Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano mungoi pak orë, u kthye në Shqipëri në orën 02:00

22 Tetor 2025, 19:12Politika TEMA
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, ish-truproja: Nano mungoi pak orë,

Tori Agolli, ish-truproja i kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv.

Ai foli edhe për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998, ku u sulmuan disa prej institucioneve të shtetit si Kryeministria, RTSH, Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës apo Kuvendi.

Ish-truproja tregoi se përse Fatos Nano, kryeministër në atë kohë, u largua nga vendi, drejt Strugës.

“Për hir të së vërtetës ka qenë 14–15 shtatori i vitit 1998. Për ca arsye që nuk dua t’i them, në ato kohë më bënë një puç, më larguan nga grupi i Nanos. Shokët e mi ishin… Fatos Nano ka ikur, ka ikur në një vilë në Strugë. Iku se në të gjitha vendet e botës ka vendstrehime për qeveritarë të nivelit të lartë, këtu nuk kishte, se ishin shkatërruar. Ka ikur më datë 14, ka ardhur më 15 në orën 2”,- tha Agolli.

Teksa përsëriste lutjet e përzemërta për shërimin e Nanos, i cili prej  2 javësh ndodhet i shtruar në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, Agolli tha se për kujdesin e tij, në vend ka ardhur dhe një ekip mjekësh nga Italia.

"Ju bëj thirrje edhe juve si studio, edhe gjithë studiove të tjera dhe atyre që shkruajnë: njeriu është njeri, edhe ai që është kryeministër, edhe ai që nuk di të shkruajë. Të shkruash që ndërron jetë pa ndërrar jetë është skandal. Fatos Nano pësoi një atak kardiak respirator, u shtrua në një spital privat, nën kujdesin e mjekëve dhe një grupi tjetër mjekësh italianë. Nga burimet e mia shëndeti shanset janë se do të zgjohet",- tha Agolli.

Ai kujtoi me admirim marrëdhëniet e shkëlqyera të ish-kryeministrit me ndërkombëtarët.

“Me Berlusconin dhe Tayyip Erdoğanin kanë qenë miq të ngushtë. Berlusconi dhe Fatos Nano kanë qenë jo vetëm në finalen e Milanit me Liverpoolin, por edhe te dasma e djalit të Erdoğanit. Angela Merkel fliste me superlativa për Fatos Nanon”,- tha ndër të tjera ish-truproja.

Po ashtu, ai solli në vëmendje faktin që Nano ishte një poliglot i jashtëzakonshëm, pasi zotëronte shumë mirë 6 gjuhë të huaja.

“Ishte në kongresin e socialdemokratëve malazezë dhe gjatë fjalimit që po mbante Nano, përkthyesi që ishte malazez nuk dinte të përkthente çfarë po thoshte Nano, dhe ai i tha: “Mos u shqetëso” dhe filloi ta përkthente vetë”,- tha ish-truproja.

8 Komente

  1. c
    celsi

    Ky nje cope bodiguardi del dhe ben komente per Nanon, cfare niveli kane median tona.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veterani

      E vërtetë , po ky është niveli i gazetarit të mediave tona .

      Përgjigjjuni
    2. B
      Benito

      Nje cope karri thuj me 7klas shkolle.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        Nano ishte i zgjuar dhe ekonomist i shkelqyer ,ti heqim kapelen per kete por drogaxhi pijanec dhe kumarxhi,ishte turpi shqiptareve ,luante ne kazino ne lutraki dhe linte nga 50-ne 100 mije euro,mbaj mend qe dikur ra nje autobuz me kosovare dhe kurva defrehej buzuqeve ,i la pushtetin Berishes qe mos te prekej pasuria e tij

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Te kerkosh pozitivitete tek F. Nano dhe Salmut Brrisha osh sikur kerkon te krresh flori ka muti.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Njeshe je ..

            I madhe je ....

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njeshe je ..

              I madhe je ....

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njeshe je ..

                I madhe je ....

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje