"Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar", Gjikondi: Rithemelimi ka primare interesat personale jo të qytetarëve

17 Mars 2024, 10:53Politika TEMA
"Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar",

Analistja Brizida Gjikondi deklaroi se kjo marrëveshje e PS-së me Rithemelimin është një mesazh për SPAK dhe duket si një dorë e zgjatur për Berishën.

Duke analizuar situatën politike në emisionin “3D” të Alban Dudushit”, Gjikondi tha se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi.

“Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur.  Mua me bënë përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, u shpreh Gjikondi.  

Ndaj shton ajo, “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani.

Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret.   Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”.

Gjithashtu thekson ajo, është tipike e politikës shqiptare dhe ne e mbajmë mend se çfarë kanë bërë së bashku Edi Rama dhe Sali Berisha që në 2008 kanë ndryshuar Kushtetutën në disfavor të shqiptarëve.

2 Komente

  1. K
    Keqi

    Rilindja eshte me keq se rithemelimi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje