Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka përmbushur me sukses 51% të masave të reformës të planifikuara për periudhën dhjetor 2024 – qershor 2025. Ky financim e rendit Shqipërinë si vendin me performancën më të mirë në rajon për këtë fazë.
Fondet përfshijnë 46.2 milionë euro si hua direkte për Thesarin e Shtetit dhe 54.1 milionë euro për projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në fusha kyçe si energjia, dixhitalizimi, konkurrueshmëria dhe integrimi ekonomik. Ky është një hap konkret drejt afrimit me tregun e vetëm evropian, ndërsa përfitime të tjera për qytetarët – si eliminimi i tarifave të roaming-ut me BE-në dhe instalimi i Wi-Fi falas në të gjitha bashkitë – janë në proces.
Instrumenti për Reforma dhe Rritje funksionon në cikle gjashtëmujore, me disbursimin e ardhshëm të parashikuar për pranverën e vitit 2026.
Disbursimin.....nuk gjeni dot fjalen ne shqip
Disbursim??Do te thote...Nuk i jepen...me mire eshte te thoni rimbursim..
Pse kaq pak. KETO JANE VETEM PER MEZE PER BABLOKET TANE. JANE ZEMERUAR SHUME ME ME JU QE U NDERPRETE FONDET PER BUJQESINE AQ SA PATEN NGELUR NGA VJEDHJA. TANE KETO 100 MILIONE DO TI PERLAJNE PA RENE NE TOKE E S'DO KENI KOHE TI NDERPRITNI.