Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

23 Tetor 2025, 07:58Politika TEMA
Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria mori pjesë si një aktor aktiv në diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian. Krahas albumit fotografik, Rama ka përcjellë edhe një urim për një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

1 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Ballkani i Hapur ishte ide serbe për anashkalimin e Procesit të Berlinit. Nga ajo mbeti vetëm përçarja ndërshqiptare dhe faktorizimi i Serbisë sê Vučić-it.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje