Faktet e AMA-s përgënjeshtrojnë Lelën e PD-së: Plazhi mbaroi, por Berisha dominon kohën mediatike edhe në shtator (64.31%)

22 Tetor 2025, 15:55Politika TEMA

Kur më 29 shtator të këtij viti, gazeta ‘TemA’ publikoi raportin e AMA-s për muajin gusht, sipas të cilit Partia Demokratike dhe Sali Berisha gjatë këtij muaji kishte një dominancë absolute në televizionet kombëtare (90.20%), Drejtoi i Shtypit në PD, Alfred Lela, e sulmoi gazetën si ‘antiopozitare’ dhe shpjegoi se një gjë e tillë kishte ndodhur për shkakun se të gjithë, përveç Berishës, gjatë atij muaji kishin ikur në plazh dhe një tregues i tillë nuk ishte realist.

Sipas shkrimit të atëhershëm të ‘TemA-s’ Sali Berisha dhe PD ankohen për ‘regjimin’, i cili i censuron dhe nuk i lejon të dalin në media, ndërkohë faktet e Autoritetit të Mediave Audiovizive tregon të kundërtën e këtij pretendimi.

Siç e shihni edhe në grafikun bashkëlidhur, dominanca e Sali Berishës dhe e PD-së së drejtuar prej tij është ruajtur në shifrën 64.31% edhe gjatë muajit shtator, në të cilin e gjithë qeveria dhe Partia Socialiste kanë qenë në aktivitet të plotë politikë.

Faktet e AMA-s përgënjeshtrojnë Lelën e PD-së: Plazhi  

Shifra e PD-së (64.31%) për shtatorin vijon të jetë më e madhe se e të gjithë partive të tjera të marra së bashku: PS-së (35.36%), PL-së (0.84%), Lëvizjes Bashkë (0.05%), Partisë Mundësia (0.29%) dhe Shqipëria Bëhet (0.15%).

Të dhënat e AMA-s për muajin shtator përgënjeshtrojnë sërish Lelën e PD-së, të cilit i duhet të shpikë edhe kësaj radhe ndonjë ‘fabul’ për të shpjeguar shifrat e këtij muaji, të cilat gazeta ‘TemA’ vetëm po i pasqyron si fakte të pashoqëruara me komente apo opinione./TemA

 

 

6 Komente

  1. F
    Fare e keqe

    Popull idiot e ve ne loje nje budalla

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull me bisht ! qe nuk u bene bashke !

      Me te vertete thenje ska ku te shkoje... Jane popull i percare jo i bashkuar....se ka shume plehra qe kane perfitar nga ata kriminelet ish qeveritare apo zyrtare te djeshem dhe te sotem.... dhe shesin dhe pjestaret e familieve te tyre , per Interesat vetjake... Keshtu do shkoje kjo jete apo kjo shqiperi.... nje pakice ja shofin hajrin duke u shitur vete dhe familiaret , dhe pjesa me dermuese do jetoje si skllave...

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Qimi o Qimi or ti bablok xhish bre qki Lel cerosi perfacso mediat e pedes bre nonen ja qifsh tej e krejt shishtaveci si t ka lon si mut i rras tu honger thojt lol

        Përgjigjjuni
      2. P
        Popull me bisht ! qe nuk u bene bashke !

        Me te vertete thenje ska ku te shkoje... Jane popull i percare jo i bashkuar....se ka shume plehra qe kane perfitar nga ata kriminelet ish qeveritare apo zyrtare te djeshem dhe te sotem.... dhe shesin dhe pjestaret e familieve te tyre , per Interesat vetjake... Keshtu do shkoje kjo jete apo kjo shqiperi.... nje pakice ja shofin hajrin duke u shitur vete dhe familiaret , dhe pjesa me dermuese do jetoje si skllave...

        Përgjigjjuni
      3. Është radha jonë!!! A pika që s'iu bie!

        Saliu ka këtë rezultat se fjala e opozitës (tashmë të shpartalluar politikisht) nuk ka më vend, është zhvlerësuar, ka inflacion. Ça thotë PD nuk ka më rëndësi , rezultati dihet, është përherë një riciklim dhe denoncim i tipit "kapni hajdutët e qeverisë se është radha e tyre për në pushtet"! E kështu për Ramën dhe Rilindjen mjaftojnë daljet më të pakta, edhe sepse propaganda tashmë bëhen ndryshe, ka edhe forma të tjera përveç daljeve TV me emisione të porositura.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lilo

          O Lela, among cma ke ate surrat, si ajo patllakja e fsheses me korent, qe pastro sixhadet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje