Meçe: Florjan Binaj po përdoret për lojë imazhi, jo për fitore

23 Tetor 2025, 08:10Politika TEMA
Meçe: Florjan Binaj po përdoret për lojë imazhi, jo

Analisti politik Arben Meçe deklaroi në emisionin “Real Story” se Lulzim Basha ka qenë pjesë e një skeme të mirëorganizuar nga Sali Berisha, e cila në fund prodhoi rikthimin e vetë Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Ai analizoi rolin e kandidatit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme të 2025 në Tiranë, Florjan Binaj , dhe figurave të tjera që janë shfaqur pranë tij. Sipas Meçes, opozita nuk po përgatitet për të fituar, por për të menaxhuar perceptimin publik dhe për të krijuar një narrativë të re që nuk kërcënon realisht pushtetin aktual.

“Faktori ndërkombëtar tenton të gjejë influencë në opozitën shqiptare në të djathtën shqiptare që ta furnizojë dhe ta stimulojë për të prodhuar një ekuilibër në demokracinë shqiptare, por  jo individë. Ky person është individ, çfarëdo të jetë nuk e tejkalon forcën.

U bë një takim i Binaj me anëtarë të PD dhe në krah të Binaj ishte Ilir Alimehmeti, Alimehmeti nuk kandidoi për Bashkinë e Tiranës, sepse tha se kam plane se do futem për fushatën që do vijë. Binaj  futet për të fituar. Pyetja që i bëj unë: nëse ti fiton zgjedhjet do kandidosh në 2027?

Në krah të tij, ishte pretendenti i PD zyrtare në 2027, që do të thotë se Binaj është një figurë tranzitore për të prodhuar imazhin e PD në këtë moment dhe nuk është futur për fitore, është futur për atë që është  problemi numër 1 i PD, të prishë teorinë e farsës dhe të prodhojë të ashtuquajturin imazhin që po diskutojmë ne. Jemi në lojën e madhe të imazhit. Këto zgjedhje i fiton PS, ndoshta dhe më thellë seç i ka fituar.”, tha ai.

4 Komente

  1. F
    Fluturon i ziu me preshin e Dritanit !

    Ku jane Mjeket Psikiater ! gjyna ky njeri duhet ndimuar dhe kuruar me Aloperidole !

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fluturon i ziu me preshin e Dritanit !

      Ku jane Mjeket Psikiater ! gjyna ky njeri duhet ndimuar dhe kuruar me Aloperidole !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali krimineli

        Po jo mor zotni ,ky po ben humor .I kane thene qe je humorist i madh dhe qe te kompletohesh duhet te besh edhe kllounin tani.Dhe ky shakaxhiu po ben klounin si klloun qe eshte.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tetovari2

        Florian, e hēngre,të shkoi kariera artistike.Pshure nen strehë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje