Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS-së. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit.
Ai bëri me dije se më 12 maj PS do të mbajë zgjedhjet e brendshme, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve.
''U anëtarësuan 29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste. Po ashtu u morë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimin. Do të zgjidhen kryearët e organizata, që do të jenë bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.
U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që fillojmë kryetarët organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.
Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese.
Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë.
PS është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi'', deklaroi Klosi.
Moret vendime per drejtoret i pate vilat ne LALEZ i kishit kompletuar apo jo se kete kemi merak,kemi leke ne Shqiptaret per drejtoret tuaj.
Sa hajdut te tjere do te na 'dhuroni' ore juve te Rienergjizimit se hajduteve!? Late nam ore me hajdute pa fund! Paskeni qene fabrike hajdutesh ore Blendar Kolosaruqi.