"Përbindësh, buf kënete, narkodiktaturë"- Raporti i OSBE për “11 Majin”: Tonet e fushatës konfrontuese, sulme personale mes udhëheqësve të partive

23 Tetor 2025, 12:24Politika TEMA
"Përbindësh, buf kënete, narkodiktaturë"- Raporti

Në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, OSBE-ODIHR ndalet edhe te gjuha e përdorur gjatë fushatës zgjedhore, duke vënë në dukje sulmet personale mes drejtuesve të partive kryesore.

Në raport përmenden edhe epitetet që u përdorën në fjalimet publike, nga “bufi i kënetës” i Ramës, te “përbindëshi” dhe “narkodiktatura” e Berishës.

“Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”. Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”. Agron Shehaj, kreu i Partisë së Mundësive, akuzoi Adriatik Lapajn, kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, se kishte përfituar nga marrëveshje të brendshme në cilësinë e tij si avokat. Në përgjigje të këtyre akuzave, sipas raportimeve të medias, z. Lapaj ngriti një padi për shpifje”, thuhet në raport.

7 Komente

  1. K
    K@qe kandari fareee

    Budallallëqe....... Për të thënë këto gjëra nuk duhet fare të vish në Shqipëri. I dëgjon edhe në Kinë të jesh...... OSBE ODIHR nuk duhet lejuar më të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të shkruajtur gjëra që i dëgjojnë në lajme.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me prokurë të posaçme

      Bravo!!! Me këto cic-mice, një raport serioz ky!?!? Pas 5 muaj, në pritjeje të raportit të plotë që do të ndihmonte shumë, pavarësisht milionave të harxhuara të lexojmë të tilla 'xhevahire' me lapaj, bufër etj, siç na paraqiten në këtë shkrim, qenka vërtet për të ardhur keq. Gjithsesi, dihet që palët do ta lexojnë atë sipas interesit, sidomos "bufi i kënetës", të cilit do t'i duhet që me të, të përligjë 'farsën zgjedhore' si shpikjen e tij për të mos pranuar (si gjithmonë) humbjen katastrofike në 11 maj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit

        Po pse nuk e botoni te plotë qe ta shohin shqiptarët te verteten e ketij raporti sepse ai raport nuk kishte vetem pesë rreshta. Duket qartë se tema hedh vetem pak ushqim per patronazhistet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raporti

          Po pse nuk e hedh ti ta shikosh vetë si dhe çfarë kanë shkruar!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisti

            Ne patronazhisteve të na rruash ato që thuhen, ti!.......... . Kush është gjëja e paligjëshme që bëjmë ne? A mund të na e thuash?....... . Ç'do gjë që bëjmë, bazohet në Kodin Zgjedhor........ . Këtë punë që ne bëjmë për PS, e bëjnë për PD ata që ata i quajnë kujdestarë për Grup Seksionet. Dhe ne kemi filluar punën për zgjedhjet e pjesëshme të 9 nëntorit. Kujdestarët janë të hutuar. Nuk dinë se ç'të bëjnë. PD nuk po futet në këto zgjedhje, na thonë ata.......... . Disa prej tyre unë i kam shokë.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hasoni

            Me keto trapelleqe, ca burokrat te vjeteruar ne koncept dhe vizion, marrin rroga dhe dieta te majme!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salihi

              Hajde vezhgues, njerze kot pa dinjitet qe merren se cfare tha ky e ai, ku ka perfunduar euvropa me njerz fundrina qe as familjet e tyre nuk i pranojne ne shtepi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje