Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit në SPAK - Avokati: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë

22 Tetor 2025, 17:40Politika TEMA
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit në SPAK - Avokati: E udhëhoqi

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report TV jep detaje mbi kallëzimin që ka depozituar në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri tregon se në dosjen me 30 faqe që tashmë është në duart e prokurorëve të posaçëm, tregohet me detaje kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, për të cilën thotë se u udhëhoq nga Sali Berisha pasi kërkonte të mbante pushtetin.

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Idajet Beqiri thotë se kryengritja e armatosur ishte një plan i mirëmenduar nga Berisha, për të cilin thekson se kishte nisur përgatitjet që kur humbi zgjedhjet më 29 qershor 1997 pushteti i kaloi Partisë Socialiste. Beqiri thotë se Berisha që atëherë nisi të frymëzonte autorët e grushtit të shtetit dhe se kryengritja nuk ishte një akt spontan dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, për të cilin thotë se ishte Berisha që e nxori në prite.

“Berisha ra nga pushteti dhe më 29 qershor mori 25% të votave dhe erdhi në pushtet PS. Berisha ishte ende president i vendit dhe ai nuk dha dorëheqjen sepse mendja dhe deklaratat që bënte ishin të tilla që mua ma morën pushtetin bandat e armatosura dhe unë kështu siç e bënë ata, do ua bëj dhe unë atyre. Pra do ua marr me luftë. 

Nga 29 qershor deri në 23 korrik nuk dekretonte datën e fillimit të punimeve të kuvendit të Shqipërisë, sepse që atëherë nisi të organizonte dhe frymëzonte autorët e grushtit të shtetit. E nisi në korrik këtë punë, kur ende nuk ishte konstituar kuvendi. Saliu mori gardën e republikë dhe i bllokoi gjithë rrugët që mos të vinte askush, dhe dinte ta niste atëherë grushtin”, tha Idajet Beqiri në Report TV.

Para kryengritjes së armatosur të 14 shtatorit, Beqiri rendit përpjekjet për destabilizim pak ditë pas fitores së PS në 1997 apo edhe një seri aktesh të tjera kriminale, siç edhe një “mingrusht shteti” në Shkodër, ku u sulmuan disa institucione dhe u liruan 35 të burgosur. Beqiri shprehet në Report Tv se pas kësaj ngjarje Berisha nisi protestat dhe bënte thirrje që Fatos Nanon do ta rrëzonte me armë dhe dhunë.

“Në konferencën që ka dhënë Berisha e ka thënë hapur që do ta kthej PD në një ushtri çlirimtare të lirisë. Grushti i shtet nuk nisi më 14 shtator. Grushti i shtetit nisi korrikun e vitit 1997. E bënë minigrushtin e shtetit në Shkodër, nxorën 35 të burgosur nga burgu, dogjën policinë e Shkodrës, institucione, bashkitë dhe të tjerat, pastaj u arrestuan 6 udhëheqësit e PD që u akuzuan për krime kundër njerëzimit, me arrestimin e tyre Saliu nisi protestat në bulevard dhe në këto protesta ishin që do ta rrëzoj Nanon me armë, me ushtri, me dhunë. Pas arrestimit të këtyre të 6, u bë thirrje të hapura dhe tre ditë para se të ndodhte vrasja  e Azem Hajdarit, Berisha ka dalë në konferencë dhe ka thënë do vritet njëri që të dilni të liroheni juve”, tha Beqiri.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, Beqiri thotë se tregohet se si Sali Berisha e armatosi PD dhe e vërsuli në drejtim të institucioneve të shtetit Kryeministrisë, RTSH, Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës apo Kuvendit. Beqiri thotë se ka dorëzuar në SPAK të paktën 50 video me deklaratat e Berishës, po jo vetëm, edhe me pamje nga kryengritja e armatosur dhe sulmet që u bënë ndaj institucioneve duke përdorur edhe antitank.

Në intervistën për Report Tv, Beqiri thotë se Berisha shkoi në kryeministri për të vrarë Fatos Nanon, por nuk e gjeti aty.

“E armatosi PD dhe iu vërsul institucioneve të shtetit, kryeministrisë, shkoi për të vrarë Fatos Nanon, e kemi parasysh se çfarë armatimi kishin deri me antitank, edhe tanket e gardës i nxorën te kryeministria, shkuan me arkivolin e Azam Hajdarit dhe sulmuan kryeministrinë. Nuk e gjetën Fatos Nanon në zyrë, bastisën zyrën, arkivolin e lanë atje pa e varrosur. Pastaj bënë aktin terrorist”, theksoi Beqiri.

Me kallëzimin e depozituar më 15 tetor në SPAK, Beqiri ka kallëzuar jo vetëm Berishën, por edhe 9 emra të tjerë: Genc Pollo, Ritvan Bode, Shaban Memia, Pal Dajci, Ekrem Spahia, Frrok Gjini, Dem Dollapi, Alfons Zeneli, Artur Bejzade etj të cilët thotë ai, duhet të hetohen për kryerjen e veprave penale të “Kryengritjes së armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist”, “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

16 Komente

  1. 1
    1997

    Kujt ia bere kallezimin, mureve te Skapit?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Beqiro Pse shko kaq larg ti. Maloku solli ushtaret e Wagner ne kohen e cadres tre dite mbasi iku ambasadori rus nga cadra. Vetem per kete maloku duhet var nga koqet mu perball k/ministris per nje jave

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Kanceri I shqiperise.sali berisha haleja

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Maloku zbret nga kali vetem kur vdes

        Përgjigjjuni
        1. A
          At Gjergj Fishta

          Edhe aleatet e tij Beqire Ballukja me ministtratet e vet, Agron Malaj surrat serbi nga Burreli, M Kumbaro, Mazniku,etj, jane gjysma e PS ne mos me teper perfshire ktu te tredhurit si Gjiknuri, Peleshi e kompani

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            O surrat majmuni..trushperlare edhe mujmuni fyhet te krahasosh me te o zagar zorresh i kriminelit te shqiptareve..atij qe shkatrroi pervetsoje grabiti shqiptaret,pastaj i dhunoj e vrau ne shtepite e tyre-vore- ne pune rruge gjueti ,ekzekutim te qytetareve shqiptare ne mes te bulevardit dhunim i institucioneve shtetrore..etj etj.... o zagare ..a do ta ndjekni ne varr..! Shqiptaret e dine mire sa ju vlen lekura moe majmune deri ne ..fund.

            Përgjigjjuni
        2. h
          hej medet cna polli me keta rrota kari

          Berisha andej Berisha ketej e Berisha akoma ha e pi si mbret e del e ju thote shqipove neper televizione “me thone Sali Berisha mua “ e si ka hyre nje gjemb ne kembe ! Si ka mundesi qe e vrau dhe e preu kete popull, e dogji kete vend e prape del e tall bythen me popullin televizioneve dhe sklleverit prape e votojne !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Po cilin Nano moj bole. Ti je koqe kandari qe flet percart. Pse manipulon, ato kane qene qysh ne fillim bashke,pot ti paguhesh per te thene keto.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .......raca me e ndyre

              ...jo te gjithe por ....por 97 vlora ua shkerdheu pragun

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trojan

                Beni sikur e kallzoni penalisht e ne krahun tjeter pazare zgjedhiore me Salin!!! Teater I turpshem dhe gjithnje gjejne kete te perdorshmin idajet! Besoj se e keni KUPTUAR tashme se ju qe e mbani Sali Berishen jeni 10000000000000000000000000000000000000000 here me te ndyre e me plehra se ai!!!!!! U marrte me vete inshallah!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spartak

                  Më vjen jo mirë, që ju z. Idajet, me gjithë atë nivel politik prej mbi 35 vite nuk e paskeni nuhatur se përse ndodhi vrasja e Azem Hajdarit me 12 Shtator 1998. Nuk ishte as halli i Nanos me kompani, por dhe pushtetin ai e kish humbur që në 97-tën. Po pate kohë me lexu nja 5 minuta po këtu tek Gazeta TEMA e dt. 15 Shtator 2019 një koment në shkrimin e Kreshnik Spahiut me titull : Ishte shumë ftohtë Azem në 14 shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun Mjafton ta kërkosh edhe me gjysmën e titullit dhe do ju dali. Pastaj flasim po deshe.

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fjala

                    O Idajet, ata jane te organizuar me miljardat qe kane vjedhur, u japin dhe nga nje these me parà prokuroreve e gjykatesve dhe ata i mbyllin ne çeles ato dosje dhe i hedhin ne det, ashtu si hodhi Sali Berisha trupin e Remzi Hoxhes. Sa krime ka bere ai njeri dhe s'i hyne gjemb ne kembe veç nje grusht qe hengri ne bulevard! Prokurore e gjykates, jane kriminela dhe bashkepuntore te armiqeve te Shqiperise se nuk kane as atdhetari, as dinjitet, as moral, as pergjegjesi para popullit te tyre, se eshte bere dhe nje pjese e populit mut nga i Saliut qe para gjakut te te vrareve , vene parate e vjedhura. Ankohen shqiptaret se na kane copetuar Shqiperine ! Jo, or jo, Idajet, Shqiperine e ka copetuar qe Xhafer Deva me Ahmet Zogun qe Esat Toptani me Sali Berishen e deri tek palaçot e sotem , djem te rinj qe i bashkohen ketij krimineli gjakatar, rraca me e poshter qe egziston, por shqiptareve u eshte njomur trimeria sot se futen ne fustanet e femra dhe harrojne Atdheun e tyre. Keshtu jane katandisur. Pse nuk ngrihet populli dhe te bllokoje prokurori e gjykata deri sa te zbardhet 1997, 14 shtatori 1998, 21 janari, Gerdeci...te pakten keto, mire pronat qe i shiti e fali Sali Berisha qysh ne 1992. Pse ?!!!!!!!!! Ku eshte Dumani me flamurin e krimit dhe korrupsionit qe ka mbyllur dy here dosjen e 21 janarit dhe deputetet e çnderuar shqiptar nuk e pyeten nje here: ku e ke dosjen?!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                      po nuk. po i vjen vdekja. keti krimineli. kerme sali berish haleja. te na lere rehat

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        FATMIRI

                        KY PLERA KA NJË MAL ME AKUZA ME VJEDHJE E VRASJE E DEL E NA ÇAN TRAPIN TER DITEN MOTER QIRI KY PLUMBIN EKA PAK

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Benin sikur ishin armiq

                          qe populli ta hante pa e ndjere...me lezet.

                          Përgjigjjuni
                          1. q
                            qerosi

                            o ta qifte qeni gruan ne goje ore pis mashtrues! kush te quan avokat ty more batakci e trafikant i qelbur? Po izet haxhia cdeshte te nesermen ne maje te tanksit ne krye te ceceneve qe sulmuan kryeministrine? izeti ishte pjestar ne vrasjene azemit ose te pakten si rrefen vete e mori vesh qysh ate nete se kush e vrau, na thuaj more mut muti, cdeshte qe sulmoi kryeminsitrine me bashibozuket e vet pisanjose??

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje