Përballja në GJKKO, Veliaj: Berisha është kokrra e frikacakut dhe burrecit, s’duhet t’i hapim më rrugë ‘të marrit’

8 Maj 2023, 14:08Politika TEMA

Përballja në GJKKO, Veliaj: Berisha është kokrra e

“Frikacak dhe si burracak që refuzoi të paraqitet në gjykatë”. Kështu e cilësoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës drejtuesin e Foltores Sali Berisha. Në një intervistë për Report tv, Veliaj komentoi dhe kallëzimin e tij për shpifje ndaj Sali Berishës dhe seancën e sotme në gjykatë.

 “Ka kaq kohë që thotë: të ftoj në debat, jo po Irani, garda revolucionuare, përralla me mret nga këto teoritë e konspiracionit. Sot vajta në gjykatë. Sot e dinë të gjithë që Berisha është kokrra e frikacakut, një burrec që nuk ka as pikë kurajo të përballet në debat. Mënyra më e mirë për t’u përballur në debat është: “Eja në gjykatë dhe na vërteto të gjitha këto mashtrime”.

Po kjo historia që ti futesh te çdo krevat, në çdo vrimë çelësi, poshtë çdo fustani, merresh me familjet e të gjithëve ndërkohë që je familja më problematike në vend, ke një djalë që hodhi në erë 26 veta, një fshat të tërë, si kryeministër urdhërove vrasjen e njerëzve, si kryeministër ose president urdhërove avionët të shkonin në Vlorë.

 Një njeri që i ka bërë shumë të këqija këtij vendi, por që deri tani ka ecur me idenë “hë më se këto do më tolerojnë se unë jam njeri i madh”. Jo përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Sot kishte shansin të përballet në debat.

Si frikacak dhe si burracak refuzoi të vijë. Gjyqtari për mendimi mori një vendim të drejtë dhe tha: “Kush është ky që i bën karshillëk gjykatës? Të merret me polici dhe të vijë në datën 19 Maj. Ndryshe do shpallet fajtor””, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kallëzimi për shpifje ndaj Berishës, është dhe një mënyrë për të vendosur një standard dhe për të inkurajuar të tjerët që të bëjnë beteja publike.

“Fakti që në datë 19 Maj do të shkoj përsëri aty është për të dhënë një shembull që në një Shqipëri që duam ta ndërtojmë, ti nuk mund të vësh përpara këtë lloj modeli.  Mund të vijë një tsunami balte dhe lluce dhe intimidohet çdo njeri të marrë një angazhim sepse të sulmon dhe të bullizon Sali Berisha. Ka shumë njerëz që më thonë jo po është plak.

 Jo po është i marrë, jo po është  rrjedhur, jo po e pe në stadium vetëm. Nëse e ka çështje të shëndetit mendor njeriu vjen me certifikatë dhe thotë kam probleme dhe prandaj gënjej, pra kam patologji. Kjo historia që duhet t’i hapim rrugë të marrit duhet të mbarojë.

Unë besoj se më shumë se i marrë ai është i ligë. Duke vendosur këtë standard inkurajohen dhe të tjerë që të bëjnë beteja publike”, deklaroi Veliaj.

3 Komente

  1. E
    Evisa

    Servantesi tregon tek Don Kishoti për një të çmëndur që kish zakon të ngrinte gurë dhe të godiste çdo qën që kalonte rrugës. Por në një rast goditi zagarin e njërit që e donte qënien më shumë se fëmijën. Atëherë i zoti i qenit, merr nga gardhi një hu, dhe filloi të godiste të marrin duke e shoqëruar me fjalët "ti mor maskara të godasësh zagarin tim që e kam më shumë se evlat" dhe bam me kopaçe, duke përsëritur të njëjtat fjalë pas çdo goditje ja bërë të marrit kurrizin më të butë se barku. Ndërhynë të tjerë për ta ndalur se desh e vrau fare duke i thënë, "lëre se është i çmëndur", që shpëtoi nga huri. Një muaj të tërë thotë Servantesi, i çmënduri nuk doli jashtë shtëpisë nga druri që hëngri. Pas një muaji, del dhe merr një gurë për të qëlluar qënin që i del përpara, por ndali duke thënë:" jo këtë se ky është zagar". Kështu për çdo qën thoshte "jo këtë se ky është zagar", duke hequr dorë më së fundi nga zakoni i tij.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nemesis

      O Sahale, o "burre" KURVE.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jul Deda djali trisomique Zef Deda komunist 24 ka

        Pak i semure eshte non grata po edhe polici i duhet qe te vdesi nga frika. Kur e arrestoi Like floriri ne polici non grata harroi emrim e babait e pyeste polici si e ka emrin babai ai dridhesh si miu dhe nuk i kujtohesh emri eshte shume frikacak

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje