Ish-deputeti i PS Plarent Ndreca është shprehur me tone të ashpra ndaj disa rasteve të prokurorëve që tentojnë të shkelin kodin penal, duke bërë sic tha ai “ligjin” në sallat e gjyqit.
Ndreca tha se problemi në Shqipëri nuk është pavarësia e prokurorit por pavarësia që ata kërkojnë nga ligji.
Duke iu referuar një rasti konkret, ish-deputeti socialist preku çështjen e Sterilizimit ku sipas tij, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për një çështje të mbyllur.
“Çështja e sterilizimit është mbyllur 3 herë, nga prokuroria e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sot që flasim është hapur, nuk dihet si është hapur dhe sot është në gjyq ajo”, tha Ndreca.
"Nuk qëndron problemi te pavarësia e prokurorit. Ajo që po mungon check and balance. Nuk funksionon check-u i prokurorit. Ata kërkojnë dhe duhet të ketë pavarësinë e tij, por jo pavarësi nga ligji, por nga politika dhe nga ndërhyrjet e të tretëve.
Këta shumë e kuptojnë se është pavarësi nga ligji. Në sallat e gjyqit bëhen ligje. Po ju jap një rast konkret. Ke rastin e Ilir Beqajt sot është në hetim për një cështje të mbyllur dhe pa hapur nga gjykata. Ka ndryshuar kodi. Thotë një çështje penale nëse mbyllur duhet të hapet vetëm me vendim gjyqësor. Pra prokurori shkon në gjykatë thotë kam prova të reja dhe kërkon autorim për të hapur çështjen. Çështja e sterilizimit është mbyllur 3 herë, nga prokuroria e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sot që flasim është hapur, nuk dihet si është hapur dhe sot është në gjyq ajo." - u shpreh Ndreca.
Kjo deklaratë e Ndrecës merr peshë të veçantë në dritën e dy vendimeve të fundit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë krijuar mospërputhje me vendimin unifikues të vetë kësaj gjykate.
Vendimet nr. 00-2023-1049, datë 20.04.2023, dhe nr. 00-2025-1467, datë 22.04.2025, përcaktojnë se regjistrimi i emrit në regjistrin e veprave penale është në diskrecion të prokurorit, i cili nuk mund të detyrohet të regjistrojë një person të kallëzuar vetëm mbi bazën e materialeve referuese apo kallëzimit.
Sipas këtij interpretimi, prokurori është i lirë të vlerësojë nëse dhe kur duhet të regjistrohet emri i kallëzuarit, në varësi të provave dhe nevojës për hetime shtesë.
Por, kjo qasje bie ndesh me Vendimin Unifikues nr. 3, datë 27.09.2002, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 7, datë 16.01.2012.
Në këtë vendim unifikues theksohet se:
“Nëse kallëzuesi përcakton në kallëzim personin që ai mendon se ka kryer veprat penale objekt kallëzimi, prokurori do të duhet të regjistrojë emrin e këtij personi në cilësinë e ‘personit të cilit i atribuohet vepra penale’.”
Pra, sipas këtij standardi, prokurori nuk ka të drejtë diskrecioni absolut, por detyrim për të shënuar në regjistër edhe emrin e personit që kallëzohet si autor i veprës penale, krahas regjistrimit të ngjarjes penale.
Nje pyetje nga salla: po ti c ne qe nuk je ne burg akoma se ke vjedhur kudo ku ke punuar! E mban mend kur more 20% per nje tender te ministria e brendshme? Dhe ti kishe nje te mire qe i merrje paradhenie! Ik o ndrece me mire mos fol. Pse nuk iken ne heshtje qe te harrohesh, se te ishe burr i mire hajde de! Po ti je hajdut qe i qan hallin hajdutit
Le te jete mbyllur tre here. Po qe se ka vjedhur, duhet te hyje ne burg, pavaresisht numrit te mbylljeve...
Ky hajduti I spitaleve duhet denuar me 20 vjet burg dhe sekuestro te pasurive . Ka vjedhur ilacet e te semureve prandaj do vuaj gjithe jeten jo vetem por familjarisht. Te luash me jeten e njerezve eshte mekati me I madh qe mund te ndodh.
Solidarizim hajdutesh. Dhe ki Ndreca o hajdut I thekun.