Alimehmeti: Mandatet e drejtuesve të PD-së mbarojnë në pranverë, Binaj nuk është jopolitik, por është jopartiak

22 Tetor 2025, 21:22Politika TEMA
Alimehmeti: Mandatet e drejtuesve të PD-së mbarojnë në

Në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1, përfaqësuesi i PD-së, Ilir Alimehmeti, diskutoi mbi sfidat e ribërjes së opozitës dhe të ardhmen e saj. Alimehmeti theksoi se sfida më e madhe e partisë mbetet bashkimi dhe riorganizimi i brendshëm.

“Në pranverë mbarojnë mandatet në PD dhe do të ketë zgjedhje brenda partisë. Të paraqesin kandidatura në mënyrë që të ecim të bashkuar,” tha ai.

Duke i dhënë rëndësi maksimale garave vendore, Alimehmeti u shpreh se PD duhet të shpenzojë energji në zgjedhjet aktuale, pasi ato paraprijnë zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Lidhur me strategjinë e partisë, përfaqësuesi i PD-së theksoi hapjen e Partisë Demokratike drejt ideve dhe figurave të reja, siç është pranimi i kandidatëve të pavarur jashtë PD-së.

Duke komentuar garën në Tiranë, ai sqaroi pozicionin e kandidatit të tyre: “Binaj nuk është jopolitik, por është jopartiak.” Alimehmeti nënvizoi se PD mbështet lirinë e fjalës dhe të kandidimit, duke e parë garën si formatin ku çdo qytetar ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Në fund, Alimehmeti pranoi se, përtej rregullave të shkruara, në politikë vlejnë më shumë “rregullat e xhentëllmenëve” dhe “paktet mes njerëzve”, duke lënë të kuptohet se marrëveshjet informale janë shpesh herë kyçe për funksionim.

Ai konfirmoi se nuk ka ankimime të anëtarëve në gjykatë për çështje statuti, duke sugjeruar një qetësi relative në bazë.

7 Komente

  1. O
    O

    Alimehamuti ka pervetesuar mashtrimet e Sali Hales,nuk eshte jo politike,po nuk eshte partiak thot qenefi i shpellarit vicidolas.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diaspora

      Alimehmeti ka dale nga orbita por cfare dine ky me fole eshte nje cope mishi me dy syte.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xxxxx

        Alimehmut o bole cuni jeres sekretares saliut te mjekesia dhe i mediut dr te klinika mbeses nexhmijes. Saliu nexhi e coj te studentet o alimut.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alimehmeti eshte nje krimb i familjes nongrata

          Alimehmeti eshte zgjedhur nga PS qe te mbaje ne opozite deri ne ngordhje PD.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            Kur te humbet pordha veren, doemos qe do besh lodra fjalesh.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neurologu

              Aliu i Mehmetit është një adoleshent politik që nuk ka arritur ti mësojë ende veprimet mafioze të kardiologut të skaduar . Entusiazmi i tij do të bjerë kur të përplaset fort me ‘të .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zegjinea

                Ky bilbilushi i Manzes i emigruar në Tiranë duke marrë mbiemrin Alimehmeti, kur në fakt e ka SHEHU, ka detyrë të vështirë, të zëvëndësojë në Pd mamanë shoqe të Berishës dhe babanë si burri i shoqes të Daktorit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje