe nga ritja e rogave tuaja deri ne 3000 euro kur nje pensionist ka nje roge minimale 155mije leke te vjetra dhe me kete roge te ushqehet, te mbaj mjeket se eshte mosha qe ka nevoje per doktore dhe su bejne derman po nuk u dhe lek , ju nuk i dini keto gjera , duhet bere reforme ne te gjitha drejtimet apo duhet ti nxirni geshtenjat me duart e te tjereve, se helbete vete i keni vendosur njerzit tuaj jane nuk i hiqni dot njerzit e ndershem sado me kapacitet te jene jane pa pune i kane dosjet neper gjykata se ata sherbetoret tuaj nuk i mbajne gjate ne pune .Megjitheate mire beni qe flisni por ne populli i ndershem po fillojme te quajme HIPOKRIT mos u tall me se ke dhe gurin dhe aren ne dore .

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. s
                                                                                              sapa

                                                                                              Po ti perkisje ti atyre njerezve qe kane kulture politike perendimore nuk do mbaje statistika pse u kap si u kap se fundja jane ne administraten kriminale shqiptare,por do thoje me ndershmeri:nuk bej shtet dhe kam vetem llapen e gjate per te lehur si ata qente e rrugeve !

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje