Balla takim me Presidenten e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes në Senatin Italian

22 Tetor 2025, 18:29Politika TEMA
Balla takim me Presidenten e Komisionit të Politikës së Jashtme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Senatin italian, ku u prit nga Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes, Stefania Gabriella Anastasia Craxi.

Në këtë takim ku shoqërohej edhe nga deputeti socialist Skënder Pashaj dhe ai demokrat Saimir Korreshi, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një partner strategjik dhe mik të pandashëm.

“Vlerësojmë mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” deklaroi Balla, duke theksuar se të dyja palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Në takim u diskutua dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, ku bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet në fusha të ndryshme, nga ekonomia e siguria, deri në atë institucional dhe politik në kuadër të procesit të integrimit europian.

3 Komente

  1. S
    Saimir Korreshi deputet, obobobo

    Po Korreshi c'don aty? Ai eshte zombi i infektuar shume keq me ......

    Përgjigjjuni
    1. J
      J

      Ja dhe kelyshi Saliut Korresh shalqiri?!

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Vari karet edhe Italise, ku kane arritur presin me seriozitet e i bejjne nderime nje rrote karri fshatarit Tao Tao Balla dhe shal-qinin nga Myzeqeja Saikeqin nje idiot i lindur.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje