Lulzim Basha: Mos u merrni me bluzat e mia, kam gjetur rrugën si të çlirojmë sistemin politik

3 Qershor 2023, 11:45Politika TEMA

Lulzim Basha: Mos u merrni me bluzat e mia, kam gjetur rrugën si të

Lulzim Basha vijon turin e takimeve më të rinj dhe simpatizante të PD në të gjithë vendin. Përmes një postimi në facebook, ai ndau këtë të shtunë disa fragmente nga takimi me të rinjtë dhe të rejat e Degës 14 në Tiranë. Sipas tij, debati që ai nisur mbi platformën për ndryshim, bashkon me gjithë shoqërinë

"Kënaqësi të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e Degës 14 në Tiranë. Dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe ndava me ta platformën për ndryshimet themelore që i nevojiten vendit, për të krijuar hapësirën e domosdoshme që rinia të shpalosë potencialin dhe ambiciet e saj. 

Të rinjtë, si shumica e qytetarëve, e refuzojnë sistemin politik që ka vrarë garën, konkurrencën dhe llogaridhënien.   

Për këtë arsye, debati që kemi nisur mbi platformën për ndryshim, na bashkon me gjithë shoqërinë, e cila kërkon që zëri i saj të dëgjohet dhe është gati për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes. Fokusi i të cilës duhet të jenë problemet e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve".

Basha tha se sulmet e ulëta që ikanë bërë së fundmi nuk e ndalin në objektivin e tij për të luftuar për disa kauza të rëndësishme si listat e hapura, vetingu në politike, kufizimi i mandateve apo edhe vota e emigranteve:

"Diskutimi që kemi nisur nuk është mbi emrat e përveçëm, por mbi idetë që bashkëndajmë për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ky realitet i mbrapsht politik. 

Ndaj, sado banale të jenë sulmet nga ata që kërkojnë t’i ikin debatit, duke u marrë me ngjyrat e bluzave të mia, nuk e prekin vendosmërinë time për të luftuar bashkë me ju për listat e hapura, për vettingun në politikë, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votën për bashkëqytetarëve tanë në emigrim. 

Pa çliruar sistemin politik, nuk mund të kemi një ekonomi të fortë që garanton mundësi për të gjithë. Kthimi i vendimmarrjes te qytetarët është rruga e vetme që shpresa të kumbojë sërish në Shqipëri!"

11 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Ooooou, ky është Herakli që do ta vrasë kuçedrën politike. Përpara infantil, Basha! Paska akoma një sofër qorra që i shkojnë pas.

    Përgjigjjuni
    1. L
      LULUSHIIIII ME 6 VILA

      Qe te behesh i besueshem shko ne prokurori denonco krimet e Berrishes ne bashkpunim me ty .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mixha

        Eh mer kodosh.te ka Dhon nen gruaja?ti ke qen je e do mbetesh pusht.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labeati

          Po votoi PD perseri kete per kryetare me mire ta haje dreqi PD do marre muti shalet do rrime keshtu sic jemi

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y

            Ketij debili I hyri vetja ne qef dhe kujton se eshte per kryetare I PD

            Përgjigjjuni
            1. R
              Raxhkapuri

              O llulli ti ke gjetur rrugen e mutit.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesia

                Asnji nga ju legenat nuk e shpeton PD,...Sa derdellisni kot lart e poshte,por aty po ju vjen ylli i demokrates se vertet,Majlinda Bregu e cila e tregoj me vepra se kush eshte,te bardhes i tha te bardhe dhe te zezes te zeze,prisni dhe pak se ja kuptoj dhe ngurrimin qe ka Majlinda,pasi e pret nje reforme e madhe,nje revolucion,hedhjen e plehrave ne kosh aty ku e kane vendin!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardha

                  Kush e nxjerre kete idiot neper media,ky ashte i pazhvilluar hajdut e sherr budalla

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi i irrituar

                    Ky ka gjetè rrugèn pèr ... nè qenef .

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tefiku

                      U kujtua tani pas kaq vitesh kryetar i PD se ka gjetur rrugen e duhur.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Po le t’a provojë Luli !

                        Ç’punë keni me Lulin , deri tashti e kanë bërë kryetar të tjerët ç’faj ka i shkreti , tashti j’u mbush mëndja t’ë bëhet vetë , le t’ë bëhet !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje