Petro Koçi: PD-ja është dorëzuar plotësisht, fushata vendore e PS-së rrezikohet nga pasiviteti, jo nga rezultati

22 Tetor 2025, 07:50Politika TEMA
Petro Koçi: PD-ja është dorëzuar plotësisht, fushata

Në një analizë të detajuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1, në moderimin e Arbër Hitaj, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ofroi një vlerësim ndaj opozitës dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të mazhorancës në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Koçi argumentoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve është i parashikueshëm në favor të PS-së, por paralajmëroi se sfida kryesore e socialistëve do të jetë pjesëmarrja e tyre dhe jo rezultati në votë.

Duke komentuar strategjinë e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, Koçi deklaroi se PD-ja “është dorëzuar plotësisht”, duke theksuar se mungojnë kandidatët e tyre.

“Taktika e PD-së është që t’ja vesh qyrkun e humbjes dikujt tjetër. Pavarësisht kësaj PS-ja duhet të jetë aktive. Pasiviteti është armiku kryesor në zgjedhje,” theksoi ai, duke i kërkuar partisë së tij mobilizim maksimal.

Vlerësim për ndërhyrjen e Ramës në administratë

Një pikë thelbësore e komenteve të Koçit ishte ndërhyrja e Kryeministrit Edi Rama për të adresuar problemin e administratës vendore, të cilën e cilësoi si “republikë e drejtorëve”.

Sipas ish-deputetit, ky ishte një veprim i domosdoshëm pas vitesh vështirësi në sjelljen e ndryshimeve reale në administratë.

“Nuk është se Rama nuk e ka kërkuar dhe më parë… Por nuk ka pasur gjithnjë përgjigjen e duhur. Janë bërë qarkullime dhe jo ndryshime. Janë ndryshuar ministra e deputetë, por jo drejtorët,” shpjegoi Koçi, duke sugjeruar se ndërhyrja e fortë e Kryeministrit në këtë mandat ishte e vetmja rrugë për të shmangur bllokimin e agjendës qeveritare nga elementë të administratës që rezistonin ndryshimit.

1 Komente

  1. X
    Xxl

    NJe lepires i rendomte dhe................kaq.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje