Ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh në Off the Record në A2 CNN se opozita duhet të bojkotonte zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pasi ato janë antikushtetuese dhe të mos vijojë me takimet dhe fushatën, pasi në këtë mënyrë kthehet në një shtojcë të Edi Ramës.
Sipas Alibeajt kjo është një kauzë e madhe që ka të bëjë me Kushtetutën e vendit, dhe në këtë mënyrë opozita duhet të tregojë se është shumë serioze në aksionin e saj politik.
“Ka kauzë më të madhe sesa e gjithë opozita të thoshte nuk ka rëndësi për zgjedhjet në 9 nëntor kur gjithçka është jokushtetutese. Zgjedhjet në Tiranë janë antikushtetuese. E gjitha nisi si lodër e Ramës. E shkarkoi Veliajn kur donte, në shtëpinë e vetë me metoda të PPSH. E rëndë të kthehen Pleniumet e Partisë dhe çfarë bën opozita shkon në zgjedhje. Janë pa vlerë zgjedhjet në 9 nëntor në Tiranë. Po të shkosh në këto zgjedhje bëhesh aneks i lojës brutale që bën Rama. Jam për bojkot. Nuk ka më shumë se të ruash kushtetutën”, tha Alibeaj.
Ali Beu është në pozitë të vështirë ! Për momentin nuk ja vërshëllen njeri dhe mundohet të dalë mbi ujë duke dhënë mendime për zgjedhjet , janë legjitime apo jo ! Megjithatë ky është në pozita më komode se Aliu i Mehmetit i cili i ka hyrë detit me këmbë , për të promovuar gaztorin e portokallisë , kandidat për kryetarin e bashkisë të Tiranës . Aliu i Beut flet e komenton si ish i politikës , pa asnjë përgjegjësi për ato që thotë . Aliu i Mehmetit mundohet të përgatisë terrenin për zgjedhjet lokale te 2017 , ëndër e kahershme e tij , duke sfiduar Këlliçin me ndihmën e non gratës , i cili tallet me budallallëkun e tyre , për interesat e veta . Kësaj i thone “të qafsha moj shegë se ………..