Gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka analizuar garën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës dhe shanset për fitore nga mazhoranca dhe opozita.
Ai theksoi se kandidati i opozitës Florjan Binaj po dëshmon qartësisht se nuk është i pavarur ashtu siç pretendoi dhe këtë e tregoi me rreshtimin e bërë sot në krah të partive opozitare.
Sipas Mahmutajt, do të kishte qenë më e udhës që Binaj të garonte si një kandidat vërtet i pavarur, me mbështetje të gjerë, përfshirë edhe partitë e vogla.
Mahmutaj ishte skeptik edhe për shanset e Binajt në garë, duke theksuar se fitorja në Bashkinë e Tiranës është e pamundur, pavarësisht bashkimit të opozitës apo mbështetjes së elektoratit gri.
“Unë mendoj e Binaj do ishte mirë të mbetej një kandidat i pavarur, që të kishte mbështetje dhe nga partitë e vogla. Do ishte shumë mirë që të prezantohej vete dhe të mblidhte vota vetë pa pasur nga pas parti të tjerë.
Nuk kishte pse ta reklamonte këtë mbështetje. Ne po shohim nga momenti në moment që ky njeri po del që nuk është i pavarur, por i varur gjithnjë edhe më shumë. PD ta thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë që është zgjedhur prej saj.
Binaj e ka të humbur bashkinë e Tiranë edhe sikur të bashkojë të gjithë votat e opozitës dhe të elektoratit gri. Berisha po e djeg dhe po i vë atë njollën si kandidat i Berishës.
Berisha e bën këtë, sepse është mjeshtri i manipulimeve. Ai nuk e ka për turp, që të mashtrojë hapur”, theksoi ai.
Epo perderisa e thote gazetari i shquar Mutmutaj sigurisht qe eshte e vertete.Edhe sikur Binaj te kete mbeshtetjen e elektoratit opozitar dhe atij gri,perseri nuk fiton-thote me kompetence Mutmutaj. Mesa duket Mutmutaj ka informacione te sigurta se zgjedhjet do te jene te permutura.
Flori belbezon kur pyetet edhe per gjerat me te thjeshta nga gazetaret, ka marr barre te rende persiper. Duhet te mesoje permendesh programin qe po ia bejne gati, te mesoje lagjet e Tiranes me emra, se t'i shkeli nuk besoj se do mundet dot. Nuk mjafton te jesh djale dhe artist i mire, duhet te jesh edhe pak manaxher i mire dhe te kesh njohuri nga administrata publike.
Uroj të ketë sukses por "siç duken bathët" ai rezikon të dështojë edhe si aktor!
Uroj të ketë sukses por "siç duken bathët" ai rezikon të dështojë edhe si aktor!
Pervec nje fore parash asnje gje tjeter nuk ka per te fituar ky Binaja.O Florjan meri ato paa e te befshin mire e ja pafsh hajrin.
po kush fiton. qe te jesh me kriminelin kermen shpellarin. sali berish. ai duhet varur ne mes te tiranes ik o flori mos u mer me sali kermen