Ylli Manjani: Berisha urgjent të krijojë një parti të re dhe të nxjerrë që tani emrin e kandidatit për Kryeministër

3 Qershor 2023, 09:12Politika TEMA

Ylli Manjani: Berisha urgjent të krijojë një parti të re dhe

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka propozuar një plan me tre pika se çfarë duhet të bëjë grupi i PD-së së Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, Manjani deklaroi se Berisha nuk duhet të merret më me logon e PD-së, pasi sipas tij, ajo është një lojë e qeverisë për ta zvarritur dhe për të vrarë shpresën tek shqiptarët.

Sipas Manjanit, grupi i Berishës duhet urgjent të krijojë një parti të re dhe PD-në zyrtarë ta vendosin në muze. Sipas tij, së dyti parti e re duhet të ketë një imazh të ri dhe fytyrë të re dhe duhet të ketë grupin e ri parlamentar dhe një emër ti ri që tani si kandidat për kryeministër pasi nuk ka kohë.

“Historia e pas zgjedhjeve me akuza për manipulime, vjedhje unë mendoj se nuk i shërben më interesit publik, i cili ka interes të dëgjojë zgjidhje politike. Në radhë të parë i takon Berishës, i cili e ka eksperiencën të marrë frenat e një lideri. Kjo nuk është më një çështje teknike, por duhet një lëvizje e fortë politike. Berisha flet me pjesën e militantëve, me pjesën e demokratëve. Në interesin e gjithë shqiptarëve është që Shqipëria të ketë një opozitë.

Këshilla ime është në 3 pika.

Së pari duhet të marri fund historia e vulës dhe e logos që janë pjesë e lojës së pushtetit. PD e logos zyrtarë është e blerë tashmë në tregun e zi. Janë pengmarrje që e zvarrisin gjënë dhe vrasin shpresat.

Së dyti, ata që bashkohen tek lideri Berisha duhet të organizohen në një parti të re, për të gjithë demokratët që duan një alternativë. Duhet të themelojnë urgjentisht një parti dhe Partinë Demokratike të Lulit ta vendosin në muze. Berisha është themelues i asaj partie, por s’mund të jetë më anëtar edhe nëse nesër ia jep gjykata, se ajo është e blerë nga qeveria.

Një orë e më parë ky grupim i ri duhet të ketë një imazh të ri, duhet të ketë një qasje të re, ata që promovojnë ide për Shqipërinë, pasi nuk është çështja vetëm tek një logoja e re. Duhet të bien dakord që ekonomia e lirë dhe e tregut të jetë në fokus të parimeve, çështja e pronave. Dhe për një shtet të drejtë. Opozita në radhë të parë duhet të njohë popullin e vet.

Nuk jam përkrahës i pikëpamjeve që të ikin disa dhe të vinë dikush tjetër. Por jam për një qasje të re, ide të re, mënyrë e re komunikimi dhe rrugë e re drejt Europës.

E treta, ka të bëjë me imazhin e figurave të vjetra dhe të reja. Propozimi im është ky, opozita shqiptare një orë e më parë, do duhet të ketë grupin e ri parlamentar dhe emrin e kryeministrit të ri që do duhet të kenë se nuk ka më kohë." - u shpreh Ylli Manjani.

23 Komente

  1. t
    timo

    Një trup të vdekur nuk mund ta ngjallësh duke i veshur çfarëdo lloj kostumi të ri.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kv

      me nje fjale "nuse e re me brim te vjeter", ha ha ha ...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goliku

        Te jap une 2 kandidatura per kryeminister o Ylli: 1. Luciano Boci 2. Xhelal Mziu. Forca perpara.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dani USA

        O ylli koqia ta do puna te japesh mendime te tille po mos shpreso me te kartat e djegura po pregatitu per ne rec nese do vendoset ndonje dite drjtesi per te gjithe.

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Te krijoi partine ujku vicidolit e te mbledh gjithe hajdutet e kriminelet qe i shkojne pas

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gomari i Babatasit

            O zoti Manjani,po nuk e more vesh o mavri se e para gje qe duhet te behet duhet te nderrohet Berisha me elitat e vjetra ndryshe nuk ka asgje ne terezi kjo parti,sipas teje duhet te ndertohet nje maqine e re me pjese kembimi te vjetra,mund te ndodhe kjo?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pipi

              Psikopat... Çfarë ministrash kemi patur. S'i rri goja një minutë rehat për të dhënë mend që s' i hanë as qent.

              Përgjigjjuni
              1. d
                drini

                Ky eshte RRK komplet.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pooooo duhet shpejt

                  Duhet shume shpejte nje parti ( Partia.rrugace ) kryerar partie non grata kandidat per kryeminister spiuni I.M kandidate per ministre te ekonomise monika kokemadhi per kulturen Mond bilbili dhe i drejtesise i pa loxhuri ylli me dhjer cepa

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nari

                    Kush i kerkoi mendim ketij trapit,qe eshte gati te japi men per cdo gje.Sala ka nevoje per ushtare,jo per keshilltare.Edhe ata te cilet gjoja i mban si keshilltare,i ka per ti keshilluar dhe jo per te mare mend prej tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mali

                      Parti te re pa Saliun

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesia

                        Akoma Berisha thote ky,ai ka vdekur o Manjan dhe bashke me te dhe ju te tjeret,kryetarin e zgjedh baza poshte jo nje i vdekur

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lomoi pri Baldushku

                          M'kohe t'Enveri u tregote i barcalet: Kur bi klientela m'nji bordell mos naro krevatët por naro kurvat. M'kët rast llafet jo banale por menimi osht serioz.Hajt tyrqeta o Manjano pri Lomit m'Baldushk.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vjosa

                            Ky manjani mos eshte nga ata VAGNERIT TE PUTINIT të Saliut e Like FLORIT ?

                            Përgjigjjuni
                            1. q
                              qytetari

                              Doni me per BELULIN...???

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nastradini

                                Ypppp Xhi.... Manjani!!!! Jepi krijoje partine e re dhe gjej Kryekar.....

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Keq kur te iken mendja

                                  Ketij trapit ja ka mbushur mendjen top nje kare me syza i quajtur Ad Krasta se eshte me i zgjuari i planetit dhe ky koqja ngeli duke dhene mend se si mund te shkaterrohet plotesisht pd .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Marin

                                    O cari me zile!!! Keto idetr e teja qasjet e reja , inovacionet e teri e veri!! Do ti bej saliu???? Po duhet te nxjeri emrin tend per KM!!! saliu ka vdekur o car!!!me saliun dje te gjithe ata politikan qe i ven mbrapa. KA VDEEEEKUUUUUUR.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Ylli që ndriçon

                                      Të njihja vetëm për koqe. Por qënke edhe bole, trap, rrotë ka*i, bythëlëpirës si dhe hajvan. Ah harrova, je edhe loqe, sorry.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Piktori

                                        Eeeeee , iken doktoret ne Gjermani e kush ti vizitoj keta , ilacet po te skaduara , Hall I madh

                                        Përgjigjjuni
                                        1. O
                                          Olleshi

                                          LSI PD PRONA PRIVATE PO SHQIPTARET NUK JAN AQ KO...QE SA MENDONI JU TI GEZONI PARTIT FUTNI MUT BRENDA SE U KENI BO WC PUBLIKE

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            salkari

                                            Dy fjale te vetme per kete ….. rot kari…

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Ushtari.

                                              O Yllo nuk e ke mar vesh se sala te ka piketuar ty per k/minister.Apo nuk te ka thene.Po ta ben gati mandatin se ti je me i zoti me cfurk ne dore.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje