Ilir Beqaj: Drejtësi më e (pa)drejtë çdo ditë

22 Tetor 2025, 11:48Politika TEMA
 Ilir Beqaj: Drejtësi më e (pa)drejtë çdo ditë

Nga Ilir Beqaj

Kryetari i Gjykatës së Lartë, zoti Sokol Sadushi, ka deklaruar dje në një tryezë me përfaqësues të Komisionit të Venecias: “Qytetari nuk kërkon drejtësi të përsosur, por drejtësi që përpiqet çdo ditë të jetë më e drejtë.”

Është një deklarim i rëndësishëm, me dy dimensione: Autoritetin e vetë emrit të Sokol Sadushit në botën juridike shqiptare, dhe autoritetin e postit që mban — Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Por për mua është një deklarim i papranueshëm, sidomos i thënë nga zoti Sadushi. Edhe nëse ai e beson këtë gjë, nuk duhet ta thotë. Sepse nuk duhet që ky mentalitet të legjitimohet si i pranuar nga shoqëria jonë, sidomos nga juristët — qofshin gjyqtarë, prokurorë apo avokatë. Duhet ta kundërshtojmë përpara se të bëhet sundues.

Në kuptimin filozofik, juridik, por edhe literal, një vendim gjykate nuk mund të jetë “më i drejtë”, sepse drejtësia nuk ka shkallë matjeje me termometër. Një vendim ose është i drejtë, sepse respekton ligjin, provat dhe të drejtat e palëve; ose është i padrejtë, sepse shkel njërin prej tyre.

Në këtë plan, drejtësia është absolute. Njësoj si jeta apo liria: ose e ke, ose jo. Një dënim i padrejtë nuk bëhet më i drejtë vetëm sepse një tjetër do të jetë më i mirë nesër.

Nëse Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se drejtësia do të jetë çdo ditë më e drejtë, atëherë kushdo prokuror mund të pranojë të bëjë një akuzë më pak të drejtë, sepse në të ardhmen do të bëjë një akuzë më të drejtë; dhe kushdo gjyqtar mund t’i lejojë vetes të japë një vendim më pak të drejtë, sepse në të ardhmen do të japë një gjykim më të drejtë.

Në sallat e gjykatave është e vizatuar peshorja e drejtësisë. Sipas deklaratës së zotit Sadushi, një peshore mund të peshojë çdo ditë më mirë. Po deri kur? Një peshore që nuk mat ekzaktësisht do të thotë që i vjedh blerësit. A ka vlerë të themi se do të peshojë çdo ditë më mirë, domethënë do të vjedhë çdo ditë më pak? Deri kur?

Kam profesion numrat, informacionin. Jam marrë me statistika. I kam pasion. Por puna direkte në sektorin e shëndetësisë më ka mësuar se çdo sëmundje apo pacient, në vetvete, për qytetarin dhe familjarët e tij, nuk është një rast midis të shumtëve, nuk është përqindje statistikore, por është e gjitha 100%. A mundet që një kirurg t’u thotë familjarëve se ka bërë një operacion më të mirë se herën e kaluar, por i afërmi i tyre ndërroi jetë, dhe t’u premtojë se herën e ardhshme do ta bëjë edhe më mirë operacionin? Edhe në drejtësi askush nuk pranon të jetë statistikë. Askujt nuk mund t’i thuash se herën e ardhshme do të ketë një vendim më të drejtë. Nuk i intereson hera e ardhshme.

Sepse për askënd çështja e vet nuk është si shalqiri me provë.
Prej muajsh, në mjedisin ku jetoj, informohem gati çdo ditë për vendime gjykatash që nuk zbatojnë vendime të Gjykatës së Lartë, pavarësisht se këto nuk janë unifikuese apo njësuese. Pyetem: si ka mundësi? Por përgjigjen e mora nga zoti Sadushi: gjyqtarët e paskan shtyrë për gjykimin e ardhshëm ta zbatojnë atë vendim dhe atëherë do të japin drejtësi më të drejtë.

Nëse magjistratëve u lejohet që të përmirësohen çdo ditë, edhe pse vendosin për jetë njerëzish, pse nuk u lejohet një nëpunësi që procedurën e ardhshme të koncesionit ta bëjë më mirë se aktualja, për të cilën po hetohet?

Përtej gjithçkaje, çështja që duhet zgjidhur sa më parë në drejtësinë shqiptare është koha e gjykimeve. Nëse Gjykata e Lartë një rekurs për masën e sigurimit e trajton për pesë muaj, çfarë drejtësie është kjo?

Jemi vendi që kemi më shumë të paraburgosur se të burgosur. Pse nuk dalin vendime unifikuese dhe/ose njësuese të Gjykatës së Lartë që t’i presin hovin një herë e mirë oreksit të prokurorëve për masa sigurie “arrest në burg” vend e pa vend?

Drejtësia o është e drejtë, o është e padrejtë. “Më e drejtë” apo “më shumë e drejtë” nuk mund të jetë, sepse kufirin midis “më e drejtë” dhe “më pak e drejtë” nuk e cakton askush.
I nderuar zoti Sadushi,

Sa më sipër nuk është polemikë, por mospajtim me relativizimin e drejtësisë dhe shqetësim që më vjen nga përvoja dhe nga përditshmëria e përballjes prej muajsh me padrejtësitë e drejtësisë.

18 Komente

  1. N
    Noci

    Drejtesi ose ka ose nuk ka,rruge te mesme nuk pranohet.Nuk ka mundesi te fillojne me avash te vendosim drejtesine.Drejtesia zbaton ligjin me fanatizëm,se per ate pune jane ligjet,Kodi Penal.Drejtesia nuk ka meshire edhe pse fajtori kerkon meshire

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindi

      Ilir, ke të drejtë né atë që thua. Unë kam mendimin se ligjet e shoqërisë duhet tu ngjajnë ligjeve të natyrës. Të jenë të saktë né formulim dhe korrekt në zbatim. Kjo e mban gjithësiné në harmoni té pérjetshme. Nëse thyhet ligji natyrës bëhet katraurë. Në drejtësinë tonë nuk ndodh kështu. Paraja është një faktor. Kultura e dyta. Interpretimi I ligjit varet dhe nga kultura e interpretuesit. Këtu qëndron dhe problemi që ju ngrini.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ......

        por serisht ,ne fund ky i sukseseve ne jete eshte hajdut me cizme si gjithe politika dhe kur kapen ne fijen e barit behen qesharake edhe me shume.....fytyre e ndyre asgje ne teper .....

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sander

        ky edhe te tjere pasi e kane dhunuar dhe perdhunuar drejtesine ne grup duke vjedhur shtetin dhe popullin kujtohen per ligje

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Kujt i shkruan ky? Ne? A ishte pjesë e sistemit ky? Po na bën me dezhavu kur një gjyqtare në Durrës, i bërtiste rojes aty te gjykata se sulmi ndaj saj ishte i pabazë. Këta idiotët janë mirë e bukur deri sa bien vetë brenda grackave që ngrinin vetë për të tjerët. Pjesë e pushtetit dikur, na thotë ne që gjykatat janë vk. E dimë. Të gjithë e dimë si janë, po këta a e dinë?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dajti

            Shoqerise shqiptare I eshte prish morali, Sadushi nuk bene perjashtim,prandaj dhe kur denohet ose nuk denohet simbas ligjit thon,nuk u be qameti Sadushi kete ka then,here tjeter me mire e me radhe deri infinite. Sadush kesaj I thon prit gomar te mbij bar.

            Përgjigjjuni
            1. a
              arti

              Per mendimin time drejtesia ne Shqiperi eshte =zero me bishte

              Përgjigjjuni
              1. N
                N

                Kjo thenie e Sokol Sadushit I sherben berishisteve ne drejtesi si Olsi Dados,pavarsisht se ja shkatrruan jeten Saimir Tahirit dhe shume te tjereve. Po simbas kesaj teorije keta berishistet e Spakut perkedhelin dosjet pafund te kriminelit Sali hales.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirana

                  Qenke idiot fare, Dado , Kraja dhe Dumani kan qef ta shikojn Berishen te pjekur ne hell nese do mundnin

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Barom

                  Per mu drjetesi me enrin Sadush i bje sidush o sadush! Ligj ska vete me jap Sa dush

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret

                    Ja kush ankohet se fundmi per (pa) Drejtesi, ky Daumi Beqja ky Hajduti ne rradhe Nr-1 / ky qe ne c'do koncesion milionat ka avulluar, ky qe Shendetesine ne koma pat derguar / ky qe vetem per milionat e vjedhur ne ate Sterilizim, do ta meritonte qe xhenazen ta kishte ne burgim / ankohet ky Daumi Beqja prej (pa) Drejtesise pra, ky qe Hajdulleqet me te gjata se vehten i ka /

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lanabregsi

                      Kam pas respect per Sadushin por me kete thenie ke perligjur gjithe padrejtesit e sistemit te drejtesis. Sadush,kandari eshte kandar,nuk mund te thuash se here tjeter do peshoj me mire. Koqet e tij as zmadhohen dhe as zvogelohen. OK

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labeati

                        Njerezit inteligjent i fusin ne burg i lene pa pune se u prishin pune atyre qe luftojne per interesat e tyre dhe kush ngelet te punoje ne shtet salite sadushet banet dadot etj

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qëllo edhe një herë pra të shohësh

                          Shumë e drejtë, ky fenomen (sepse Iliri nuk e di që është shndërruar në fenomen),është i lidhur ngushtëe numurin e dosjeve që dergjen dhe ulërijnë nëpër raftet e gjykatave , jo vetëm në cusha të caktuara por që nga gjykimi në themel , nuk kam provuar tamam prokurorinë , sepse vetëm një kallzim kam bërë muaj më parë dhe asnjë reagim .

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tangel Teveqel

                            O Ilir Beqja ti e ke zhyt llullēn aq thell sa ska zot qē tē bēn derman. E tani e ly rumbullaken sa majtas djathtas se sdo qē ta zhysin llullēn. Por ti lut zotin qē mos ta rrasin shum, por un besoi qē shoku jot i ngusht Edi sdo ta rrasi shum por vetēm majēn do tē rrasi o Ilir Beqja prasi. Kshu ēshtē jeta nē ato maja ripa ripa her ma hipe e her ta ipa. Jan ligjet e natyrēs o Ilir Beqja.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mirditori

                              Ilir korrupsioni e pandershmeria nuk ka autoritet mbi gjyqtarin Sadushi

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kasem gahinji

                                Sakte, zoti Beqaj. Nje formule te tille mund ta thote vetem nje nivel Olsi dumdum. Por kurre nje gjyqtar, AQ me teper kryetari I gjukates se Larte.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Naqiu

                                  Nga e dini ju teveqeletee mutit qe ai qenka hajdut.Ju po ja kaloni dhe kesaj palo drejtesie ,le te mare mesim nga ju drejtesia.Mortja qe s u ha . U rent ne koke dhe ju kio drejtesi.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje